Shqipëri – Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon ngritjen e çadrave për të prekurit nga tërmeti

Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe ushtria shqiptare ngritën çadra në vendet e përcaktuara për banorët e fshatit Bubq të Durrësit dhe komunës Vorë të Tiranës, tashmë të pastrehë për shkak të shembjes apo dëmtimit të banesave të tyre nga tërmeti.

1315355
Shqipëri – Gjysmëhëna e Kuqe Turke fillon ngritjen e çadrave për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti 6,3 ballësh që goditi Shqipërinë më 26 nëntor, krahas 51 viktimave të konfirmuara deri më tani, shkaktoi gjithashtu rrënimin apo dëmtimin e konsiderueshëm të qindra banesave.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay) u vu menjëherë në veprim dhe dërgoi në zonën e fatkeqësisë 120 çadra, 2.750 batanije e 100 komplete higjienike.

Ndihmat mbërritën në Shqipëri dhe iu shpërndanë nevojtarëve.

Personeli i Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe trupa të ushtrisë shqiptare ngritën çadra në vendet e përcaktuara për banorët e fshatit Bubq të Durrësit dhe komunës Vorë të Tiranës, tashmë të pastrehë për shkak të shembjes apo dëmtimit të banesave të tyre nga tërmeti.

Kreu i skuadrës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Shqipëri, Anil Kocabal, bëri me dije se në këtë vend të prekur nga tërmeti kanë shkuar me 2 mauna të ngarkuara me materiale ndihmash.

“Ne jemi pranë popullit shqiptar. Aktivitetet tona të ndihmave do të vijojnë”, deklaroi ai.



Lajme të ngjashme