Shkollat prestigjioze turke «Maarif» shtrihen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2019-2020 në Shqipëri janë organizuar ceremoni solemne në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të fondacionit turk «Maarif».

türkiye maarif vakfı arnavutluk-ta yeni okul açtı_new york basic education_6.jpg
türkiye maarif vakfı arnavutluk-ta yeni okul açtı_new york basic education_3.jpg
türkiye maarif vakfı arnavutluk-ta yeni okul açtı_new york basic education_5.jpg
türkiye maarif vakfı arnavutluk-ta yeni okul açtı_imsa high school elbasan_10.jpg
Donald Tusk-Edi Rama_3.jpg
Türkiye Bursları_Arnavut öğrenciler_ALSAR_1.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (38/2019)

-Shkollat prestigjioze turke «Maarif» zgjerohen edhe në qytete të tjera të Shqipërisë

Me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2019-2020 në Shqipëri janë organizuar ceremoni solemne në institucionet arsimore të sistemit parauniversitar të Fondacionit Turk «Maarif».

Pjesë e aktivitetit të organizuar në Tiranë për hapjen e vitit të ri shkollor në gjimnazin «New York High School» dhe shkollën 9-vjeçare «New York Basic Education» ishin ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, përfaqësuesja e Fondacionit Turk Maarif, Aşkın Asan, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, prindër dhe nxënës.

Ambasadori Yörük, në fjalën e tij përshëndetëse duke folur për rritjen e institucioneve arsimore të Fondacionit Turk «Maarif» në Shqipëri, tha se kjo është diçka konkrete e dëshirës së familjeve shqiptare që ju kanë besuar fëmijët e tyre institucioneve arsimore të «Maarif»-it. 

"Ky emocion kaq i fuqishëm ka ardhur si pasojë e një bashkëpunimi kaq të mirë që kemi midis shkollave tona, midis prindërve dhe midis dy vendeve tona për shekuj me radhë. Shkollat ndërkombëtare «Maarif» duke filluar që nga viti kur janë krijuar e deri në ditët e sotme janë duke ecur përpara me hapa të sigurt për një të ardhme akoma më të ndritur. Shpresoj që ky vit shkollor të jetë sa më i mbarë për të gjithë ne", theksoi në fjalën e tij ambasadori turk.

Përfaqësuesja e Fondacionit «Maarif», Aşkın Asan, tha se fondacioni është krijuar me qëllim për t’u përhapur në mënyrë ndërkombëtare kudo jashtë Turqisë.

"Ne si Turqi e kemi parë Shqipërinë dhe shqiptarët si një lidhje e fortë prej shekujsh dhe shumë afër zemrës tonë. Lidhja që kemi mes Turqisë dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme. Fondacioni Turk «Maarif» është krenar për të gjitha lidhjet që ka kudo në botë. Ajo që është e rëndësishme për ne është të përgatisim të gjithë nxënësit tanë në mënyrën më të mirë të mundshme", tha Asan.

Duke iu drejtuar nxënësve, Asan u shpreh se "Ju si nxënës jeni shumë me fat pasi Fondacioni Turk «Maarif» funksionon më 35 vende të botës dhe kemi rreth 300 shkolla dhe 30 mijë nxënës".

Drejtoresha e gjimnazit «New York High School», Lidra Meidani, nga ana e saj theksoi: "Ceremonia e sotme na bën të ndiejmë edhe njëherë kënaqësinë dhe përgjegjësinë e një fillimi të ri në një rrugë tashmë të ndriçuar nga përvoja dhe sukseset e viteve. Ne jemi të vetëdijshëm se mësimdhënia dhe edukimi shtron gjithmonë detyra të reja. Dëshira jonë për të qenë më të mirët na bën të ecim përpara duke e konsideruar çdo vit të ri shkollor si një shteg të ri drejt synimeve tona”. 

Nga ana tjetër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2019-2020 në Shqipëri është inauguruar gjimnazi «IMSA High School Elbasan», që administrohet nga Fondacioni Turk «Maarif».

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e shkollës që ndodhet në territorin e Bashkisë së Elbasanit, ishin të pranishëm përfaqësuesja e Fondacionit Turk «Maarif», Prof. dr.Aşkın Asan, nënkryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, koordinatori i zyrës së Fondacionit Maarif në Shqipëri, Fatih Cankurt, sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës së Elbasanit, Eva Bica, prindër dhe nxënës.

Përfaqësuesja e Fondacionit «Maarif», Asan, tha gjatë fjalës në ceremoni se synimi i tyre më i madh është që ta vazhdojnë vëllazërinë midis Turqisë dhe Shqipërisë.

"Ne besojmë se Fondacioni Turk «Maarif» edukon të ri shumë të mirë për të cilët e gjithë bota ka nevojë...", tha Asan.

Duke iu drejtuar nxënësve, ajo tha se, "Në mënyrë që ju të jeni sa më të suksesshëm të gjithë ne të punojmë së bashku. Ne ofrojmë programet më të mira në mënyrë që t'ju vijmë në ndihmë".

N.kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi, gjatë fjalës së tij u shpreh:"Jemi krenar që kemi kontribuar në ngritjen e këtij bashkëpunimi, që në fakt vazhdon prej kohësh dhe ky është vetëm një hap i radhës. Jemi të lumtur që ju jeni në Elbasan dhe Elbasani është një vend që e do arsimin, është një vend që me përkushtimin ndër vite i ka dhënë arsimit shqiptar shumë".

Të pranishmit në ceremoni në emër të ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, i përshëndeti këshilltari për çështjet e arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Atakan Doğan.

Në emër të stafit të mësuesve të gjimnazit përshëndeti Elisabeta Myftari, e cila theksoi se në këtë shkollë, nxënësit do të gjejnë kushtet më të favorshme dhe maksimumin e përkushtimit të stafit pedagogjik.

Ndërkaq ka filluar edhe procesi edukativ në kopshtin «IMS Farm Kindergarten Albania».

***

-Hyrja e Shqipërisë në BE, në interesin më të mirë të të gjithë Evropës

Ishte mesazhi i Presidentit të KE-së, Donald Tusk në Tiranë, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama

Delegacioni i BE-së në Tiranë, duke publikuar edhe foto nga takimi i Tusk me Ramën, risjell mesazhin e tij lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ishte (të martën e kaluar) në Tiranë. “Hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës. Sepse Evropa nuk do të jetë e qëndrueshme dhe e sigurt pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët”, tha presidenti Tusk.

Presidenti i KE-së, deklaroi ndër të tjera se “kur kam qenë në Tiranë, prillin e shkuar, unë fola për ëndrrën që kam për vendin juaj dhe për të gjitha rajonin, për të ndjekur të njëjtin rrugëtim si vendi im, Polonia, drejt Bashkimit Evropian. Sot, një vit më pas mund të them që në sajë të përpjekjeve tuaja, ne i jemi afruar këtij objektivi. Jemi më afër tij dhe askush nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël, as këtu në Tiranë e as në të gjitha kryeqytetet e Bashkimit Evropian”.

Kryeministri Edi Rama i akordoi Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”.

***

-Nxënësit fitues të bursave të Turqisë nisin rrugëtimin akademik

Me besimin se investimi më i mirë dhe i qëndrueshëm për të ardhmen e shoqërisë është shërbimi e kontributi që ofrohet në fushën e arsimit, Fondacioni «ALSAR» në prag të fillimit të vitit të ri shkollor organizoi më datat 11 dhe 13 shtator 2019 ceremonitë e dërgimit të nxënësve ekselentë që u përzgjodhën për të ndjekur studimet në Turqi.

Kjo është një ndjesi e veçantë gëzimi dhe krenarie, është një kurorëzim i suksesshëm i angazhimeve dhe përpjekjeve të Fondacionit «ALSAR», për akordimin e bursave të studimit falas dhe pranimin e nxënësve kandidatë nga Shqipëria, që dëshirojnë të studiojnë në fakultete e degë të ndryshme, në kushte optimale arsimimi të standardeve bashkëkohore e ndërkombëtare, mundësuar në sajë të marrëveshjeve të përbashkëta ndërinstitucionale të nënshkruara nga «ALSAR» me institucione akademike e universitare në Republikën e Turqisë, të cilat në mënyrë të përvitshme përcaktojnë kuota të veçanta për Shqipërinë.

Me gjuhën e shifrave mund të përmendim se nga 2 kontingjentet e dërguara :

18 nxënës do të vijojnë ciklin e mesëm shkollor, 10 studentë do të ndjekin studimet e larta universitare në programin “Bachelor”, dhe 1 student do të ndjekë studimet pas universitare, programi “master shkencor”.

***

- “Air Albania”  në partneritet me “Turkish Airlines” drejt të gjitha aeroporteve të Evropës 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku gjatë prezantimit të aeroportit të Vlorës, theksoi se qeveria Rama është e fokusuar në investimet që lidhen me politikat e aviacionit civil, aeroporti i Kukësit dhe Projekti i Vlorës janë një dëshmi e kësaj.

Po ashtu ajo bëri të ditur se “Air Albania” më datë 30 shtator do të ngrejë në qiell avionin “Migjeni”, qëdo udhëtojë drejt Italisë, ndërsa “Naimi” pritet të udhëtojë drejt destinacioneve të tjera evropiane.

Vetëm para një viti, ne ngritëm në qiejt e Evropës avionin e parë shqiptar, dhe vetëm në datën 30, “Air Albania” do të realizojë një premtim tjetër dhe avioni i dytë, atë që mban emrin e “Migjenit”, do të ngrihet për të udhëtuar në destinacionet më të kërkuara të Italisë. Ndërsa, jo më vonë se fundi i këtij, viti avioni i tretë, ai me emrin “Naimi” do udhëtojë drejt të gjitha aeroporteve të Evropës, në Londër, Bruksel, Athinë dhe kudo ku ka shqiptarë e kudo ku zemra e shqiptarisë rreh”, – tha ministrja Balluku, duke theksuar më tej:

“Por jo vetëm kompania ajrore ka qenë në planet tona, tashmë ne flasim për një bosht të tërë të aeroporteve duke nisur nga veriu dhe deri në jug. Kemi nisur punën me aeroportin e Kukësit. Nuk është më një ëndërr apo premtim, por një realitet. Aty ku sot punohet për të mbaruar sa më parë me punët civile, e më pas për të plotësuar të gjitha kushtet për të qenë një aeroport ndërkombëtar “Low Cost”, ku shqiptarët mund të aksesojnë veriun e Evropës me çmime shumë të ulëta”, – tha Balluku.

-Pse u vendos memoriali turk në Tiranë? Erion Veliaj: Vendosja e pllakave, kujtdo që jep kontribut për Tiranën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin “Real Story” në «News 24» foli edhe për çështjen e memorialit turk të vendosur në Tiranë.

Veliaj u shpreh se TIKA posaçërisht ka dhënë kontribut të çmuar për Tiranën dhe se komuniteti turk gjithmonë ka kontribuar në kryeqytet.

Kemi punuar dhe po punojmë për ndërtim shkollash. Turqia ka dhënë ndihma dhe ka bërë disa shkolla e kopshte në Tiranë, disa konvikte të Qytetit Studenti. Po të mos ishin investimet e sektorit privat, ne nuk do ti bënim këto. Fondacionet turke kanë dhënë para edhe për kënde lojërash, edhe për pllakat përkujtimore. Unë nuk jam diplomat i Tiranës, por jam menaxhues i kryeqytetit. Unë jam gati t’i vë pllakë kujto që kontribuon për Tiranën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se është një fatkeqësi për kombin turk ajo që ndodhi atje me tentativën e dështuar për grusht shteti, ku viktima mbetën civilë të pafajshëm “Këtu ka persona që bëjnë lloj çudirash dhe media i mbulon ‘non stop’. Ne kemi komunitet turk me 2-3 mijë vetë. Ne kemi ushtarë nazist te Liqeni, siç kemi edhe të partizanëve. Sigurisht në ditën e grushtit të shtetit në Turqi kam shprehur ngushëllim. Unë kam miq në Turqi. Për atë ditë dhe atë akt, të gjithë janë dakord. Atë ditë kanë vdekur persona civilë. Kombe të ndryshme kanë përkujtimore të ndryshme, në këtë rast kanë pllakën. TIKA ka dhënë kontribut për shumë projekte...”, ka deklaruar kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme