Kosovë – Qeveria Kurti mori votëbesimin

Kabineti i Kryeministrit Albin Kurti, njëherësh udhëheqësi i koalicionit VV-LDK, fitoi votëbesimin duke marrë 66 vota “pro” në votimin e mbajtur të hënën në Kuvendin e Kosovës.

1352624
Kosovë – Qeveria Kurti mori votëbesimin

Rreth 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve qeveria e koalicionit të Kosovës ka fituar votëbesimin në kuvend.

Kabineti i kryeministrit Albin Kurti, kreu i një qeverie koalicioni të përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), e cila doli partia e parë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor 2019 dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila u rendit si forca e dytë politike në këto zgjedhje, fitoi votëbesimin me 66 vota “pro” që mori në seancën e të hënës në kuvend.

Përpjekjet gati 4-mujore për të formuar një qeveri koalicioni midis Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) rezultuan në marrëveshjen e të dielës.

Vitin e kaluar ish-kryeministri Ramush Haradinaj u thirr nga Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë të Holandës për të dëshmuar në cilësinë e “të dyshuarit”, si rrjedhojë në korrik ai kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër i vendit.

Pas dorëheqjes së Haradinaj Kuvendi ishte shpërndarë dhe ishte marrë vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Ramush Haradinaj ishte gjykuar edhe më herët në gjykatën e krimeve të luftës [në Hagë] dhe dy herë ai ishte liruar për mungesë provash.

 


Lajme të ngjashme