Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Tusk bën fjalë me lëvdata për Maqedoninë e Veriut

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është pritur nga Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Stevo Pendarovski-Donald Tusk.jpg

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku është pritur nga Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Në konferencën e përbashkët për media, Zaev tha se ka pritur dhe do ta përcjellë Presidentin e Këshillit Evropian me dëshirën që në mbledhjen e Këshillit në muajin tetor Maqedonia e Veriut të merr datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

"Presidenti Tusk do të drejtojë atë mbledhje të Këshillit Evropian që për ne është historike, ku liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian duhet të vërtetojnë këtë vendim. Për atë, sot në mënyrë të detajuar e njoftuam me të gjitha përpjekjet tona që i kemi bërë gjatë dy viteve e gjysmë, por edhe gjatë 15 viteve si shtet kandidat për anëtarësim në BE", tha Zaev.

Ai tha se vazhdojnë edhe më tej përgjegjësitë për arritjen e rezultateve, sidomos në sundimin e ligjit. Zaev theksoi se angazhimet bëhen në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, nga ana e tij, tha se përpjekjet e Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit kanë qenë të jashtëzakonshme, duke shtuar se me nënshkrimin e marrëveshjeve me fqinjët, duke përmendur edhe Marrëveshjen e Prespës për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, vendi është bërë "kampion i racionalizmit dhe pjekurisë politike në rajon".

"Dua ta bëj shumë të qartë, nuk ka dyshim në Bruksel për angazhimin tuaj politik për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Kuptohet se çdokush në çdo kohë dhe çdo vend mund të arrijë më shumë, veçanërisht kur është në pyetje zbatimi, por ne e dimë shumë mirë se qeveria e juaj është e përkushtuar në këtë", tha Tusk.

Ai gjithashtu u shpreh se Maqedonia e Veriut është shteti "më i mirë i mundshëm" për të cilin do t'u apelonte liderëve të BE-së që "të përmbushin pjesën e tyre, pasi Maqedonia e Veriut veçse e ka përmbushur pjesën e saj".

Zaev falënderoi presidentin Tusk për mbështetjen e dhënë gjatë gjithë mandatit të tij pesëvjeçar. Mandati i tij skadon më 1 dhjetor ndërsa pastaj me Këshillin Evropian do të udhëheq kryeministri i Belgjikës, Charles Michel.

Përve Kryeministrin Zaev, Tusk është takuar edhe me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. (AA)

 


Lajme të ngjashme