Ciolos: Maqedonia e Veriut gati të fillojë negociatat me BE-në

Kryeministri i Qeverisë teknike i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në takimin që pati të premten me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos, të cilit i kërkoi që vendet e BE-së të marrin vendim pozitiv për hapjen e negociatave.

Ciolos: Maqedonia e Veriut gati të fillojë negociatat me BE-në

Kryeministri i Qeverisë teknike i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, theksoi të premten se në takimin me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos, ka përcjellë mesazhin deri te të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Pas takimit në Qeveri, kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos mbajtën konferencë për shtyp.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka treguar pjekuri politike dhe kapacitet institucional për reforma serioze, kryeministri Spasovski tha se përmes kryetarit të grupit parlamentar “Renew Europe” Dacian Ciolos dhe deputetëve evropianë ka dërguar mesazhin deri te vendet e BE-së që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë rast përmes deputetëve evropianë dërgova mesazhin deri te të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Spasovski.

Siç theksoi kryeministri Spasovski, pjekuria politike nga vendet anëtare të BE-së kërkon që të mos u jepen argumente për forcimin e retorikës nacionaliste dhe antievropiane në Maqedoninë e Veriut, e cila mund të rrezikojë Marrëveshjen e Prespës dhe proceset reformuese.

Kryetari Ciolos theksoi se grupi parlamentar “Renew Europe” është pjesë e shumicës parlamentare në Parlamentin Evropian dhe se i mbrojnë vlerat, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe Evropën, e cila duhet të sjellë rezultate dhe përfitime për të gjithë njerëzit.

“Grupi ynë politik “Renew Europe”, së bashku me partnerët e tjerë në Parlamentin Evropian, e mbështesin qartë vazhdimin dhe procesin e zgjerimit, si dhe e pranojnë faktin se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociata me Bashkimin Evropian”, theksoi Ciolos. (Agjencia Anadolli - AA)

 


Lajme të ngjashme