Flamuri turk në Shqipëri u ul në gjysmështizë në përkujtim të 81-të vjetorit të vdekjes së Ataturkut

Ambasada e Turqisë në Shqipëri në kuadër të përvjetorit të 81-të të kalimit në botën e përjetshme të Mustafa Kemal Ataturkut në institutin e qendrës kulturore turke “Yunus Emre” Tiranë ‪‬ka organizuar një event përkujtimor me pjesëmarrjen e autoriteteve t

1307307
Flamuri turk në Shqipëri u ul në gjysmështizë në përkujtim të 81-të vjetorit të vdekjes së Ataturkut
Arnavutluk Atatürkü Anma Programı_6.jpg
Arnavutluk Atatürkü Anma Programı_1.jpg
Ohri_Batı Balkanlar zirvesi_1.jpeg
İşkodra_Mevlid Kandili_2_Lavdrim Hamja.jpg
İşkodra_Yunus Emre_Türk çayı tanıtımı_3.jpg
İşkodra_Yunus Emre_Türk çayı tanıtımı_1.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (46/2019)

-Flamujt turq në Shqipëri ulen gjysmështizë në përkujtim të 81-vjetorit të vdekjes së Mustafa Kemal Ataturk

Ambasada e Turqisë në Shqipëri në kuadër të përvjetorit të 81-të të kalimit në botën e përjetshme të Mustafa Kemal Ataturkut në institutin e qendrës kulturore turke “Yunus Emre” Tiranë ‪ka organizuar nje event përkujtimor me pjesëmarrjen e autoriteteve turke dhe qytetarëve turq dhe shqiptarë. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Turqisë, Murat Ahmet Yörük.

Të pranishmit nderuan figurën e Mustafa Kemal Ataturkut me qëndrim nderi, ndërsa u intonua edhe himni i Republikës së Turqisë.

Përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, İlayda Bakırcı Kayar, në fjalën e saj në ceremoni foli rreth figurës së themeluesit të Republikës së Turqisë.

Kayar tha se ”Ajo që ne duhet të bëjmë nuk është vetëm të shprehim dhimbjen tonë, por në të njëjtën kohë të kujtojmë idetë dhe veprat e Ataturkut si dhe të mos harrojmë përgjegjësinë për atdheun tonë, të cilin ai u la amanet të rinjve, të mbrojmë dhe zhvillojmë gjithmonë republikën tonë në drejtim të parimeve të tij".

Në vazhdim Kayar tha se në vitet e fundit kanë vazhduar kërcënimet, me të cilat Turqia është përballur nga brenda dhe jashtë saj. “Këto kërcënime politike dhe ekonomike arritën në pikën e kulmit në natën e 15 korrikut 2016. Disa qarqe punojnë me gjithë fuqinë e tyre për të parandaluar rritjen e vendit tonë dhe për të penguar ndikimin e tij që është në rritje”.

Ndërkohë në përfundim të ceremonisë, zyrtarët e institucioneve turke dhe pjesëmarrësit e tjerë vendosën lule pranë bustit të Ataturkut.

Në nderim të Ataturkut u interpretuan këngë dhe poezi në gjuhën turke... 

Nga ana tjetër, Flamujt turk në institutin turk “Yunus Emre” Shkodër dhe në Memorialin e Mbrojtësit të Shkodrës, Hasan Riza Pasha janë ulur në gjysmështizë nga ora 09.05 deri në kohën e perëndimit të diellit.

***

-“Shengeni Ballkanik”, kryeministri Rama: Takimi i 3-të do mbahet në 21 dhjetor, në Durrës 

Takimi i tretë midis liderëve të Ballkanit do të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Ohër.

Kryeministri Edi Rama, në përgjigje të pyetjes se pas vendimit të presidentit Makron, a do të pranojë një alternativë tjetër të anëtarësimit BE, tha: “Përveç një elementi shtesë, që ka qenë shumë i dëshiruar për mua dhe më vjen shumë mirë që përmes kësaj nisme, që po sulmohet qorrazi do të realizohet. Lëvizja e lirë e njerëzve në të gjithë rajonin, që do të thotë lëvizja e lirë pa radhë, pa dy palë policë, pa dy palë kontrolle, pa bakshishe për të kaluar më shpejtë edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut, edhe me Kosovën”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se, në vend që të themi sa mirë që pas një periudhe kur as nuk e njihnim dhe vetëm e sulmonim njëri- tjetrin, kemi arritur në fazën që po finalizojmë disa procese që kemi rënë dakord, fillojmë dhe fantazojmë.

 “Dihet që kemi një ndasi të prerë me Presidentin e Serbisë, por është një ndasi e ditur që nuk na pengon dot që të kuptojmë se çfarë do të bëjmë së bashku. Është ajo e bashkëjetesës në një paqe që na përket të gjithëve. Jemi një lagje e Evropës dhe jemi lagjja më e varfër e Evropës, ndërkohë që duam të integrohemi në lagjen e pasur të Evropës dhe lagjja e pasur e Evropës, ka interesat e veta dhe e thotë hapur që nuk kemi tani kohë të merremi me ju”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me këtë problematikë shpjegoi më tej se: “Por ne nuk mund të presim dhe të mbyllim më shumë mure mes njëri-tjetrit dhe çfarë do të fitojmë. Ky është një proces absolutisht normal dhe i shërben lirisë së lëvizjes. Kur Gjermania feston rënien e mureve ne do të ngremë mure? Ndërsa çështja që na ndan zgjidhet duke komunikuar, por ndërkohë duke i dhënë njerëzve frymëmarrje është e thjeshtë dhe nuk ka alternativë tjetër. Alternativa është të jetojnë më mirë njerëzit këtu dhe ndërkohë të vazhdojmë procesin për integrimin në BE”, tha Rama.

***

-Në Shqipëri përkujtohet Mevludi Sherif, Lindja e Hz. Pejgamberit (a.s.) 

Myftinia Shkodër organizoi në xhaminë e Medresesë aktivitetin tradicional me rastin e përkujtimit të Lindjes së Hz. Muhammedit (a.s.) dhe Mesazhit dhe Dërgesës së tij, si mëshirë për të gjitha krijesat, titulluar: "Mirë se vjen Resul i pritun!".

Aktiviteti nisi me leximin e një pjese kur'anore nga medresisti Alen Bala, që u pasua nga fjala e hyrjes, mbajtur nga teologu Lavdrim Hamja.

Gjatë saj, teologu Hamja vuri theksin te rëndësia e tubimeve, në të cilat përkujtohet emri dhe mesazhi i Hz. Muhammedit (a.s.), shembulli më i përkryer për këdo që dëshiron të udhëzohet drejt Zotit dhe dritës së Tij.

Aktiviteti u përshëndet edhe nga drejtori i Medresesë "Haxhi Sheh Shamia", Kujtim Dervishi, i cili theksoi se përkujtimi i kësaj ngjarjeje të madhe dhe kësaj dite të shënuar, mbetet përherë një stacion që na fton të rikthehemi tek modeli i papërsëritshëm i Hz. Muhammedit (a.s), si i dërguari i fundit dhe vula e krejt dërgesave dhe shpalljeve të mëparshme hyjnore.

Më pas, ligjëroi Myftiu i Zonës Shkodër, imam Muhamed Sytari. Në krye të herës, ai u ndal për të bërë një falënderim publik për lajmin e gëzueshëm dhe arritjes së shënuar të medresistëve dhe medresisteve të Shkodrës, të cilët u kthyen me 4 çmime të larta nga Konkursi Ballkanik i Kur'anit Famëlartë, që u mbajt para pak ditësh në Prishtinë.

Më pas, në ligjëratën e tij, Myftiu hodhi dritë mbi disa mirësi dhe bekime, me të cilat i Dërguari i All-llahut, Hz. Muhammedi (a.s.) solli vlera dhe përhapi dritë besimi e harmonie për mbarë njerëzimin...!

Myftiu tha se, shembulli i Hz. Muhammedit (a.s.) na bën të ndjehemi krenar, të jetojmë me kokën lart dhe ta dëshmojmë madhështinë e Islamit, kudo e me këdo!

Ai ftoi të pranishmit, që këtë Dritë të pashuar, ta marrin dhe ta përhapin gjithandej, duke qenë të bindur se po i bëjnë shërbimin më të mirë vetes, familjes, kombit e njerëzimit...!

Po në kuadër të muajit "Rabiu'l Evvel", nxënësit e Medresesë së Shkodrës, që financohen dhe mbështeten nga shoqata “Istanbul”,  nën drejtimin e përgjegjësit të departamentit të lëndëve fetare, teologut Gëzim Dungaj, përkujtuan përmes një ekspozite dhe referimeve vlerat dhe rëndësinë e këtij muaji, duke sjell kështu një tablo te ndodhive me vlera historike për ummetin mysliman.

***

-Qytetarët e Shkodrës u njohën me kulturën e çajit turk

Instituti turk “Yunus Emre” Shkodër, u prezantoi qytetarëve të Shkodrës kulturën e çajit turk.
Në aktivitetin e realizuar në sallën e ekspozitave të institutit morën pjesë studentë dhe qytetarë të Shkodrës.
Në këtë aktivitet u bisedua me të ftuarit mbi kulturën e çajit turk, duke e shërbyer çajin me veshje tradicionale.
Të ftuarve iu dha informacion mbi histrorikun, mënyrat e përgatitjes-servirjes dhe kulturës së çajit turk, “...Vepra e parë në lidhje me çajin është gjendur në prefekturën e Basrës, në vitin 1879 dhe është shkruar nga H. Mehmet Izet Efendi. Ky shkrimtar duke qenë një fans i pirjes së çajit turk ka këshilluar që është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut dhe ka sugjeruar me shumë këmbëngulje pirjen e tij. Ndërsa, turku i parë që ka pirë çajin supozohet të jetë hoxha Ahmed Jeseli. Supozimi se bima e çajit është një bimë që mund të kultivohet bazuar mbi dokumentacionin që u ka shpëtuar kohërave është realizuar në vitin 1894, në kohën e Sulltan Abdylhamidit të ll...”.
Drejtori i institutit turk “Yunus Emre” Shkodër, Zafer Kıyıcı gjatë fjalës së tij ftoi në institut të gjithë të interesuarit për kulturën turke duke thënë: "Sa herë t'ju marrë malli për çajin tonë, elementin e pazëvendësueshëm të kulturës sonë me të cilin do ju gostisim tani; ai do ju presë në Institutin tonë."
Aktiviteti në të cilin u ndoq me interes çaji turk dhe pamjet e tij, përfundoi duke mbledhur kënaqësinë e pjesëmarrësve.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme