Komunitetet fetare në Shkodër demonstrojnë para botës bashkëjetesën dhe harmoninë

Konferenca ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, ka mbledhur në Tiranë dhe Shkodër zyrtarë të lartë civile dhe fetare nga vende të ndryshme, ndërsa në fokus të saj ishin diskutimet për disa çështje.

1310703
Komunitetet fetare në Shkodër demonstrojnë para botës bashkëjetesën dhe harmoninë
Arnavutluk_dinler arası hoşgörü_1.jpg
Arnavutluk_dinler arası hoşgörü_5.jpg
Arnavutluk_M.K.Atatürk okulu_spor tesisleri_1.jpg
Air Albania_Arnavutluk_yeni stadı.jpg
Arnavutluk_Mevlid-i Nebi Haftası etkinliği_1.jpg
Arnavutluk_dinler arası hoşgörü_9.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (47/2019)

-Komunitetet fetare në Shkodër ashtu si gjithmonë demonstrojnë para botës bashkëjetesën dhe harmoninë fetare

Konferenca ndërkombëtare me temë “Feja si instrument për paqen”, ka mbledhur në Tiranë dhe Shkodër zyrtarë të lartë civilë dhe fetarë nga vende të ndryshme, ndërsa në fokus të saj ishin diskutimet për disa çështje.

Në hapjen e konferencës organizuar nën kujdesin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit ishin të pranishëm zyrtarë të lartë nga vendet e Ballkanit, përfaqësues të besimeve fetare nga vende të ndryshme të botës, ambasadorë, përfshirë edhe ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Pas kësaj konference delegacioni ndërkombëtar i shoqëruar nga përfaqësues të Presidencës Shqiptare dhe Departamentit Amerikan të Shtetit kanë mbërritur në qytetin e Shkodrës, ku zhvilloi vizita në komunitet fetare.

Vizita e parë u zhvillua në Katedralen e Madhe, “Shën Shtjefni”, ku delegatët u pritën nga arkipeshkvi mon. sing. Angelo Massafra, i cili kujtoi disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ndodhura në mjediset e kësaj kishe ndër vite...

Gjatë vizitës në kishën ortodokse “Lindja e Krishtit” delegacioni i departamentit të Shteteve të Bashkuara u prit nga famullitari At. Nikolla Petani, i cili tregoi bashkëjetesën e shkëlqyer fetare në Shkodër...

Xhamia e madhe “Ebu Bekër” ishte ndalesa e radhës, ku delegacioni u prit nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili pasi uroi mirëseardhjen, vuri theksin te vlera e harmonisë ndërfetare dhe shembullin e Shkodrës në këtë drejtim si dhe kujtoi se muaji nëntor është muaj i bekuar me mirësitë e Zotit, sepse pas një periudhe komuniste të errët në historinë shqiptare u ripapën dyert e besimit dhe të shpresës për çdo njeri besimtar.

Ai solli në vëmendje të vizitorëve rastin, kur i Dërguari i All-llahut, Hz. Muhammedi (a.s.) priti një delegacion të madh të krishterësh, me të cilët dialogoi dhe dëshmoi madhështinë e fesë në ndërtimin e urave të komunikimit në mesin e njerëzve.

Myftiu vlerësoi se detyra e prijësve të urtë fetarë është që ta ruajnë fenë të paprekur nga leximet e ngutura, nga interpretimet e ngurta dhe përdorimi i saj për çfarë nuk është shpallur nga Zoti i gjithësisë.

Duke shtrënguar duart me të pranishmit, përfaqësues të lartë të komuniteteve fetare në Shqipëri, ambasadorë, studiues dhe organizatorë, Myftiu u lut për shtimin e harmonisë dhe vëllazërisë në mesin e besimtarëve, si dhe për shtimin e bashkëpunimit që njeriu të jetojë në harmoni e paqe me vëllain e tij njeri…

Ndërsa, Haxhi Fejzi Zaganjori, dëshmitar i vitit 1997 tregon se Shkodra është qyteti që vazhdon të mbetet simbol i bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe më gjerë.

Ai pohoi se në vitin 1997, disa "forca të errëta" tentuan të krijonin një konflikt fetar në Shkodër.

Haxhi Zaganjori rrëfen historinë e rrallë dukë thënë se: “...Priftërinjtë u futen në xhami dhe hoxhallarët në kishë, me qëllim për të ruajtur së bashku kultet fetare në Shkodër dhe kudo...”.

***

-Kastriot Robo emërohet ambasador i Shqipërisë në Ankara

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka emëruar diplomatin Kastriot Robo për ambasador të Shqipërisë në Republikën e Turqisë.

Në dekretin e presidentit Meta, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë thuhet se “Me propozim të Kryeministrit, Kastriot Robo, emërohet ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident”.

Gjithashtu, Robo, do të jetë edhe ambasador jorezident i Shqipërisë në Azerbajxhan, në Republikën Islamike të Iranit, Kirgistan, Republikën Islamike të Pakistanit, Gjeorgji, Afganistan dhe në Kazakistan.

Ndërkohë, presidenti Meta ka dekretuar shkarkimin nga detyra të Genti Gazhelit, i cili deri tani ka mbajtur postin e ambasadorit të Shqipërisë në Ankara të Turqisë.

***

-Në kryeqytetin shqiptar inaugurohen ambientet sportive të shkollës "Mustafa Kemal Ataturk" 

Në Tiranë është organizuar aktiviteti i inaugurimit të ambienteve sportive të shkollës 9-vjeçare "Mustafa Kemal Ataturk", me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke në Shqipëri, drejtuesve të shkollës, mësuesve dhe nxënësve.

Ndërtimi dhe rikostruksioni i tyre është mundësuar nga fondet e siguruara nga panairi i bamirësisë i organizuar nën kujdesin e ambasadës së Turqisë në Tiranë, me mbështetjen e disa institucioneve dhe kompanive turke.

Gjatë aktivitetit, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se sot ndajnë lumturinë që kanë mbajtur fjalën e dhënë për ambientet sportive të kësaj shkolle.

"Ambientet sportive do të ndikojnë shumë në psikologjinë, në fizikun dhe në të gjitha aspektet për nxënësit që të jenë sa më të suksesshëm. Falënderoj zyrën e TIKA-s, përfaqësuesit e Turkish Airlines, që është partneri i Air Albania, për mbështetjen e tyre. Ne do ta vazhdojmë punën e panaireve të ushqimeve vullnetare, si diçka tradicionale që zhvillohet çdo vit", theksoi ambasadori Yörük. 

Ai theksoi më tej se "Dua të falënderoj në emër të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë presidentin Ilir Meta, i cili personalisht ka dhënë kontributin e tij dhe në të njëjtën kohë ka qenë i pranishëm në panair. Ne me shqiptarët kemi qenë gjithmonë dorë për dorë dhe kemi pasur një bashkëpunim dhe solidaritet të mrekullueshëm me këtë popull gjatë shekujve. Uroj dhe shpresoj që edhe në të ardhmen i njëjti bashkëpunim do të vazhdojë".

Dritan Kllojka, drejtori i shkollës 9-vjeçare "Mustafa Kemal Ataturk" në Qarkun e Tiranës, duke folur për bashkëpunimin me institucionet turke, tha se kanë realizuar aktivitete të përbashkëta me ftesën e ambasadës së Turqisë në Tiranë.

"Ambasada turke dhe institucionet e tjera si TIKA na janë gjendur pranë, duke kontribuar në infrastrukturën e shkollës, e cila ndikon edhe tek cilësia e mësimit. Edhe investimi i fundit për ambientin sportiv i ka dhënë një imazh të ri shkollës dhe ne që në momentin e parë që vijmë te shkolla jemi shumë të gëzuar. Përveç kësaj kjo do të ndikojë edhe tek përgatitja dhe nxjerrja e talenteve të reja në volejboll dhe basketboll të nxënësve të shkollës. Këtë ambient mund ta shfrytëzojë edhe komuniteti dhe do të jetë një ambient i hapur", tha Kllojka.

Kllojka shprehu falënderimet në emër të nxënësve dhe mësuesve të shkollës për ambasadën e Turqisë në Tiranë dhe ambasadorin Yörük, ku theksoi se është bërë njeriu më i dashur për komunitetin e zonës së Saukut.

Me fondet e siguruara nga panairi i bamirësisë është realizuar ndërtimi i fushës së volejbollit dhe rindërtimi i fushës së basketbollit në ambientet e jashtme të shkollës.

Shkolla 9-vjeçare "Mustafa Kemal Ataturk" e vendosur në lagjen Sauk të Tiranës, aktualisht ka 550 nxënës nga cikli parashkollor deri në klasën e 9-të. Shkolla është hapur në vitin 1996, ndërsa në vitin 2002 ka marrë emrin e themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk.

Shkolla është shtetërore dhe mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

***

-“Pejgamberi Muhamed dhe familja”

Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë organizoi aktivitetin me temë “Pejgamberi Muhamed dhe Familja”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke në Shqipëri, përfaqësuesve të organizatave të ndryshme, qytetarëve dhe të ftuarve të tjerë.

Aktiviteti i organizuar në Njësinë Administrative Paskuqan në Qarkun e Tiranës filloi me pjesë leximi nga Kurani nga Ali Derman, imam në xhaminë e Şişli-t në Stamboll.

Zv/ambasadori i Turqisë në Tiranë, Muammer Hakan Cengiz, për të pranishmit përcolli përshëndetjet e ambasadorit Murat Ahmet Yörük.

Mehmet Nur Akdoğan, anëtar i Këshillit të Lartë në Kryesinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, gjatë ligjëratës së tij tha se qëllimi i këtij programi është që të flasin për Pejgamberin Muhamed dhe jetën e tij.

"Ky program do të lë disa gjurmë të bukura në jetën tonë. Ne duhet të jemi përgjegjës për të marrë shembull Pejgamberin tonë në të gjithë jetën tonë. Asnjë njëri në gjithë historinë e njerëzimit nuk është dashur aq sa është dashur Muhamedi. Ne po bëjmë festime pas 14 shekujsh për lindjen e tij dhe ne jemi këtu për të treguar dashurinë dhe respektin që ndiejmë ndaj tij", tha Akdoğan.

Akdoğan theksoi më tej gjatë ligjëratës së tij se "Ne nga Pejgamberi mund të mësojmë sesi të sillemi ndaj bashkëshortes, ndaj fëmijëve tanë, ndaj nipërve, mbesave, farefisit tonë dhe atyre që na rrethojnë”.

"Ai e ka ndriçuar botën me ardhjen e tij në botë dhe kjo është diçka që vazhdon gjithmonë. Gëzimin për lindjen e tij ne e festojmë përsëri duke u bashkuar në programe të tilla. Të gjithë ne që jemi këtu dhe gjithë njerëzimi në fakt janë borxhlinj ndaj Pejgamberit", u shpreh Akdoğan.

Bekir Yanılmaz, këshilltari për Çështjet Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, në fjalën e tij përshëndetëse foli për rëndësinë që ka Pejgamberi Muhamed për të kuptuar fenë islame dhe Kuranin.

"Pejgamberi ynë është çdo gjë për ne. Nuk mund ta jetojmë këtë fe dhe Kuranin nëse nuk do të ishte Pejgamberi. Nëse nuk do të ishte Pejgamberi, nuk do të mund falej namaz, nuk do të mund të mbanim agjërim, nuk do të mund të jepnim zekat, nuk do të mund të shkonim në Haxh, sepse nuk do të dinim si t’i bënim këto veprime", tha Yanılmaz.

***

-Kryeministri Rama: “Air Albania Stadium”, një monument i kohëve moderne që do mbetet në hartën turistike të Tiranës

Një monument i kohëve moderne që do jetë gjithmonë në hartën turistike të kryeqytetit shqiptar. Kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama “Air Albania Stadium”, gjatë ceremonisë së inugurimit të impiantit më të madh e modern të futbollit në Shqipëri, vetëm pak minuta përpara ndeshjes Shqipëri-Francë.

“E kam pritur këtë moment prej shumë vitesh. E kam dëshiruar prej kohësh mbrëmjen kur kuqezinjtë do të hynin në një shtëpi të denjë,” u shpreh Kryeministri.
“Pa as më të voglin diskutim ky privilegj nuk do ishte i mundur pa disa të tjerë me të cilët forca e ëndrrës për arenën kombëtare na kthyen në një skuadër fantastike që realizoi këtë vepër,” shtoi më tej kryeministri, duke veçuar kreun e FSHF, Armando Duka, arkitektin Kasamonti dhe investitorin e kësaj vepre, drejtuesin e kompanisë Alb Star. “Kjo vepër pa të sharë është sharë shumë ende pa u shfaqur nga Marco Kasamonti, siç janë sharë në historinë e mundimshme të zhvillimit plot kryevepra. Por historia na ka mësuar se fjalët e tyre i ka marrë era, ndërsa veprat janë ato që mbeten për historinë. Ne kemi më shumë se një stadium fantastik, kemi krijuar dhe një realitet të ri social për Tiranën, një zinxhir të ri hapësirash të reja këmbësorësh”, nënvizoi Rama. Kryeministri vijoi tu përgjigjej të gjithë atyre që dolën kundër rindërtimit të stadiumit, duke thënë se “disa që e përqeshin këtë stadium kujtojnë se na vënë në pozitë të vështirë me qendrën tregtare, po është e sigurt se gjenerata e re e stadiumeve kudo në botë synojnë jetën 24 orë që të krijojnë mundësi konsumi dhe të ardhura”.
Ndërkaq, kreu i qeverisë shqiptare, Rama nënvizoi se ky stadium është edhe një vlerë historike: “Air Albania Stadium” i ri i në trup dhe në ambicie, por mban si pjesë të trupit gjithçka që kishte vlerë historike arkitekturore. Është një monument i kohëve moderne që do jetë në hartën turistike të Tiranës,” e mbylli fjalën e tij kryeministri Edi Rama. Stadiumi i ri kombëtar në Tiranë do të mbajë emrin "Air Albania" të kompanisë shqiptare të fluturimeve. Kujtojmë se kompania kombëtare e fluturimeve e Shqipërisë, “Air Albania”, është krijuar në partneritet me “Turkish Airlines”.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme