Kroaci – 12 kandidatë për presidencialet që do të mbahen më 22 dhjetor

Ndër emrat që paraqitën aplikime për kandidim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP) në Zagreb janë edhe Presidentja aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviq, ish-Kryeministri Zoran Milanoviq dhe këngëtari Miroslav Shkoro.

1317533
Kroaci – 12 kandidatë për presidencialet që do të mbahen më 22 dhjetor

zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 22 dhjetor në Kroaci do të garojnë 12 kandidatë.

Ndër emrat që paraqitën aplikime për kandidim në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (DIP)Zagreb janë edhe Presidentja aktuale, Kolinda Grabar Kitaroviq, ish-Kryeministri Zoran Milanoviq dhe këngëtari Miroslav Shkoro.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bëhet e ditur se afati për paraqitjen e kandidaturës përfundoi mbrëmë në mesnatë, ndërsa u tha se kandidatët morën 10 mijë nënshkrimet e nevojshme për kandidaturë.

Nënshkrimet në fjalë do të numërohen gjatë dy ditëve të ardhshme, ndërsa u tha se pas kësaj do të zyrtarizohen kandidatët. Në mesin e kandidatëve të tjerë që aplikuan për zgjedhjet presidenciale janë edhe Mislav Kolakushiq, Dalija Oreshkoviq, Anto Gjapiq, Nedelko Babiq, Dejan Kovaç, Ivan Pernar, Dario Juriçan, Katarina Peoviq dhe Slobodan Mixhiq.

Ndërkaq në qoftë se në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që mbahen për të 6-tën herë në Kroaci, asnjë kandidat nuk arrin të fitojë mbi 50 për qind të votave, raundi i dytë do të mbahet më 5 janar 2020.

Sipas sondazheve Presidentja aktuale, Kitaroviç është në epërsi ndaj kandidatëve të tjerë, ndërsa thuhet se nuk pritet që asnjë kandidat të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve.



Lajme të ngjashme