Thaçi takime të niveleve të larta në Japoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime të larta në Japoni. Ai ka zhvilluar takime të shumta, me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Japonisë e Kosovës.

Hashim Thaçi_Shinzo Abe.jpg
Hashim Thaçi_Japonya ziyareti.jpg
Ramush Haradinaj_Kosova-Sırbistan ilişkileri.jpg
Kosova siyaset.jpg
Kosova_mahkeme dosyaları.jpg

Thaçi takime të niveleve të larta në Japoni

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar për vizitë disaditore në Japoni ku ka pasur takime të niveleve të larta. Pas takimit me lartmadhërinë e tij, Perandorin Naruhito të Japonisë, është pritur edhe nga kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe. Aty është biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit ekonomik, arsimor dhe kulturor.

Presidenti Thaçi ka falënderuar kryeministrin Abe për mbështetjen që Japonia i ka dhënë Kosovës, sidomos në fazën e shtetndërtimit, të forcimit të institucioneve, në fushën mediave, shëndetësisë, arsimit, kulturës dhe ambientit. Thaçi në konferencë për media me kryeministrin japonez, tha se është një lajm jashtëzakonisht i mirë që Japonia po rrit praninë e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Në Kosovë kjo konkretisht bëhet me hapjen e Ambasadës Japoneze në fillim të vitit të ardhshëm”, shtoi presidenti Thaçi.

Sipas tij, iniciativa e kryeministrit Abe për bashkëpunimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor është shumë inkurajuese dhe ka për qëllim krijimin e paqes afatgjate në rajonin tonë.

Nga ana tjetër, kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe ka thënë se në 10 vitet e fundit marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë janë rritur jashtëzakonisht.

E përmes një postimi në Facebook, presidenti Thaçi, ka njoftuar se i ka premtuar kryeministrit japonez se Kosova do të krijojë një park biznesi për japonezët.

“Tanimë në Kosovë kemi investitorë japonezë dhe kërkuam që edhe më shumë prej tyre të vijnë në shtetin tonë. Ne u zotuam se do të krijojmë një park biznesi për bizneset japoneze”, ka shkruar Thaçi.

*

Thaçi sheh ngjashmëri mes Kiotos e Prizrenit, kërkon binjakëzim

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  në Japoni ka takuar edhe Guvernatorin e Prefekturës së Kiotos, Takatoshi Nishiwaki, me të cilin kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërmjet kësaj komune dhe qytetit të Prizrenit. Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kioto dikur ishte kryeqytet i Japonisë për 1000 vjet, sot paraqet ndërthurje të bukur të tradicionales dhe bashkëkohores, më shumë se çdo qytet tjetër në Japoni, njëjtë si Prizreni në Kosovë.”

Thaçi ka kërkuar binjakëzim edhe të Tokios me Prishtinën, gjatë takimit me guvernatoren e Tokios, Yuriko Koike.

*

Kompleksi i ri Sportiv në Prishtinë 

Një kompleks I ri sportiv ka filluar të ndërtohet në fshatin Bërnicë të Poshtme, që ndodhet në afërsi të Prishtinës. Kompleksi, përveç stadiumit kryesor për 1500 shikues, do t’i ketë edhe dy fusha tjera të futbollit, tri fusha të tenisit, një fushë të ragbit dhe objekte tjera përcjellëse që do të shërbejnë për gjithë sportistët dhe i cili do të plotësojë në masë të madhe zhvillimin dhe aktivitetet sportive.

Kompleksi sportiv, investimi i së cilit parashihet të jetë 25 deri 30 milionë euro, pritet të ketë mbi 100 të punësuar të përhershëm brenda kompleksit.

Të pranishëm në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ai i Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe shumë personalitete të tjera nga fusha e sportit.

 “Një qendër e tillë i ka munguar kryeqytetit, i ka munguar Kosovës. Urime e me fat”, ka thënë me këtë rast Haradinaj.

Haradinaj e ka “zbuluar” edhe emrin e Stadiumit Nacional të Kosovës që do të ndërtohet në afërsi të Drenasit. Derisa ka postuar një shkrim në lidhje me kompleksin sportiv në Bërnicë, Haradinaj stadiumit nacional I është referuar me “Dardania Arena”.

*

Shkallë e lartë e dhunës seksuale ndaj të miturve në Kosovë

Afro 60% e të dhunuarve seksualë në Kosovë janë të moshës 11-16 vjeçare. Këto të dhëna janë publikuar gjatë fillimit të fushatës për ruajtjen e provave biologjike në raste të dhunës seksuale.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Arsim Gërxhaliu, tha se duhet ndihmuar viktimat që ta paraqesin dhunën menjëherë sapo të ndodhë pasi që provat biologjike nuk qëndrojnë gjatë në trup.

“Gjysma e punës është vendi i krimit, pra thjesht mos të vonohemi me provat biologjike të cilat nuk na lënë kohë të presim”, tha ai.

Kjo fushatë e organizuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore  në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.

Me këtë rast u bë prezantimi i projektit “Ma thuaj me kohë”, ku u tha se grupi më i cenuar i aktit të dhunës seksuale janë gjinia femërore. Sipas këtij projekti del se 59 për qind e viktimave seksuale janë të moshës 11-16 vjeç, por ka edhe viktima të dhunës seksuale që janë edhe nga  mosha 0-10 vjeç. Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore nga EULEX ,Tarja Formisto, tha se duhet bërë përpjekje që të ngitet vetëdija e secilit prej nesh për dhunën seksuale.

*

Mbyllet konkursi për konvikte dhe mensë 

Është mbyllur në mesnatën e 13 shtatorit, konkursi i Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UP), për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2019/2020. Lista e të pranuarve do të shpallet pas 10 ditësh. Sipas drejtorit të strehimit në Qendrën e Studentëve, Isak Beha, deri një ditë para mbylljes së afatit, kishin aplikuar mijëra studentë.

“I gjithë aplikimi ka shkuar në rregull, ka funksionuar sistemi i aplikimit Online. Kjo siç dihet e ka lehtësuar punën e studenteve dhe angazhimin e studentëve që kanë aplikuar. Deri me tani numri i atyre që kanë aplikuar sillet diku rreth 6.500 studentë.”

Beha tha se të gjithë studentët të cilët vlerësojnë se iu është bërë ndonjë shkelje kanë të drejtë ankese.

“Afati i ankesave është tri ditë, nga data 24 deri 26 shtator dhe të gjithë studentet të cilët mendojnë që  për një arsye apo tjetër ju është bërë e pa drejtë kanë mundës ankesë. Procesi i ankesave është Online dhe është një komision in veçantë, i cili do ti shqyrtojë ankesat”.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Përparësi kanë fëmijët që i përkasin kategorive të dala nga lufta, studentët që familjet e tyre janë me gjendje jo të mirë ekonomike, dhe ata me nevoja të veçanta. Disa kategori do të lirohen edhe nga pagesa. Çmimi do të jetë 35 €uro për muaj, 20 €uro banimi dhe 15 €uro ushqimi. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth 4000 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim,studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

*

Mbahet festivali i specit, Agro-festa

Në Krushë të Madhe të Rahovecit, të shtunën ka nisur edicioni i gjashtë i festivali tradicional të perimekulturës “Agrofesta”. Ky festival i cili po mbahet në pjesën më të lartë të fshatit, në lartësi mbi 350 metra, nga ku shihet edhe fusha më e gjerë, gjysma e rrafshit të Dukagjinit, synon të promovojë produktet bujqësore dhe kulturën krushjane të punës. Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi tha se prodhimet cilësore që i bëjnë këto gra fermere dhe këta fermerë me duart e tyre, i bën krenar dhe i obligojnë që ta rrisin përkrahjen për ta.

Ai shtoi se si komunë kanë rritë buxhetin për bujqësi mbi 1 milionë euro dhe do ta rrisin edhe në vitet në vazhdim, por edhe Ministria e Bujqësisë duhet ta kthejë në prioritet të lartë bujqësinë në Republikën e Kosovë.

E kryetari i fshatit Krushë e Madhe dhe koordinatori i Agrofest, Selami Hoti tha se kësaj radhe kanë fermerë të ftuar nga e tërë komuna e Rahovecit.

Rajoni I Krushës njihet për kultivimin e specit, që përdoret në masë të madhe në Kosovë, kurse tani në prag të sezonit të dimrit, qytetarët nga speci i kuq i Krushës përgatisin edhe mëlmesën e njohur ndërkombëtarisht, Ajvar. Në këtë edicionin të festivalit tashmë tradicional kanë performuar edhe reperët kosovarë MC Kresha dhe Lyrical Son.

*

"Nata e Bardhë" në Prizren 

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka së bashku me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, përfaqësuesen nga Komuna e Parisit, Isabelle Mallez, si dhe drejtoreshën e Aleancës Franceze, Anne-Sophie Veyrier, kanë bërë hapjen e edicionit të parë të ngjarjes kulturore dhe të artit bashkëkohor Nuit Blanche Prizren, përkatësisht “Nata e Bardhë”. Ky ishte organizimi për herë të parë në një qytet nga Ballkani dhe njëkohësisht e fut Prizrenin në hartën e qyteteve ndërkombëtare, ku organizohet ky aktivitet si Parisi, Roma, Toronto e Madridi.

Kryetari Haskuka përmes Facebook-ut ka dërguar një falënderim të veçantë nënkryetarit të Parisit, Christoph Girard, i cili e inicioi këtë organizim dhe mundësoi që ai të mbahet në Prizren.

Rrugët kryesore të qytetit për këtë qëllim ishin mbyllur për automjete.

Nata e Bardhë është organizuar në partneritet mes Komunës së Prizrenit, Komunës së Parisit, Ambasadës Franceze, Aleancës Franceze, Institutit Francez, Bashkimit Europian dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme