Në Shkodër u organizua “Kultura e mëngjesit turk”

Në aktivitetin e organizuar në oborrin e institutit “Yunus Emre” të quajtur “Kultura e mëngjesit turk” morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve, të medias, student dhe qytetarë shkodranë.

Në Shkodër u organizua “Kultura e mëngjesit turk”

Në Shkodër instituti “Yunus Emre” organizoi mëngjesin turk

Në aktivitetin e organizuar në oborrin e institutit “Yunus Emre” të quajtur “Kultura e Mëngjesit Turk” morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve, të medias, studentë dhe qytetarë shkodranë.
Mëngjesi si një vakt që veçanërisht të dielave merr përmasa të një aktiviteti, ku mblidhet e gjithë familja, mundësoi takimin e qytetarëve të Shkodrës në mjediset e jashtme të institutit turk “Yunus Emre” Shkodër.

Drejtori i institutit “Yunus Emre”, Zafer Kiyiçi përshëndeti të ftuarit dhe foli rreth kulturës së krijuar të mëngjesit turk, i cili konsumohet përpara kafes së mëngjesit apo një gotë çaji që në Turqi është tejet i përhapur.

Kultura e mëngjesit është krijuar,- tha drejtori Kiyiçi,- duke qenë se Turqia ka shumë krahina të ndryshme të përhapura dhe secila ka sjellë gatimet e veta…

Në tryezat e aktivitetit, ku u pasqyrua rëndësia në kulturën turke, përmbajtja dhe promovimi i vaktit të mëngjesit me një histori të pasur dhe të lashtë, kishte shije mjaft të këndshme përbërëse të kuzhinës turke dhe që pasqyrojnë kulturën e mëngjesit turk si: çaji turk, simite, pogaçe, “murtuga” e krahinës së Vanit, petulla të krahinës së Izmirit, “akıtma” e krahinës së Elazığ, “kuymak” e krahinës së Detit të Zi, sallatë me qiqrra të krahinës së Anadollit, lloje bukësh dhe reçeli nga krahina të ndryshme, vezë të ziera, vezë me suxhuk, vezë me qepë, “menemen”, lloje të ndryshme ulliri, sallame, trangull, domate, lloje të ndryshme byreku, gjalp, mjaltë, terhan hallvasi, qumësht, kos.

Vakti i mëngjesit në turqisht "kahvaltı" buron nga togfjala "kahve-altı" që do të thotë "më pas kafe" duke bërë që të jetë vakti, i cili konsumohet para kafesë së parë të ditës.

Për këtë arsye pas konsumimit të mëngjesit aktiviteti “Kultura e mëngjesit turk” vijoi me gostitjen e kafesë turke.

Mëngjesi, si një vakt me rëndësi të veçantë në kulinarinë turke dhe i vërtetuar nga specialistë për dobitë ndaj shëndetit, i përgatitur dhe prezantuar sipas metodës turke me përmbajtje të të gjithë elementëve të kulturës së mëngjesit turk, u pëlqye shumë nga të ftuarit.

Të ftuarit në këtë aktivitet jo të zakontë shijuan gatime nga më të ndryshmet dhe me një shumëllojshmëri në një mëngjes të bollshëm që i shërben gjithsecilit për ta nisur plot energji ditën, ndërsa ka edhe mesazhin e bashkimit dhe harmonisë mes njëri-tjetrit.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme