Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, nuk ka viktima

Një tërmet me madhësi 5,8 ballës sipas shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7,5 ballë me epiqendër në veri të Durrësit është ndjerë në shumë qytete të Shqipërisë.

Arnavutluk depremi_vatandaş sokakta.jpg
Arnavutluk depremi_vatandaş sokakta_3.jpg
Arnavutluk depremi_vatandaş sokakta_4.jpg
Arnavutluk depremi_maddi hasar.jpg
Arnavutluk depremi_yaralılar_2.jpg
Arnavutluk depremi_vatandaş sokakta_5.jpg

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe qytete të tjera të vendit janë goditur të shtunën pasdite nga një tërmet i fuqishëm.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionin zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot Shqipërinë.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se tërmeti ka qenë me madhësi 5,8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7,5 ballë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit, në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas Ministrisë ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Sipas këtij institucioni, po punohet me shpejtësi për evidentimin e dëmeve paraprake.

Tërmeti i të shtunës ka sjellë panik mes qytetarëve, të cilët kanë dalë menjëherë nga shtëpitë.

Lëkundjet e fuqishme të tërmetit që goditën të shtunën Durrësin, Tiranën dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë kanë bërë që Kryeministri Edi Rama të anulojë udhëtimin për në Nju-Jork në OKB.

Burime zyrtare thanë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndërsa ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Traumës, tha se nuk ka raste të rënda.

Sipas raportimeve 68 të lënduar kanë marrë shërbim në spitale, kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

Pjesa më e madhe kanë marrë shërbim dhe e kanë lënë spitalin.

Shqipëria në vitet e fundit është goditur nga disa tërmete, të cilët kanë shkaktuar edhe dëme materiale.



Lajme të ngjashme