Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë Malin e Zi

Autoritetet e Malit të Zi e cilësojnë ketë vizitë si historike dhe përkrahje për integrimet euro-atlantike

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë Malin e Zi

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo do të vizitoj nesër Malin e Zi

Në Mal te Zi  po i kushtohet vëmendje e veçante vizitës  së Sekretarit Amerikan  të Shtetit, Mike Pompeo. Sipas autoriteteve të këtushme kjo vizitë nënkupton paralajmërimin e Washingtonit  për praninë më të madhe në Ballkan. Presidenti  Gjukanoviq ka  thënë  se Sekretari Pompeo, gjatë vizitës në rajon do të përcjellë mesazhe të qarta për mbështetjen e fuqishme amerikane. Ai ka nënvizuar se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian dhe në NATO ndërsa ka ofruar mbështetjen e vendit të tij për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në këto institucione. “Në Mal të Zi jemi bindur se pasiguria me të cilën për fat të keq njihet Ballkani, është pasojë e zhvillimeve demokratike të rajonit”. Përgjigjja e gjithë kësaj duhet të jetë integrimi, arritja e kualitetit evropian edhe për popujt tanë. Ne jemi vend anëtar i NATO-s  dhe jemi në bisedime me BE-në. Mendoj se është me rëndësi që ta mbështesim edhe Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë”, ka deklaruar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq

Presidenti Gjukanoviq qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq  qëndroi për  vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai ne takimin që ka pasur me presidentin  Stevo Pendarovski  e ka inkurajuar Shkupin zyrtarë në rrugën drejtë integrimeve evropiane, duke përkujtuar se nuk mund të këtë progres në rajon pa integrime evropiane.  Gjukanoviq dhe Pendarovski kanë përkujtuar se ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura, por gjithmonë kanë qenë shtete mike dhe të cilat i forcojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet në të gjitha sferat.  Presidenti Gjukanoviq është takuar edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe me kryetarin e Parlamentin Talat Xhaferi. “Vizita në shtetin mik është nxitje për forcimin e bashkëpunimit me interes të dyanshëm dhe për bisedime për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të vendeve tona dhe të rajonit në përgjithësi” ka nënvizuar Gjukanoviq.

Kisha ortodokse Serbe kërkon që Mali i Zi  të tërheqë njohjen e Kosovës

Në Mal të Zi  qëndroi Patriku i  Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i cili në një ceremoni fetare  ka kërkuar  që Mali i Zi të tërheqë njohjen e Kosovës. Kabineti i presidentit ka thënë  se nuk do t'i komentojë "pritjet" e Patriarkut duke nënvizuar  se " Mali i Zi ka politikë të jashtme të qëndrueshme, të bazuar në interesat e tij shtetërore dhe kombëtare, e cila, sipas vlerësimeve nga adresat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, i kontribuon  stabilitetit në rajon." Mali i Zi e ka njohur Kosovën në tetor të vitit 2008, vetëm disa muaj pasi Kosova ka shpallur pavarësinë.

 

Arrihet pajtimi për trajnimet e ushtarëve në Turqi

Ministria e mbrojtjes nacionale të Turqisë do ta përkrah trajnimin për pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi në Qendër për trajnime në  Turqi , kurse do të ndihmojë edhe në furnizimin e mjeteve të prodhimtarisë turke, për nevojat e Ushtrisë malazeze, kështu u ra  dakord në takimin e Ministrit  Hulusi Akar dhe Ministrit të mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag  Boshkoviq. Boshkoviq ka qëndruar për vizitë zyrtare në Ministrinë turke të mbrojtjes, e më këtë rast ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunimin ushtarako- financiar, protokollin për implementim në aspektin e përkrahjes financiare mes qeverisë së Turqisë dhe asaj të Malit të Zi, si dhe protokollin për donacion mes Ministrisë së mbrojtjes së Malit të Zi dhe Ministrisë së mbrojtjes nacionale të Turqisë. Boshkoviq ka thënë se është i kënaqur me bashkëpunimin e dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe njëkohësisht i ka falënderuar në përkrahje e vazhdueshme të cilën Republika e Turqisë i ofron Malit të Zi. Ministri turk ka shprehur kënaqësi me rezultatet e bashkëpunimit bilateral të Malit të Zi dhe Turqisë, në veçanti duke theksuar kontributin e Malit të Zi të sistemit kolektiv të sigurisë. Ai po ashtu ka theksuar rëndësinë e forcimit të kapaciteteve shtetërore me investimet intensive në fushën e mbrojtjes e me qëllim të luftimit të sfidave aktuale të sigurisë.

Të gjitha zgjedhjet të mbahen në një ditë

Ne Mal të Zi  qëndroi  për vizite Ministri  Finlandez i punëve te jashtme  Peko Havista i cili  u takua me personalitete  me te larta shtetërore. Në takimin qe pati me Kryeministrin Dushko  Markoviq u vlerësua larte angazhimi i Malit të  Zi drejtë rrugës së Bashkimit Evropian.  Sipas tij Këshilli parlamentarë për reformën e legjislaturës zgjedhore do të duhej që sa më parë të fillojë me punë,  duke shtuar se do të ishte mirë që zgjedhjet lokale të mbahen në të njëjtën ditë me ato parlamentare. Ai, pas takimit me homologun e tij malazez, Srgjan Darmanoviq ka thënë se Finlanda, e cila momentalisht kryeson Këshilli e Evropës, dëshiron që shtetet e reja të fillojnë negociatat me BE. Siç ka theksuar, sundimi i ligjit, liria e mediave dhe zhvillimi i shoqërisë civile janë gjëra shumë të rëndësishme në bisedimet me BE. Ai ka shtuar se Mali i Zi dhe Finlanda kanë shumë gjera të përbashkëta dhe se mund ta forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin. Darmanoviq ka theksuar se Finlanda dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie shumë të mira dhe se ky shtet fuqishëm e përkrah integrimin e Ballkanit perëndimorë në BE, si në nivelin politik ashtu edhe në atë të ekspertëve.

Progres në legjislacionin për pakicat kombëtare

Në Mal të Zi është shënuar progres në legjislacionin i cili ka të bëjë me pakicat kombëtare dhe personat e zhvendosur, kurse  pozita e romëve dhe egjiptianëve duhet të përmirësohet, kanë vlerësuar nga Këshilli i Evropës. Në vlerësimet e publikuara  theksohet se shoqëria malazeze është karakterizuar si demokrate, se është vendosur kornizë e mirë ligjore dhe anti diskriminuese dhe se është arritur progres në zgjidhjen e çështjeve të personave të zhvendosur të cilët në Mal të Zi kanë ardhur nga Kosova, gjatë viteve të 90-ta. Në vlerësime theksohet se kërkohen përpjekje urgjente për përparimin e situatës sociale dhe ekonomike të romëve dhe të egjiptianëve dhe se nevojitet rritja e numrit  të atyre që ndjekin shkollimin. Në mendimin, i cili përfshin periudhën prej qershorit të vitit 2013 deri në muajin mars të këtij viti, shkruan se Mali i Zi si pakica nacionale ka identifikuar shqiptarët, boshnjakët, myslimanët, romët dhe serbët.

Mediat profesioniste, themeli shoqërisë demokratike

Në Cetinë u mbajt  Forumi Parlamentar me pjesëmarrjen e  deputeteve,  përfaqësuesve të mediave , organizatave ndërkombëtare etj.  Në fjalën përshëndetëse Krye parlamentari Ivan Brajoviq ka thënë se “Mediat e përgjegjshme dhe profesioniste janë fondamentale për funksionin e ç’do demokracie dhe themel i shoqërisë demokratike” . Forumin Parlamentar të Cetinës e organizon Kuvendi i Malit të Zi. “Roli i parlamentit është që me ligj të rregullojë kushtet, kurse roli tjetër real i mediave është që të ofrojë informata të vërteta dhe me kohë, të përkrahin klimën e tolerancës dhe respektimin e llojllojshmërisë, duke mos shpërdoruar forcën dhe ndikimin të cilën ato e kanë “, ka theksuar Brajoviq. Sipas fjalëve të tij është në interes të Parlamentit dhe të deputetëve që puna e tyre të shihet në mënyrë që qytetarët ti prezantojnë me dinjitet dhe të arsyetojnë besimin e dhënë. Në Forum,  u mbajtën sesionet  “Përgjegjësia e parlamenteve dhe e shërbimeve publike në promovimin e kulturës së dialogut politikë” dhe “Roli i zgjidhjeve ligjore në forcimin e lirisë dhe profesionalizmit të punës së mediave”.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme