Numri i fëmijëve të pashoqëruar emigrantë në Greqi arriti në 4 mijë e 779

Zëvendësministrja e Punës e Greqisë, Domna Mihailidou gjatë një konference për shtyp deklaroi se afërsisht 2 mijë fëmijë janë larguar nga vendet e tyre për arsye të ndryshme.

Ajo tha që nuk dihet se ku janë dhe në çfarë kushtesh po jetojnë këta fëmijë, ndërsa theksoi që policia greke po zhvillon punime për gjetjen e këtyre fëmijëve.

Mihailidou tërhoqi vëmendjen se 43 për qind të fëmijëve të pashoqëruar janë nga Afganistani, 25 për qind nga Pakistani dhe 9 për qind nga Siria. Ndarja sipas gjinisë është 93,8 për qind meshkuj dhe 6,2 për qind femra dhe 7 për qind e fëmijëve janë nën moshën 14-vjeç.

Zëvendësministrja gjithashtu bëri të ditur se kanë biseduar me ambasadorët e shumë vendeve përfshirë edhe ambasadorin e Gjermanisë dhe Serbisë dhe theksoi mundësinë për transferimin e disa prej këtyre fëmijëve në këto vende.

Mihailidou në mes tjerash tha se janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për të zgjidhur problemin e strehimit të këtyre fëmijëve dhe nga Komisioni Evropian kërkoi vazhdimin e financimit të hoteleve, ku janë strehuar disa fëmijë.

Ajo gjithashtu vlerësoi se numri i fëmijëve emigrantë në vend do të rritet deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme