Ministrja serbe i bëri një vlerësim vizitës së Presidenti Erdogan në Serbi

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviç tha se projekti i autostradës Sarajevë-Beograd do të lidh jo vetëm vendet e rajonit, por edhe njerëzit.

Ministrja serbe i bëri një vlerësim vizitës së Presidenti Erdogan në Serbi

Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës së Serbisë, Zorana Mihajloviç tha se projekti i autostradës Sarajevë-Beograd do të lidh jo vetëm vendet e rajonit, por edhe njerëzit.

Zorana Mihajloviç i bëri një vlerësim vizitës që Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të zhvillojë në Serbi më 7-8 tetor.

Ministrja Mihajloviç theksoi se projekti i autostradës Sarajevë-Beograd, punimet e të cilit do të fillojnë me pjesëmarrjen e Presidentit Erdoganit, ka një rëndësi të madhe, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ky projekt nuk është një projekt i zakonshëm autostradash, por është një unazë që do të lidhë tërë rajonin. Tani kemi filluar me pjesën përgatitore të kësaj unaze. Ky projekt do të lidh jo vetëm vendet e rajonit, por edhe njerëzit. Fillimi zyrtar i punimeve të këtij projekti do të fillojë me vizitën e Presidentit Erdogan”.

Në lidhje me vizitën e Presidentit Erdogan ministrja serbe tha se “Në Serbi veprojnë shumë kompani turke dhe ky numër shënoi rritje viteve të fundit. Kjo ka domethënie të madhe për ne. Turqia është një investitor i rëndësishëm dhe ka marrëdhënie të mira me popullin ton. Mes Turqisë dhe Serbisë janë të pranishme edhe bashkëpunimet e rëndësishme në fushën e infrastrukturës. Në kuadër të vizitës së Presidentit Erdogan do të vijë edhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Mehmet Cahit Turhan me të cilin do të bisedojmë për fushat e reja të investimeve”.

Duke vënë në dukje se me vizitën e Erdoganit do të jepet edhe mesazhi për “stabilitetin rajonal”, ministrja Mihajloviç tha se “Besojë se edhe Presidenti Erdogan do të japë mesazhin e njëjtë. Pa marrëdhënie të mira ndërmjet Turqisë dhe Serbisë, Turqisë dhe Bosnjë e Hercegovinë sot ne nuk do të bënim fjalë për një projekte të tilla të mëdha”.

Ajo gjithashtu shtoi se gjatë vizitës së Presidenti Erdogan do të mbahet edhe samiti tresh i liderëve Turqi-Serbi-Bosnje e Hercegovinë, ndërsa marrëdhëniet e Serbisë me Bosnje-Hercegovinën i cilësoi si të mira.

 


Lajme të ngjashme