Turqia dhe Maqedonia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut filluan me shkëmbimin e shkresave në lidhje me vendimin për bashkëpunim në fushën e bujqësisë mes dy vendeve.

Turqia dhe Maqedonia të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Turqia dhe Maqedonia e Veriut filluan me shkëmbimin e shkresave në lidhje me vendimin për bashkëpunim në fushën e bujqësisë mes dy vendeve.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut, Trajan Dimkovski, në një prononcim të bërë për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) gjatë vizitës së delegacionit turk bëri të ditur se të dyja palët janë të gatshme për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.

Duke vënë në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, ministri Dimkovski tha se në Maqedoninë e Veriut nga Turqia kanë ardhur shumë investitorë gjë që kontribuon pozitivisht në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Dimkovski tërhoqi vëmendjen në bashkëpunimin mes biznesmenëve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne duhet të japim një mesazh politik që biznesmenët të ndjejnë që ne qëndrojmë pranë tyre. Gjithashtu duam të rrisim investimet dhe prodhimin. Parashikojmë që gjatë periudhës së ardhshme do të rriten edhe prodhimi edhe vëllimi tregtar”.

Ndërkaq zëvendësministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë të Turqisë, Mehmet Hadi Tunç tha se kanë realizuar një vizitë të ngjeshur 2 ditore në Maqedoninë e Veriut.

Tunç tha se në ditën e fundit të vizitës është takuar me ministrin Dimkovski, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në këtë takim, ne vendosëm të krijojmë komitete teknike që do të mbajnë takime të rregullta në mënyrë që të zhvillojmë më tej marrëdhëniet dhe të sigurojmë karantinë dhe përafrim legjislativ midis dy vendeve tona. Në ditët në vijim me Maqedoninë e Veriut do të kemi mbajtur edhe takime teknike dhe ekzekutive bujqësore ashtu si me shumë vende të tjera. Do të sigurojmë edhe harmonizimin e legjislacionit midis vendeve tona”.

 


Lajme të ngjashme