Shqipëria dëbon 2 diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë

Autoritetet shqiptare shpallën persona të padëshiruar dy përfaqësues diplomatikë të Ambasadës së Iranit në Shqipëri.

Shqipëria dëbon 2 diplomatë të Ambasadës së Iranit në Tiranë

Autoritetet shqiptare shpallën persona të padëshiruar dy përfaqësues diplomatikë të Ambasadës së Iranit në Shqipëri.

Në deklaratën e bërë nga ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj bëhet e ditur se diplomatët iranianë të quajtur Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, u shpallën persona të padëshirueshëm për shkak të zhvillimeve të veprimtarive në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.

“Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Cakaj.

Autoritetet shqiptare edhe në dhjetor të vitit 2018 kishin shpallur “persona të padëshiruar” 2 diplomatë iranianë me detyrë në Ambasadën e Iranit në Tiranë.



Lajme të ngjashme