Ministrja e Arsimit të Shqipërisë është takuar me homologun nga Turqia

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini është takuar me homologun e saj, ministrin e Arsimit Kombëtar të Turqisë, Ziya Selçuk.

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë është takuar me homologun nga Turqia

Sipas një njoftimi të bërë nga Ministria e Arsimit Kombëtar thuhet se në kuadër të takimit të realizuar janë trajtuar çështjet arsimore mes dy vendeve.

Ministri Selçuk theksoi se historia e përbashkët dhe me rrënjë të thella si dhe marrëdhëniet mes popujve përbëjnë themelin e fortë të miqësisë së dy vendeve.

Ministri turk vlerësoi se anëtarësimi i Turqisë dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian (BE) në kuadër të integrimit të Ballkanit në Evropë do të jetë i dobishëm për të gjithë rajonin.

"Është e rëndësishme, që vendet në të cilat FETO është aktive, të jenë të vetëdijshme ndaj dëmit që kjo organizatë terroriste mund të shkaktojë në strukturat shoqërore", tha ministri Selçuk duke potencuar rëndësinë e mbështetjes konkrete dhe të vendosur të autoriteteve shqiptare ndaj luftës së Turqisë për këtë çështje.

"Turqishtja të vendoset në planprogramin e Shqipërisë"

Më tej ministri turk njoftoi se gjuha shqipe në Turqi është përfshirë në planprogramet si lëndë zgjedhore.

"Në shkollat shtetërore në Turqi, në rast se një numër i caktuar nxënësish e kërkojnë, lënda e gjuhës shqipe mund të jepet. Aktualisht ne kemi nxënës që e mësojnë gjuhën shqipe. Në kuadër të reciprocitetit dëshirojmë që edhe gjuha turke të vendoset në planprogramin e Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim në këtë drejtim", tha ai.

Nga ana e saj ministrja Shahini duke theksuar se janë të hapur për bashkëpunim tha se zhvillimi i marrëdhënieve do të jetë i dobishëm. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme