Nënshkruhet Deklarata e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare

Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnjë&Hercegovina në projektin e përbashkët për parandalimin e hedhjes së inerteve në lumenj dhe det, nënshkruhet “Deklarata e Ulqinit”.

Nënshkruhet Deklarata e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare
Karadağ_Ülgün_Ulqin_turizm dönemi başladı.jpg
Karadağ_turizm_Ulqin_Ülgün.jpg
Türkiye Bursları_2020.jpg
dikey resim_Tatlım-talım filmi_Karadağ gösterimi.jpg
Karadağ Akdenizin İncisi.jpg

Nënshkruhet Deklarata e Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare

Nënshkrimi i Deklaratës së Ulqinit për parandalimin e mbeturinave detare

Zyrtarët publikë, sipërmarrës privatë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjermania do të mblidhen në punëtorinë ndërkombëtare "Parandalimi i mbeturinave detare" në Ulqin për të planifikuar së bashku projekte konkrete në nivelin komunal, duke ndihmuar në parandalimin e mbeturinave detare. Partnerët në projekt janë autoritetet përkatëse shtetërore dhe pesë bashki nga rajoni: Finik dhe Lezha nga Shqipëria, Neum dhe Trebinje nga Bosnja dhe Hercegovina si dhe komuna e Ulqinit si nikoqir nga Mali i Zi. Kryetarët e pesë bashkive partnere ranë dakord të nënshkruajnë “Deklaratën e Ulqinit” për parandalimin e mbeturinave detare. Deklarata thotë se në territoret e komunave të tyre, për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe një ambient të sigurt, plazhe të pastër, lumenj dhe dete do të konsiderojnë seriozisht të planifikojnë dhe zbatojnë masat që synojnë parandalimin dhe minimizimin e mbeturinave dhe shkarkimeve të pakontrolluara në mjedis, të inkurajojnë uljen e mbetjeve të ngurta, ripërdorimin e mallrave dhe riciklimin, si dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, bizneseve dhe shoqërisë në tërësi rreth këtyre dhe masave të ardhshme. Punëtoria është e organizuar si pjesë e projektit rajonal "Menaxhimi i Integruar i Mbeturinave dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor", i financuar nga Ministria gjermane e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga GIZ. Projekti filloi në prill 2018 dhe do të zgjasë deri në mars 2022. Vendet partnere janë Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Buxheti i përgjithshëm i projektit për të tre vendet është 3,5 milionë euro.

Agresorët hibrid veprojnë edhe nga Mali i Zi 

Mali i Zi prej rivendosjes së pavarësisë ka qenë nën ndikimin e aktiviteteve të ndryshme hibride, të cilat janë intensifikuar para dhe gjatë kohës së proceseve të mëdha politike në shtet, ka vlerësuar ministri i mbrojtjes Predrag Boshkoviq. Siç ka theksuar, në proceset e mëdha politike bëjnë pjesë zgjedhjet parlamentare në tetor të viti 2016 dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO në qershor të vitit 2017. “Duke pasur para sysh se ky vit do të jetë vit zgjedhor, jemi dëshmitarë të rritjes së aktivitete malicioze, në radhë të parë të fushatave dezinformuese mbi temat e ndryshme të rëndësishme politike, ekonomike dhe shoqërore”, ka theksuar Boshkoviq. Sipas fjalëve të tij, me aktivitetet e përmendura bënë përpjekje për diskreditimin e zyrtarëve më të lartë politikë dhe për shkaktimin e trazirave dhe të pasigurisë në opinion si dhe sulme kibernetike në sistemet informative të administratës shtetërore dhe të mjeteve publike të informimit. Duke folur për ligjin për lirinë e feve, Boshkoviq ka theksuar se Mali i Zi si shtet demokratik ka përgjegjësinë kushtetuese juridiko ndërkombëtare dhe historike që të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e feve t’i rregullojë me një ligj modern sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Nis nga puna Organizata Turistike e Tuzit

Drejtori i Organizatës Turistike të Tuzit, z. Leon Berishaj ka deklaruar se viti 2020 për trevën e Malësisë do të jetë viti i valorizimit dhe nxitjes së pikave turistike më të rëndësishme në komunën e Tuzit. Sipas Berishaj, në periudhën fillestare OTT ishte e detyruar të formojë kushtet sa më të volitshme, për paraqitjen e turisteve, evidentimin e pagesës së taksë banimit, si dhe formimin e zyrave, në të cilat do të merren të gjitha informatat, lidhur me turizmin në Komunën e Tuzit. Me këtë, komuna dhe OTT u barazua me të gjitha komunat e Malit të Zi. Meqenëse Tuzi është komunë kufitare me Shqipërinë, rrjedhjet më të mëdha janë pikërisht nga Shqipëria, kështu që, siç rrëfen Berishaj, në periudhën e ardhshme, për herë të parë do të hartohet harta turistike e Malit të Zi në gjuhën shqipe. Një gjë e tillë është e domosdoshme për inkuadrimin dhe informimin sa më të saktë për atë se çka ofron treva e Malësisë. “Duke pasur marrëdhënie të ditë për ditshme me komunën e Tuzit si dhe organizatat nacionale për turizëm, me Ministrinë e Turizmit dhe OT lokale fqinje, OTT për këtë vit do të marrë pjesë për herë të parë, si mysafir në të gjitha panairet rajonale, ku do të prezantohet oferta turistike e malësisë. Berishaj pohon se së shpejti do të fillojë nga puna edhe pika informativo-turistike në Hanin e Hotit, pikë kufitare kjo që lidh Malin e Zi me Shqipërinë.

Bursa për studime pasuniversitare në Turqi 

Republika e Turqisë nëpërmes Ambasadës në Podgoricë vazhdon dhënien e bursave për studentët nga Mali i Zi, të cilët dëshirojnë të studiojnë në Universitetet e Turqisë. Ditë më parë u është bërë thirrje të gjithë të interesuarve për paraqitje për vazhdimin e studimeve post-diplomike. Të interesuarit mund të paraqiten deri më datën 20 shkurt të këtij viti. Ndërkohë vazhdojnë aktivitetet kulturore të Institutit “Yunus Emre” në Podgoricë. Të shtunën me 25 janar do të shfaqet filmi “Tatlim tatlim”, të cilin Instituti në fjalë e shfaq në bashkëpunim me drejtorinë e kinematografisë pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme