Borrell: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të enjten në një takim zyrtar në Presidencë përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

1350563
Borrell: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur të enjten në një takim zyrtar në Presidencë përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetarin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Thaçi ka thënë se e ka informuar Borrellin, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë, për procesin eliberalizimit të vizave, ku ai tha se Kosova është trajtuar padrejtësisht. Thaçi theksoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret që të ndodhë liberalizimi i vizave për Kosovën.

“Nuk mund të mos shpreh zhgënjimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës me mosmarrjen e vendimit nga ana e Bashkimit Evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Në veçanti kur kemi parasysh se kemi të bëjmë me një vlerësim të standardeve jo të njëjta me vendet e tjera në rajon. Kur disa prej këtyre vendeve kanë problem me funksionim të demokracisë, të sundimit të ligjit të të drejtave të njeriut, të funksionimit të lirë të mediave dhe trajtohen në mënyrë më të afirmuar sesa Kosova që është shembull i demokracisë në rajon”, tha Thaçi.

Nënkryetari i Komisionit Evropian, Borrell, tha se Bashkimi Evropian po mbështet me projekte të ndryshme Kosovën. Duke ju përgjigjur shqetësimit të shtruar të presidentit Thaçi për liberalizimin e vizave, Borrell tha se nuk mund të japë premtim për një gjë të tillë.

“E kuptoj në plotësi, por më lejoni që të them se nuk mund t’u premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, sepse kjo është vendim që duhet të merret nga shtetet anëtare, por mund të them se nga ana ime dhe nga ana e komisionit që përfaqësoj, që jam nënkryetar, se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave”, ka thënë Borrell i cili shtoi se për një gjë të tillë Komisioni Evropian do të marrë vendim së shpejti.

Duke folur për dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit dhe përpjekjen amerikane, me të deleguar special mbi normalizimin e kësaj çështjeje, Borrell tha se BE do të ndërmjetësoj në dialogun Prishtinë-Beograd pa garuar me të dërguarin special të SHBA-së, Richard Grenell.

“Amerikanët kanë shumë plane. Kanë plan për gjithçka. Kanë plan për Lindjen e Mesme dhe kanë plan për Kosovën. Gjëja e rëndësishme nuk është të kesh një plan, e rëndësishme është që të angazhohesh vazhdimisht me sukses. Sepse ashtu siç unë di, amerikanët nuk kanë shpenzuar as një euro të vetme në Kosovë. Dhe ne kemi shpenzuar më shumë se 1 miliardë euro. Dhe përse po investojmë më shumë se 1 miliardë e gjysmë: për të zhvilluar infrastrukturën”, tha Borrell, i cili shtoi se nuk po bën garë me SHBA-në, ngase BE bashkëpunon me të në shumë vende të botës e gjithashtu edhe në Kosovë, ku qëllimi, sipas tij, është i njëjtë: lehtësimi i dialogut.

Borrell tha se nuk është detyrë e tij t’i bindë pesë shtetet anëtare të BE-së ta njohin shtetësinë e Kosovës dhe se BE nuk do të imponojë asnjë marrëveshje.

Ai gjithashtu theksoi se presidenti Thaçi i ka thënë atij gjatë takimit se së shpejti do të formohet qeveria e re.

Pas takimi me presidentin Thaçi , Borell takoi liderët e partive politike parlamentare. Ai po ashtu do të vizitojë Termocentralin Kosova B në Obiliq për të inauguruar punimet të financuara nga Bashkimi Evropian me 76,4 milionë euro të cilat do të zvogëlojnë emetimet e dëmshme deri në 35 herë. Më vonë ai do ta vizitojë qytetin e Prizrenit. (Agjencia Anadolli - AA)



Lajme të ngjashme