Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen me zyrtarët e BE-së në Bruksel

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës u takuan me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE).

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen me zyrtarët e BE-së në Bruksel

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës u takuan me zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE).

Liderët e Shqipërisë, Bonje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u takuan në një mbledhje jozyrtare me kreun e Këshillit Evropian, Charles Michel.

 

Gjatë prononcimit të tij Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq deklaroi se hapa të rëndësishëm i presin vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa tha se “BE-ja na doli para me një politikë të rinovuar të zgjerimit. Urojmë që në pranverë të fillojnë negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq theksoi se gjatë takimit mbretëroi një energji shumë e mirë dhe tha se takimi përfundoi me dialog të dobishëm.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, nga ana e tij, theksoi se në rast të përparimit të fortë rajoni do të gjenë një vend në BE, ndërsa në lidhje me fillimin e negociatave për anëtarësim tha se “Nuk mund të flas në emër të Shqipërisë, por ne duhet të arrijmë sukses. Mungesa e dritës jeshile për Maqedoninë e Veriut pas shumë vitesh pritje dhe zgjidhje të çështjes së emrit është një shenjë e mangësive politike në rajon. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.

Ndërkaq Zhelko Komshiq, Presidenti i Këshillit Presidencial të Bosnje-Hercegovinës, i cili nuk dha deklaratë në fund të takimit, më vonë lëshoi një komunikatë me shkrim.

Në deklaratën e tij, Komshiq theksoi se BE do të operojë më shumë në rajon në fushën politike, ekonomike dhe sociale, ndërsa shtoi se gjatë takimit u vu theksi në objektivin e Bashkimit Evropian për të qenë të fortë dhe të qëndrueshëm.

Në takim gjithashtu morën pjesë Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Përfaqësuesi i Lartë për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikave të Sigurisë Josep Borrell dhe Kreu i Këshillit të BE-së Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq.

Duke shpresuar se negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur Plenkoviq tha: “BE-ja do të zhvillojë një paketë të re investimesh për Ballkanin Perëndimor. Ne do ta shpjegojmë këtë në Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Zagreb në maj. Kryesimi ynë i radhës është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

 


Lajme të ngjashme