Shkodra, qyteti i parë në Shqipëri që promovohet festivali më i madh botëror “TEKNOFEST 2020”

Në qytetin e Shkodrës, për herë të parë në Shqipëri, u promovua TEKNOFEST 2020, festivali i parë dhe i vetëm i Turqisë në aviacion, hapësirë dhe teknologji, i cili organizohet nga Fondacioni T3 dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë.

1366252
Shkodra, qyteti i parë në Shqipëri që promovohet festivali më i madh botëror “TEKNOFEST 2020”
TEKNOFEST 2020 Arnavutluk İşkodra'da tanıtıldı 26.jpg
TEKNOFEST 2020 Arnavutluk İşkodra'da tanıtıldı 02.jpg
TEKNOFEST 2020 Arnavutluk İşkodra'da tanıtıldı 27.jpg
TEKNOFEST 2020 Arnavutluk İşkodra'da tanıtıldı 22.jpg
TEKNOFEST 2020 Arnavutluk İşkodra'da tanıtıldı 06.jpg

Shkodra, qyteti i parë në Shqipëri që promovohet festivali më i madh botëror “TEKNOFEST 2020”

Festivali TEKNOFEST 2020 që organizohet nga Fondacioni i Ekipit të Teknologjisë (Fondacioni T3) të Turqisë dhe Instituti "Yunus Emre" nën kujdesin e Presidencës së Turqisë, dhe që mbështetet edhe nga Projekti i Bashkëpunimit Akademik dhe Shkencor të Turqisë (TABIP), para pak ditëve promovoi në Shkodër programin e tij, pasi vitin e kaluar në Turqi theu rekordet dhe vazhdon të flitet e të promovohet në të katër anët e botës.

Ömer Kökçam, drejtor i ekipit të teknologjisë në Republikën e Turqisë, përmes një deklarate për mediat u shpreh se 2 edicionet e mëparshme të këtij festivali në Turqi kanë qenë tepër të suksesshme dhe numërojnë një numër rekord pjesëmarrësish.

"...Pretendohet të ketë një pjesëmarrje që i tejkalon edhe parashikimet. Në konkurset e TEKNOFEST mund të marrin pjesë, mund të aplikojnë e të jenë konkurrentë nxënës nga arsimi fillor, 9-vjecar, i mesëm, i lartë, të diplomuar profesionistë, inxhinierë që janë të interesuar dhe talentuar në fushat përkatëse të teknologjisë...", tha Kökçam.

Duke filluar nga nxënësit e deri tek të rriturit e pasionuar pas teknologjisë, mund të bëhen pjesë e këtij konkursi shprehet Kökçam, ndërsa më tej tha: "...Ne i mirëpresim dhe do të na gëzonin shumë aplikimet dhe pjesëmarrja, konkurrimi i nxënësve, studentëve, të diplomuarve dhe profesionistëve nga Shqipëria..."

Më pas prezantimi vazhdoi në Pallatin e Sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër me pjesëmarrjen e të rinjve dhe qytetarëve të tjerë të interesuar.

Në programin e realizuar morën pjesë kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, përgjegjësi për çështjet e arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë , Atakan Doğan,përfaqësuesi i çështjeve ushtarake pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, kolonel Semih Atalay, anëtari i bordit drejtues dhe drejtori i Fondacionit T3, Ömer Kökçam, drejtorë të shkollave të Fondacionit Maarif, përfaqësues dhe drejtues të institucioneve dhe organizatave, akademikë, drejtorë të shkollave, mësues, nxënës, përfaqësues të medias, të pasionuar pas teknologjisë dhe qytetarë të Shkodrës.

Promovimi i TEKNOFEST 2020, festivali më i madh botëror i aviacionit, hapësirës dhe teknologjisë, u ndoq me mjaft interes nga një pjesëmarrje prej rreth 1.600 personash.

Gjatë fjalës në programin në pallatin e sportit, drejtori i Institutit turk "Yunus Emre" Shkodër, Zafer Kıyıcı, tha se festivali TEKNOFEST, i cili synon që Turqia të shndërrohet në një shoqëri që prodhon teknologji, mbështetet nga shumë kompani teknologjie, institucione dhe universitete nën ekzekutivin e Fondacionit T3 dhe Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë.

"Festivali TEKNOFEST 2020 është festivali i parë dhe i vetëm i Turqisë në aviacion, hapësirë dhe teknologji, i cili organizohet nga Fondacioni T3 dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë. Mbështetet nga institucionet që luajnë rol kritikë në aspektin e zhvillimit të teknologjisë kombëtare të Turqisë", tha Kıyıcı.

Po në kuadër të këtij promovimi, drejtori i Institutit  turk "Yunus Emre" Shkodër, Zafer Kıyıcı dhe drejtori i Fondacionit T3, ÖmerKökçam, realizuan një takim me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

Një mundësi shumë e mirë për shkëmbimin e njohurive në fushën e teknologjisë në mes fëmijëve të Shkodrës me bashkëmoshatarët e tyre nga rreth 120 vende të tjera. Kështu e ka konsideruar kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, festivalin e teknologjisë TEKNOFEST, i cili u promovua në qytetin e Shkodrës.

"... Pata sot kënaqësinë dhe nderin njëkohësisht të pres në Bashkinë Shkodër drejtues të një projekti madhështor siç është TEKNOFEST-i që organizohet në Turqi, por në këtë vit fëmijë, nxënës të qytetit të Shkodrës do të jenë pjesë pikërisht në sajë të bashkëpunimit që përmes Institutit "Yunus Emre" sigurohet kjo pjesëmarrje. Unë dua të falënderoj dhe do filloj nga drejtori i "Yunus Emre", pastaj sigurisht për të gjithë përfaqësuesit që kanë ardhur sot për të bërë sesionin informues për TEKNOFEST-in, nga ana tjetër financuesin që është qeveria turke, që bën të mundur që t’i japë mundësinë pikërisht të rinjve jo vetëm për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të teknologjisë që është e rëndësishme në këtë kohë moderne, por njëkohësisht edhe për mundësinë që do të kenë fëmijët tanë për t’u njohur dhe për të shkëmbyer eksperienca me fëmijë të tjerë që vijnë nga mbi 120 vende të botës. Unë mendoj se është një mundësi dhe oportunitet, por nga ana tjetër është edhe një mundësi për të mbështetur edhe ndoshta prirje që fëmijët tanë kanë në shkenca. Prandaj me zemër ju falënderoj për projektin interesant edhe për mundësinë që i jepni fëmijëve tanë përmes mbështetjes që do të kenë për të marrë pjesë në shtator në TEKNOFEST...", u shpreh znj. Ademi.

Ndërsa nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm të Fondacionit T3,  Ömer Kökçam, falënderoi kryetaren e Bashkisë Shkodër për mikpritjen vëllazërore që i karakterizon dy popujt, shqiptar e turk, por edhe për bashkëpunimin në këtë festival teknologjik ndërkombëtar.

"...Gjendemi në Shkodër dhe vizituam autoritetin e saj, kryetaren e Bashkisë Shkodër, ku gjej rastin ta falënderoj për mikpritjen e saj shumë të ngrohtë. Një qytet i mrekullueshëm me një kryetare bashkie të mrekullueshme. Me këtë rast gjej mundësinë të ftoj të gjithë nxënësit, studentët të diplomuarit, të pasionuarit profesionistë të teknologjisë të aplikojnë për pjesëmarrje në këtë festival të teknologjisë dhe të ndjekin nga afër etapat dhe informacionet e detajuara në adresën teknofest.org...", tha Kökçam.

Kryebashkiakja Ademi gjatë takimit me ta ka bashkëbiseduar jo vetëm për TEKNOFEST-in, por edhe bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin turk "Yunus Emre" në Shkodër.

Përmendim se aplikimet për pjesëmarrje në festival mund të bëhen në bashkëpunim me Institutin turk "Yunus Emre" deri më 28 shkurt, si dhe që janë të ftuar të gjithë në programin e TEKNOFEST, i cili përmban konkurse të fushave të ndryshme nga krijimi i raketave në makinat fluturuese, nga sistemet autonome në teknologjitë kozmike duke përfshirë çmime me vlerë mbi 500.000 euro.

 

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme