Deklarata e presidentit grek ndaj pakicës turke shkaktoi reagime të ashpra

Shprehja "Pakica Greke Myslimane" e përdorur nga Presidenti grek Prokopis Pavlopulos në lidhje me identitetin e pakicës myslimane turke gjatë vizitës së tij në Trakinë Perëndimore u prit me reagim nga institucionet dhe organizatat e pakicave.

1361305

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga shoqatat e pakicave në Komotin dhe Ksanthi, bëhet e ditur se shteti grek ndjek një politikë mohimi ndaj identitetit kombëtar të pakicës turke, ndërsa thuhet se “kjo nuk do të ndryshojë faktet historike për komunitetin turk të Trakisë Perëndimore”.

Presidenti Pavlopulos, mandati i të cilit do të përfundojë në 14 Mars, bëri një fjalim gjatë vizitës së tij në Trakinë Perëndimore të shtunën, duke pretenduar se minoriteti turk i Trakisë Perëndimore është vetëm një pakicë fetare, ndërsa pakica ortodokse greke e Stambollit është një pakicë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Pavlopulos përmendi pakicën greke në Stamboll si "Minoritetin Grek", ndërsa pakicën turke në Greqi e cilësoi si "Pakica Myslimane Greke".

Megjithë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila e dënoi Greqinë, autoritetet greke nuk lejojnë veprimtaritë e shoqatave me fjalën "turke" dhe krijimin e shoqatave të reja.

Lajme të ngjashme