Bosnjë-Hercegovina, një urë për refugjatët e çrregullt me shpresa për të kaluar në Evropë

Shumë refugjatë të çrregullt që shkojnë në Bosnjë-Hercegovinë, që është kthyer në një nga vendet tranzit për shpresat e atyre që kërkojnë të kalojnë Evropën Perëndimore, luftojnë për të mbijetuar në kushtet e vështira të dimrit.

Rreth 200 refugjatë që qëndrojnë në çadrat e ngritura në afërsi të stacionit të trenit në qytetin e Tuzlas në verilindje të vendit presin të kalojë dimri dhe ti vihen përsëri rrugës për në vendet e Evropës Perëndimore.

Refugjatët mundohet të mbijetojnë në kushte atmosferike nën zero dhe në ambient ku higjiena është në nivel minimal dhe ngrohen me zjarret që ndezin pranë stacionit të trenit. Ata ushqehen me ushqimet e shpërndara nga organizatat bamirëse.  

Për refugjatët nga vende si Afganistani, Maroku, Algjeria e Pakistani, stacioni i trenit të Bosnjë-Hercegovinës është kthyer në një ndalesë të përkohshme.

Refugjatët, që ëndërrojnë të kalojnë në vende si Gjermania, Italia, Belgjika e Anglia, presin të vijë pranvera dhe të shkrijë dëbora.

Lajme të ngjashme