Aktivitete të Ambasadës Turke dhe Institutit “Yunus Emre” në Mal të Zi

Janë paralajmëruar dy aktivitete të rëndësishme për javën e ardhshme: Shënimi i 96-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Turqisë dhe 140-vjetori i miqësisë midis Malit të Zi dhe Turqisë.

1293903
Aktivitete të Ambasadës Turke dhe Institutit “Yunus Emre” në Mal të Zi
Türkiye B.Elçiliği_Karadağ_Ekim Faaliyetleri.jpg
Karadağ_Podgoriçe Rusya Büyükelçiliği.jpg
Türkiye ve Karadağ bayrakları.jpg
Karadağ Türkiye B.Elçisi_Songül Özan.jpg
Millan Knezheviq_Andrija Mandiq.jpg
karadağ.jpg

Me “Koncertin e miqësisë” në Mal të Zi do të shënohet 140-vjetori marrëdhënieve turko-malazeze

Ambasada e Turqisë në Podgoricë, Ambasadorja Songul Ozan edhe këtë vit organizon  pritje me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Turqisë. Në ceremoninë e rastit rëndomë marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Mal të Zi dhe zyrtarë të jetës akademike dhe politike në vend. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm i Ambasadës së Turqisë dhe Institutit “Yunus Emre” është dhe shënimi i 140-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Turqisë. Është planifikuar të organizohet “Koncerti i Miqësisë”, i cili do të shënojë 140 vjet marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike midis Malit të Zi dhe Turqisë duke qenë partnerë dhe aleatë në iniciativa ndërkombëtare ku ndajnë të njëjtat vlera, angazhime dhe sfida. Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë është gjithnjë e në rritje, marrëdhënie këto që vazhdojnë të zhvillohen me nënshkrimin enjë serë marrëveshje bashkëpunimi, andaj Turqia ka qenë dhe mbetet partner, mik dhe mbështetëse e Malit të Zi. Organizatorët e koncertit i kanë bërë ftesë të gjithë miqve të Malit të Zi dhe shtetasve turq që jetojnë këtu që të marrin pjesë në këtë koncert, i cili do të mbahet të hënën më 28 tetor në Podgoricë.

Gjermania e përkrah Malin e Zi si vendin lider në integrimet evropiane 

Gjermania do të vazhdojë me përkrahjen për Malin e Zi, në integrimet Evropiane, si vendin udhëheqës në këtë proces, ka deklaruar ministri federal i Gjermanisë për ekonomi dhe energjetikë, Peter Altmaier. Ai, qëndroi për vizitë zyrtare në Mal të Zi, së bashku me afaristët gjerman kurse janë pritur edhe nga kryeministri, Dushko Markoviq. Bashkërisht është vlerësuar se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Gjermanisë, kanë avancuar dukshëm pas takimit të suksesshëm të kryeministrit, Markoviq dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, gjatë këtij viti, në Berlin. “Vizita juaj në Mal të Zi, dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale si dhe vendosmërinë tonë për avancimin e tyre të mëtejmë dhe bashkëpunimin ekonomik më të fuqishëm”, ka porositur kryeministri Markoviq, gjatë bisedimeve me delegacionin gjerman. Ndërkaq, ministri Altamajer, ka theksuar se vizita e tij është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes nga Berlini, para disa muajsh, me kryeministrin malazez, duke shtuar se kancelarja federale mbështet qasjen e këtillë ndaj Malit të Zi.

Pas Brexit-it zgjerimi në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq ka deklaruar se shpreson se politika e zgjerimit e BE përsëri do të fitojë në intensitet pas përfundimit të Brexit. Markoviq ka theksuar se me daljen e Britanisë së Madhe nga BE do të zgjidhet numër i madh i problemeve dhe do të krijohen mundësi të reja për vendet kandidate, siç është Mali i Zi. Marrëveshja për Brexit-in nuk duhet të këtë ndikim negativ në dinamikën e bisedimeve të Malit të Zi me BE, por stimulim pozitivë, ka vlerësuar Markoviq. Ai ka tërhequr vërejtjen se vendimi i BE për mos hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, dërgon mesazh negativ për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai megjithatë ka vlerësuar se nuk mund të këtë Bashkim Evropian komplet të bashkuar dhe të sigurt pa Ballkanin Perëndimor.

Dy politikanë në Mal të Zi apelojnë dënimet për puç 

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë të Malit të Zi, avokatët kanë nisur apel për dy liderët prorusë të opozitës, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, të cilët janë dënuar me nga pesë vjet burgim për tentimet e dështuara për puç. Avokatët e pjesëtarëve të partisë opozitare, Fronti Demokratik, kanë kërkuar rigjykim për klientët e tyre. Ata kanë thënë se akuzat kundër Knezheviqit dhe Mandiqit kanë qenë të motivuara politikisht. Të dy liderët kanë qenë në mesin e 14 personave të tjerë të dënuar në muajin maj me akuzat për terrorizëm, në kuadër të tentimeve të tyre për puç më 2016, në mënyrë që të pamundësojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. Megjithatë, ky shtet i është bashkuar NATO-s në qershor të vitit 2017, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë.

Këshilli kombëtar edhe këtë vit organizon Maratonën e Pavarësisë Shkodër–Ulqin 2019

Për të tetin vit me radhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e  Shkodrës, organizon Maratonën e Pavarësisë Shkodër–Ulqin 2019. Më 28 nëntor 2019 në ora 09:00, përballë godinës së Bashkisë së Shkodrës, do të bëhet nisja e maratonistëve, ndërsa caku përfundimtar do të jetë Ulqini, përballë godinës së Komunës. Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe duke bashkuar popujt e ndryshëm të trevave të ndryshme.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme