Sektori publik në Greqi filloi një grevë njëditore

Në Greqi, nëpunësit civilë dhe punëtorët e filluan një grevë 24 orësh për të protestuar ndaj projektligjit të qeverisë, për të cilën ata pretendojnë se "i përkeqëson kushtet e punës".

Sektori publik në Greqi filloi një grevë njëditore

Greqi, nëpunësit civilë dhe punëtorët e filluan një grevë 24 orësh për të protestuar ndaj projektligjit të qeverisë, për të cilën ata pretendojnë se "i përkeqëson kushtet e punës".

Me thirrjen e Konfederatës Greke të Punëtorëve (GSEE), Frontit të Punëtorëve Luftëtarë (PAME) dhe Qendrës së Punëtorëve të Athinës (EKA), punëtorët sot e filluan një grevë 24-orëshe në gjithë vendin.

Greva mbështetet nga punonjësit publik dhe të transportit, punëtorët, gazetarët, punonjësit e bankave, mjekët, punëtorët e porteve detare dhe punonjësit e arsimit.

Ndërkohë, shërbimet publike po përjetojnë ndërprerje për shkak të grevës.

Në porte nuk ka shërbime të ngarkim-shkarkimit, bankat nuk ofrojnë shërbime, ndërsa shërbimet e autobusëve dhe të metrosë janë të kufizuara.

Mjekët janë duke u kujdesur vetëm për raste emergjente, ndërkaq për shkak të grevës televizionet shtetërore dhe private nuk transmetojnë lajme.

Në kuadër të grevës, sindikata të ndryshme, me në krye sindikatat GSEE, PAME dhe EKA, gjithashtu vendosën të organizojnë protesta në Athinë.

Në Greqi, nëpunësit dhe punëtorët argumentojnë se projektligji i qeverisë përkeqëson kushtet e punës dhe synon të privatizojë disa institucione publike.

Projektligji në fjalë pritet të dërgohet në parlament në ditët e ardhshme për miratim.

 


Lajme të ngjashme