Shqipëri - Sindikata turke "Hizmet-İş" shpërndan mjete shkollore për jetimët

Në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke, prindërve dhe fëmijëve nga Tirana, u realizua shpërndarja e ndihmave për qindra fëmijë jetimë.

1291033
Shqipëri - Sindikata turke "Hizmet-İş" shpërndan mjete shkollore për jetimët

Organizatat dhe institucionet e ndryshme nga Turqia vazhdojnë të ofrojnë ndihma për familjet në nevojë në Shqipëri.

Në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve turke, prindërve dhe fëmijëve nga kryeqyteti i Shqipërisë, u realizua shpërndraja e ndihmave për qindra fëmijë jetimë, me çanta dhe mjete shkollore, si dhe veshmbathje të ndryshme.

Sindikata Hizmet-İş nga Turqia ofroi 750 çanta shkollore së bashku me mjetet e duhura shkollore për fëmijët jetimë, ndërsa do të shpërndahen ndihma me veshmbathje edhe për 3.500 fëmijë jetimë që ofrohen nga Rektorati i Universitetit Selçuk të Konyas në disa qytete të Shqipërisë.

Ambasadori Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük gjatë fjalës së tij përshëndetëse tha se marrëdhënia e veçantë mes dy vendeve merr formë edhe duke ndihmuar njëri-tjetrin.

"Që nga e shkuara dhe tani kemi një marrëdhënie shumë speciale mes popullit shqiptar dhe popullit turk. Kjo marrëdhënie speciale merr formë duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe kjo është një ndër ato forma që tregon këtë marrëdhënien tonë speciale. Kemi aq shumë marrëdhënie të mira dhe speciale me njëri-tjetrin, saqë të jeni të sigurt që nëse juve ju hyn një gjemb në këmbë këtu, dhimbjen e ndiejmë ne në Turqi", tha ambasadori turk.

Ai foli edhe për ndihmat e shtetit turk për Shqipërinë pas tërmetit të 21 shtatorit.

"Kemi qenë të pranishëm dhe me të vërtetë e kemi ndierë tërmetin e datës 21 shtator që ndodhi në Durrës dhe Tiranë. Pa humbur kohë, me urdhër të presidentit tonë, Recep Tayyip Erdoğan dhe me koordinimin e Qeverisë Turke, bashkë me Qeverinë e Shqipërisë kemi sjellë katër mauna me çadra që familjet, që kishin probleme me shtëpitë, të mos kishin probleme me dimrin dhe që të kenë një shtëpizë vogël, që të kenë mundësi ta kalojnë dimrin sa më lehtë", tha ai.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, duke iu drejtuar të pranishmëve në aktivitet, tha se “Ne do të jemi gjithmonë pranë jush, sepse politika jonë e jashtme është politikë që e merr njeriun në qendër, është politikë që fillimisht vlerëson mbi të gjitha njeriun".

Ambasadori Yörük duke folur për operacionin turk "Burimi i Paqes", që ka si qëllim të sigurojë kufijtë e Turqisë duke eliminuar elementet terroriste, u shpreh se "Këta terroristë e marrin forcën nga fuqitë ndërkombëtare që duan të prishin stabilitetin e gjithë asaj zone. Ne nuk kemi filluar luftë. Turqia ka filluar një operacion për të mbrojtur njerëzit e saj dhe për të mbrojtur territorin e saj, nuk është se i ka hapur luftë një shteti tjetër, por thjesht po ndërmerr një operacion për mbrojtje. Është bërë një pezullim i shkurtër i këtij operacioni. Sigurisht që kemi dëshmorë, kemi dhe të plagosur. Të jeni të sigurt që nuk do të na shtrëngojë njeri nga kjo e drejtë, kemi të drejtë në rrugën tonë dhe nuk do të na pengojë njeri që ta vazhdojmë këtë rrugë. Siguria e Turqisë është siguria e Ballkanit, është dhe siguri për Evropën”.

Yörük theksoi më tej se "Populli turk dhe shteti turk kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë me ju. Gjithashtu do të ndajë edhe eksperiencën edhe bukën përgjysmë me popullin shqiptar".

Ndërkaq, Celal Yıldız, zv/kryetari i përgjithshëm i Sindikatës Hizmet-İş, tha se "Është shumë i lumtur dhe i gëzuar që ndodhet në aktivitet bashkë me fëmijët jetimë".

"Jemi vëllezër dhe kemi shekuj që jemi vëllezër. Jemi si mishi me thuan që nuk ndahen, prandaj jam shumë i lumtur dhe i gëzuar që jam pranë jush. Është e rëndësishme të jemi pranë fëmijëve që nuk kanë baballarët e tyre. Ne si konfederatë jemi gjithmonë dhe do të jemi pranë jush. Turqia dhe Shqipëria janë popuj vëllezër dhe jemi bashkë. Mos harroni, jemi përherë pranë jush", tha Yıldız.

Kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra tha se me ndarjen e këtyre ndihmave po realizojnë projektin "Të qëndrojmë pranë jush".

"Këtë radhë, edhe me ndihma kancelarike, edhe me ndihma me rroba, këpucë, këmisha për jetimet. Fondacioni ynë prej vitesh është munduar të qëndrojë pranë jush me ndihma. Gjithashtu, përmendim edhe ndihmat që janë bërë gjatë këtij viti, si gjatë muajt të Ramazanit, ashtu edhe gjatë Kurban Bajramit", tha Gurra. (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme