Turqia mbështet Policinë e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë vazhdon të ndihmohet nga Turqia me pajisje dhe mjete të ndryshme, sidomos për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).

Turqia mbështet Policinë e Shqipërisë
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_10.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_1.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_13.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_8.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_2.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_11.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_9.jpg
Türkiye-den Arnavutluk Polisine araç ve ekipman yardımı_14.jpg

Policia e Shtetit Shqiptar falënderon Turqinë për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme

Policia e Shqipërisë vazhdon të ndihmohet nga Turqia, duke i dhuruar pajisje dhe mjete të ndryshme sidomos për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Zëvendësministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Ersoy, gjatë vizitës në Shqipëri, u takua me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe me drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, ndërsa ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të ndihmave të Turqisë për Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), që janë pjesë e Policisë së Shqipërisë.

Zv.ministri i Brendshëm i Turqisë, Mehmet Ersoy, në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, që u organizua në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë-Tiranë, tha se është i lumtur që po zhvillon këtë vizitë, për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë. 

Kemi një shprehje popullore që thotë: "Zemra nuk kërkon as çaj dhe as sobën e çajit, por zemra kërkon dashuri dhe respekt. Për ne kjo ceremoni është një shkak që na bashkon dhe në të njëjtën kohë ky takim është në vazhdën e solidaritetit dhe qëndrimit pranë njëri-tjetrit kur kemi nevojë gjithmonë si njerëz të së njëjtës gjeografi”, tha Ersoy. 

Më tej gjatë fjalës së tij, Ersoy, tha: “Uroj që kjo paketë ndihmash me pajisje ta përdorni në ditë të mira, gjithmonë duke eliminuar apo minimizuar të keqen. Ne nuk e shikojmë si dhuratë ndihmën, por ajo që duhet të kuptojmë qartë është që ne mes njëri-tjetrit ndajmë ndjenja vëllazërore. Ajo që duhet ta dini shumë mirë është që, nëse ne jemi të sigurt edhe ju duhet të jeni të sigurt dhe anasjelltas". 

“Meqenëse jemi pjesë e kësaj gjeografie dhe ndajmë të njëjtin fat jemi të detyruar të jetojmë në një solidaritet. Suksese në detyrat tuaja për t’i ofruar popullit siguri maksimale dhe veçanërisht, kur bëhet fjalë për organizata terroriste, të cilat cenojnë drejtpërsëdrejti sigurinë e komunitetit apo shtetit,duke cituar këtuorganizatën terroriste FETO, e cila tashmë është si virus për kombin dhe për shtetet e tjera”, tha zëvendësministri i Brendshëm turk. 

Në fjalën e tij në ceremoni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, ka falënderuar Qeverinë e Turqisë, që siç tha ai, “për ndihmënqë po na japin për rritjen e kapaciteteve logjistike të policisë shqiptare". 

 “Sot kemi një pjesë të parë të ndihmës që Qeveria Turke ka bërë gati për të mbështetur me logjistikë Policinë Shqiptare”.

Kemi kontingjentin e 6 mjeteve të blinduara dhe 10 mjete ‘Land Rover’ ashtu siç është një ndihmë e konsiderueshme për sa i përket veshjeve që do të përdorin forcat speciale, duke përfshirë pjesën e kaskave, pjesën e mburojave dhe një sërë elementësh të tjera që do t’ua bëjnë punën më të lehtë në rastin e përdorimit të këtyre pajisjeve”, tha Veliu.

Zv.ministri turk, Ersoy është takuar gjithashtu edhe me drejtues të Policisë së Shqipërisë dhe përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri.

Ndihmat e Ministrisë së Brendshme të Turqisë përfshijnë automjete, kundërgaz, pajisje të ndryshme për mbrojtje, jelek antiplumb si dhe pajisje të tjera të ndryshme që do të përdoren nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Zv. Ministri i Brendshëm, Mehmet Ersoy dhe delegacioni që e shoqëronte në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri ka vizituar Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë, ku pas një takimi me ambasadorin Murat Ahmet Yoruk nënshkroi Fletoren e Nderit të ambasadës turke.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit Shqiptar ka përkujtuar krijimin e 107-të vjetorit ë krijimit të saj përmes shumë aktiviteteve dhe ceremonive zyrtare në Tiranë dhe në qytete të ndryshme.

 “107-vjetori i Policisë së Shtetit, vjen me finalizimin e projektit të repartit bashkëkohor për forcat policore të elitës, të cilat pas 30 vjetësh do të kenë më në fund të njëjtat kushte si forcat simotra në Evropë”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në inaugurimin e ambienteve të reja të repartit të ri për forcat speciale “RENEA”.

Në 13 janar 1913, më pak se dy muaj nga themelimi i shtetit shqiptar, u formua institucioni i parë i Shqipërisë së pavarur, Policia e Shtetit. ‘Duhet të qërohen të tillë oficerë dhe të mësohet puna e xhandarmërisë dhe e Policisë në duart e ndershme e të stërvitura. Të zgjidhni xhandarë e policë me kujdes të madh, e një rregull të shtrënguar’. Kjo ishte  porosia e Ismail Qemalit që është një porosi që nuk ka datë skadence, sepse të qenurit në duar të ndershme dhe të stërvitura është ‘A-ja’ e çdo Policie Shteti dhe e kësaj Policie Shteti”, – tha Rama.

 “RENEA është një forcë krenarie dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë që tregon se është absolutisht e mundur që ne të synojmë në të gjithë perimetrin e Policisë së Shtetit të kemi standarde sjelljeje profesionale të njëjta me ato të policive të vendeve evropiane.”, – ka thënë më tej Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme