Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Në parkun e liqenit të Shkodrës u zhvillua kompeticioni sportiv ndërkombëtar "Triathlon Labeat 2019”

Për të shtatin vit radhazi Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Shoqatën e Sporteve të Ujit ka organizuar "Triathlon Labeat 2019”.

Triathlon Labeat 2019_21.jpg
Triathlon Labeat 2019_9.jpg
Triathlon Labeat 2019_31_İşkodra Gölü.jpg
dikey resim_Triathlon Labeat 2019_13.jpg
Triathlon Labeat 2019_20.jpg
dikey resim_Triathlon Labeat 2019_6.jpg

"Triathlon Labeat 2019” në Liqenin e Shkodrës bashkoi sportistë nga të gjitha trevat shqiptare

Për të shtatin vit rradhazi Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me Shoqatën e Sporteve të Ujit kanë organizuar para pak ditëve "Triathlon Labeat 2019”.

 

Ky edicion kishte pjesëmarrjen e mëse 100 garuesve nga mosha të ndryshme, për meshkuj e për femra. Një veprimtari tre garësh, e cila tashmë është kthyer në një nga aktivitetet e përvitshme që organizohen nga Bashkia Shkodër.

Në këtë aktivitet u zhvillua një kompeticion tre garish: not, çiklizëm dhe vrapim. Fillimisht aktiviteti startoi me garën e notit 750 metra, më pas vazhdoi me garën e çiklizmit 10 km nga moloja e Shirokës në Zogaj dhe kthim, dhe përfundoi me garën e vrapimit 5 km.

E pranishme ishte edhe kryetarja Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila vlerësoi zhvillimin e këtij aktiviteti ndërkombëtar.

“…Është një event sportiv, por njëkohësisht edhe një event që mbledh dashamirësit e mjedisit, por edhe të sportit në një aktivitet që promovon territorin dhe pikërisht promovon liqenin e Shkodrës, bukurinë, por nga ana tjetër edhe mundësinë që ky territor jep për mundësinë e ushtrimit të sporteve të ujit.

Pa diskutim që bashkëpunimi që kemi ne me organizatat që bashkëpunojnë dhe në këtë rast, Kliti Hoti është i lavdërueshëm dhe ne vazhdojmë të njëjtën traditë prej vitesh duke pasur nga viti në vit një pjesëmarrje gjithnjë e më të madhe.

Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë ta mbështesë këtë aktivitet. Këtë vit aktiviteti organizohet më mirë kjo dhe në sajë të kushteve që janë krijuar.

Unë jam shumë e kënaqur që aktiviteti po shkon mirë. Falënderoj median që e përcolli. Po ashtu falënderoj të gjithë organizatorët bashkëpunëtorët, vullnetarët maltezë, gjithashtu dhe sportistët që kanë marrë pjesë dhe kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria, por edhe përtej Shqipërisë, nga trevat tjera si: Maqedoni, Kosovë e me rradhë të cilët bëjnë të mundur që ti bashkangjiten një gare, që është një garë e Shkodrës dhe do të mbetet e tillë për disa vite…”.

Ndërsa, njëprej organizatorëve të kompeticionit, Klidi Hoti falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët, sportistët e fansat, miqtë që u bashkuan në këtë event të Shkodrës.

“… Është viti i shtatë më rradhë që e organizojmë, sigurisht në partneritet me Bashkinë e Shkodrës. Këtë vit kemi një super cilësi, sepse kemi garues jo vetëm nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe nga Kosova, por edhe të huaj që jetojnë në Shqipëri.

Më e rëndësishmeja është se kemi matësin elektronik dhe pjesëmarrja është realisht cilësore janë më shumë se 100 vetë.

Jam i kënaqur që arrita ta përfundoj garën, detyra ime ishte organizimi. Jam shumë i lumtur dhe shpresojmë dhe apsulotisht që do të vazhdojmë. Ajo që unë dua të them është se liqeni i Shkodrës ka mundësira fantastike…”.

“Triathlon Labeat 2019” zhillohet në tre gara si not, çiklizëm dhe vrapim, për të shtatin vit radhazi, i cili zhvillohet në liqenin më të madh të Ballkanit, në liqenin e Shkodrës.Kjo nismë që ka startuar në Shkodër në vitin 2013, konsiderohet si një nga aktivitetet më të rëndësishëm social, kulturor dhe sportiv me pjesëmarrjen masive të të rinjve, të cilët kësaj rradhe vinin nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, por edhe të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

Kjo iniciativë ka filluar nga Shoqata Sportet e Ujit (Water Sports on the Lake, Albania)  për të promovuar dhe mbështetur zhvillimin e turizmit në Liqenin e Shkodrës dhe aktivitete sportive ujore.

Vlen të përmendet se Liqeni i Shkodrës, i cili vitet e fundit ka marrë vëmendjen insvestuese nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i liqenit dhe zonat ujore, ultësirat dhe formacionet karstike, ushqejnë faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

Zonat e shumta arkeologjike, historike dhe kulturore dëshmojnë për trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit përreth Liqenit të Shkodrës që në kohët parahistorike.

Vlerat turistike të liqenit janë të mëdha, pasi aty ka një harmonizim të terreneve malore, fushore e ujore, që i japin kësaj zone një pamje piktoreske.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme