Kroaci – Zoran Milanoviç fiton zgjedhjet presidenciale

Ish-kryeministri kroat, Zoran Milanoviç, fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale pas balotazhit me Presidenten aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç, sipas sondazheve të zhvilluara menjëherë pas mbarimit të procesit zgjedhor.

1335080
Kroaci – Zoran Milanoviç fiton zgjedhjet presidenciale

Socialdemokrati Milanoviç ka marrë 53,75 për qind të votave, ndërsa konservatorja Grabar-Kitarovic 46,75 për qind.

Ministria e Administratës Publike konfirmoi më herët se në listën e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishin regjistruar gjithsej 3 milionë e 860 mijë e 95 votues, prej të cilëve 3 milionë e 681 mijë e 175 banojnë në Kroaci dhe 178 mijë e 920 jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Kroacisë, të cilat u publikuan më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Zoran Milanoviç kishte fituar rreth 29,55 për qind të votave (562.783) në raundin e parë, ndërsa Kolinda Grabar-Kitaroviç 26,65 për qind të votave (507.628).

Ata u pasuan nga kandidati i pavarur, Miroslav Skoro, i cili fitoi 24,45 për qind të votave (465.628). / AA



Lajme të ngjashme