Mbyllet samiti i liderëve të BE-së; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten jashtë

Samiti dyditor i liderëve të Bashkimit Evropian ka përfunduar pa një vendim për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mbyllet samiti i liderëve të BE-së; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten jashtë

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe ai i Komisionit Evropian, Jean-Claunde Juncker, organizuan një konferencë të përbashkët shtypi në fund të samitit, ku morën pjesë për herë të fundit para përfundimit të mandateve të tyre.

Tusk tha se liderët nuk kanë arritur një marrëveshje që të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e cilësuar këtë si “një gabim”.

“Në fakt më vjen turp. Këto dy vende dje e kaluan provimin me sukses, ndërsa shtetet anëtare nuk arritën ta kalojnë provimin”, theksoi ai.

Kreu i Komisionit Evropian shtoi se në samitin e muajit dhjetor liderët do ta trajtojnë përsëri çështjen e zgjerimit.

Ndërsa Juncker tha nga ana e tij se ka pësuar një zhgënjim të madh në lidhje me dështimin e avancimit të zgjerimit të Unionit.

Ai potencoi se e gjitha kjo mund të vlerësohet si “një gabim historik”.

“Nëse BE-ja dëshiron të respektohet, atëherë duhet të përmbushë premtimet”, theksoi Juncker. / AA



Lajme të ngjashme