Bie sërish qeveria në Rumani

Qeveria rumune e udhëhequr nga Kryeministri Ludovic Orban është rrëzuar pasi nuk ka marrë votëbesimin në parlament.

1354202
Bie sërish qeveria në Rumani

Votëbesimi i Parlamentit rumun rrëzoi qeverinë e Kryeministrit Ludovic Orban, e cila ishte formuar tre muaj më parë dhe gëzonte pakicën në kuvend.

Mocioni i mosbesimit kundër qeverisë Orban u miratua në parlament me 261 vota “Po” përkundër 139 vota “Jo”.

"Ligjvënësit që votuan sot për rrëzimin e qeverisë kanë shkelur demokracinë dhe interesat thelbësore të Rumanisë",- tha Kryeministri Ludovic Orban në një deklaratë për shtyp pas votimit në parlament.

Qeveria e Ludovic Orban do të qëndrojë në detyrë deri sa të formohet qeveria e re, dhe nëse dështon një skenar i tillë, atëherë ka gjasa që në maj ose qershor të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Edhe qeveria e mëparshme rumune, e cila drejtohej nga Viorica Dancila, ishte rrëzuar me një mocion mosbesimi të paraqitur në tetor 2019, dhe pas kësaj u formua një qeveri pakicë nën drejtimin e Ludovic Orban.



Lajme të ngjashme