Greqi – Një foshnjë 9-muajshe gjen vdekjen në një kamp refugjatësh

Organizata humanitare “Mjekë pa Kufij” (MSF) njoftoi të shtunën se një foshnjë nëntëmuajshe ka humbur jetën në kampin e refugjatëve Moria në Greqi.

1307909
Greqi – Një foshnjë 9-muajshe gjen vdekjen në një kamp refugjatësh

“Ne kemi konfirmuar sot nga spitali lokal në Lesbos se një foshnjë nëntëmuajshe ka vdekur disa ditë më parë nga dehidratimi i rëndë në kampin Moria të Greqisë”, deklaroi MSF-ja përmes një postimi në “Twitter”.

Grupi humanitar tha se fëmijët po vdesin në Greqi për shkak të kushteve të tmerrshme të jetesës dhe mungesës së kujdesit të duhur.

“Rreth 15.000 njerëz janë bllokuar në Moria, mes tyre 5.000 të mitur”, theksoi MSF-ja pasi i kërkoi Greqisë dhe Bashkimit Evropian që të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Sipas Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), të paktën 1.000 emigrantë kanë vdekur këtë vit në Mesdhe.

“Rreth 77.400 emigrantë të parregullt arritën në Evropë duke kaluar Mesdheun në vitin 2019, prej të cilëve 45.600 mbërritën në Greqi, më shumë sesa në Spanjë, Itali, Maltë dhe në administratën grekoqipriote”, bëri me dije UNHCR-ja.

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit (IOM) ka thënë se të paktën 15.000 refugjatë kanë humbur jetën në ujërat e Mesdheut që nga viti 2014 e këtej.



Lajme të ngjashme