Ngjarjet më të rëndësishme të 2019-s në Kosovë

Viti 2019 në Kosovë do të mbahet mend me presionet e vazhdueshme të ndërkombëtarëve për heqjen e taksës 100% ndaj Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, të vendosur nga qeveria Haradinaj.

Ngjarjet më të rëndësishme të 2019-s në Kosovë
Kosova-dan Sırbistan ve Bosna Ürünlerine Yüzde 100 Gümrük Vergisi.jpg
Dokufest_Kosova film festivali.jpg
Kosova erken seçim_kampanyalarda harcanan paralar.jpg
Kosova 6 ekim seçimleri_genel.jpg
Kosova_akaryakıt fiyatlarına artış.jpg
Kosova ekonomik büyüme_grafik_genel.jpg
Kosova_Hashim Thaçi_Albin Kurti_kolaj.jpg
Kosova yeni Meclis Başkanını seçti.jpg

Ngjarjet më të rëndësishme të 2019-s në Kosovë

Pritje pozitive për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë

Marrëveshja për Tregti të Lirë mes Kosovës e Turqisë, është e një rëndësie të veçantë dhe prodhimet kosovare favorizohen për 10 vite, është thënë në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Turko Kosovare, ku janë diskutuar edhe marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Kryetari i Odës Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz theksoi rëndësinë e miratimit të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë edhe nga pala kosovare. Ai bëri të ditur se Marrëveshja është asimetrike dhe se sektorët konkurrues në Kosovë do të mbrohen për 10 vite.

Ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, bëri të ditur se para 5 viteve, në kohën kur ishte pjesë e stafit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ishte edhe pjesë e grupit punues të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi. Ai thekoi se Turqia ka qenë mjaft e hapur si dhe tolerante ndaj kërkesave të Kosovës për mbrojtjen e produkteve vendore.

Ambasadori i Republikës së Turqisë në Prishtinë Çagri Sakar tha se në kuadër të takimeve me liderët kosovarë, çdo herë ka theksuar rëndësinë e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje.

*

Investitorët turq në vend të parë sa i përket punësimeve në Kosovë 

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, tha se Turqia luan një rol mjaft të rëndësishëm për Kosovën dhe se është një ndër partnerët kryesor të Kosovës. Lluka theksoi se për nga Investimet e Huaja Direkte, Turqia është një ndër tri vendet e para në Kosovë, por nëse shikohet në kuadër të punësimeve që ka siguruar si dhe sektorëve ku shërben, ajo zë vendin e parë.

Edhe kryetari i OTKT-së Abdurrahman Balkız, bëri të ditur se Turqia përmes investimeve të huaja direkte ka siguruar rreth 10 mijë vende të reja pune, ndërsa së bashku me anëtarët e Odës Tregtare Kosovaro Turke, ky numër është rritur në 20 mijë.

*

Festohet Dita e Fitores

Me rastin e 30 Gushtit, Ditës së Fitores dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, e cila shënoi fitoren e Turqisë në betejën e fundit në luftën për pavarësi, Ambasada e Turqisë në Prishtinë ka organizuar pritje zyrtare. Në rezidencën e Ambasadës turke, morën pjesë mysafirë të shumtë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava e të tjerë. Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, lexoi fjalimin e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku thuhet se prapa 30 Gushtit, sikurse prapa të gjitha fitoreve në historinë turke, është guximi i heronjve që sakrifikuan pa hezituar. Ambasadori ka thënë se ndjehet i lumtur që po e festojnë bashkë me vëllezërit nga Kosova.

*

Shfaqet dokumentari për organizatën terroriste FETO

Në Prishtinë është shfaqur dokumentari “Rrjeti” (The Netëork) i cili demaskon fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste FETO, përgatitur nga TRT Ëorld në kuadër të projektit të Zyrës së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë dhe realizuar nga gazetari britanik Andreë Ëilson.

Dokumentari mblodhi qindra qytetarë  nga vende të ndryshme të Kosovës, gjatë shfaqjes në Kinemanë “Armata” të kryeqytetit, ku mori pjesë edhe ambasadori Çağrı Sakar, koordinatori i TIKA-s për Kosovën, Hasan Burak Ceran dhe përfaqësues tjerë.  Ambasadori Sakar tha se lufta kundër organizatës terroriste FETO vazhdon. Ai përsëriti sugjerimet për autoritetin kosovar për të rritur bashkëpunimin kundër FETO-s. Dokumentari u shfaq në përvjetorin e tretë të tentativës për grusht-shtet organizuar nga organizata terroriste FETO, gjatë së cilës u martirizuan 251 persona ndërsa dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. 

*

Haradinaj: Kosova mund të llogaritë në miqësinë me Turqinë 

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve nga Shajaku, që u organizua nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren.

“Kosova është shembull i bashkëpunimit të komuniteteve dhe ju mund të llogaritni në miqësinë tonë me Turqinë. Populli i Kosovës është falënderues për përkrahjen e Republikës së Turqisë dhënë Kosovës”, ka thënë me këtë rast Haradinaj.

*

Nis linja Prishtinë-Aeroport

Nga 1 Maji më në fund edhe aeroporti i Kosovës është lidhur me linjën publike të autobusit në drejtim të Prishtinës dhe anasjelltas. Nisja bëhet nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë çdo ditë që nga ora 03.00 e mëngjesit deri në orën 22.00, çdo orë. Linja ka filluar pas marrëveshjes mes Ministrisë së Infrastrukturës e Transportit dhe Komunës së Prishtinës. Çmimi i biletës për linjën Prishtinë-Aeroport është 3 euro.

*

Hapet autostrada në drejtim të Maqedonisë

Kah mesi i vitit është lëshuar për qarkullim të plotë edhe Autostrada më e re e Kosovës, që lidhë vendin me Maqedoninë Veriore. Në përurimin e kësaj autostrade, që ka kushtuar mbi 700 milion euro, morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror nga Kosova dhe rajoni. Autostrada njihet më urën më të gjatë në rajon, me gjatësi prej afro 6 kilometrash.

*

Numrat e Z-Mobile i jepen Valës

Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka vendosur për numrat e operatorit Z-Mobile pas përfundimit të kontratës me operatorin VALA. Ato numra i janë kthyer operatorit publik, Telekomit të Kosovës.

*

Kosova fiton dy medalje në Lojërat Olimpike

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi është shpallur kampione në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, që u zhvilluan në Bjellorusi. Majlinda Kelmendi ia siguroi Kosovës medaljen e artë, pas fitores në finale kundër xhudistes ruse, Natalia Kuziutina. Kurse xhudistja tjetër kosovare Nora Gjakova është shpallur nën-kampione në kategorinë e peshave deri në 57 kilogramë. Kosova e vogël në ditën e dytë të Lojërave Olimpike kishte lënë prapa shtete të mëdha si Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Italinë, Gjermaninë, etj.

*

Haradinaj kundër “Mini-Shengenit” ballkanik

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova nuk ka nevojë për një mini-Shengen që kryeqytet e ka Serbinë, derisa ka theksuar se krejt ideja e mini-shengenit është heqja e taksës që Kosova i ka vendosur produkteve që importohen nga Serbia. Haradinaj e quajti të paarsyeshme pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim, përderisa nuk njihet nga Serbia dhe nga ajo mohohet masakra e Reçakut.
*

Vedat Muriqi futbollisti më i mirë kosovar i vitit 

Federata e Futbollit të Kosovës, e ka mbajtur manifestimin e saj të përvitshëm “Laureatët 2019”. Futbollisti më i mirë është shpallur, Vedat Muriqi, i cili nuk ka qenë pjesë e kësaj gala-mbrëmje, për shkak të angazhimeve me klubin e tij, Fenerbace. Ndërsa futbollisti më i mirë në Super-ligën e Kosovës u shpall, Kastriot Rexha.

*

Kosova me gjasa për kualifikim në europian 2020

Kosova është mposhtur në Prishtinë nga Anglia 0:4, në ndeshjen e fundit kualifikuese të grupit A, për kampionatin europian që zhvillohet në vitin 2020. Nga grupi janë kualifikuar Anglia dhe Çekia, përderisa Kosova e ka edhe një mundësi në muajin mars, në ballafaqim me Maqedoninë, si dhe në finale me një kombëtare tjetër.

*

Pezullohet ligji për paga

Në dhjetor Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka treguar se ka pezulluar deri më 30 mars të vitit 2020 zbatimin e Ligjit për Paga. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, të cilat kanë mbajtur të nesërmen greva. E lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti  ka thënë se vendi ka nevojë për një Projektligj të ri që e ndryshon dhe plotëson aktualin, pasi që sipas tij, me ligjin e pezulluar, shoferi i krye-parlamentarit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës.

*

Certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 

Pas shumë rinumërimesh e vonesash, në fund të nëntorit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi rezultatet e votimeve parlamentare të 6 tetorit duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja. Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 vende, Partia Demokratike 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 13 vende si dhe koalicioni NISMA-AKR-PD 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

*

Konstituohet legjislatura e shtatë, Konjufca kryeparlamentar

Deputetët e legjislaturës VII kanë zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës. Kryetari I Vetëvendosjes Albin Kurti propozoi bashkë-partiakun e tij, Glauk Konjufca, i cili mori 75 vota pro. Deputetët me votim të përbashkët, zgjodhën edhe nënkryetarët Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, Kujtim Shala nga LDK dhe Memli Krasniqi i PDK-së.

Derisa nga pakicat u votuan nënkryetarët Fikrim Damka dhe Slavko Simiq. Pas kësaj, kryetari i ri i Kuvendit Glauk Konjufca në fjalimin e tij të parë pas marrjes së këtij posti, ka premtuar se si kryesi e re e Kuvendit do të kryejnë detyrat ashtu siç kërkohet me ligjet e Kosovës.

“Ne ju garantojmë që edhe si kryesi që do t’i kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas Kushtetutës sonë që është në fuqi”, tha Konjufca.

Pretendenti për kryeministër Albin Kurti, ka thënë se në seancën konstitutive është treguar një lloj qytetërimi demokratik. Ai ka shprehur besimin se para çfarëdo interesi tjetër do të tejkalohen të gjitha pengesat për të pasur edhe qeveri të re. Kurse kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se ka qenë befasi dhe askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk ka pritur që Vetëvendosje do të propozoj krye-parlamentarin. Mustafa në KTV ka bërë të ditur se për shkak të kësaj tani gjithçka do të nis nga fillimi me VV-në dhe sipas tij, të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani do të bien në ujë.



Lajme të ngjashme