Shkup: Dështon takimi i liderëve për ligjin e prokurorisë publike

Ka dështuar takimi mes Zoran Zaevit dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski për të arritur një marrëveshje për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin do zgjidhej edhe fati i prokurorisë speciale.

Shkup: Dështon takimi i liderëve për ligjin e prokurorisë publike
Shkup: Dështon takimi i liderëve për ligjin e prokurorisë publike
Shkup: Dështon takimi i liderëve për ligjin e prokurorisë publike

Ka dështuar takimi mes Zoran Zaevit dhe liderit të opozitës maqedonase Hristijan Mickovski për të arritur një marrëveshje për ligjin për prokurorinë publike, me të cilin do zgjidhej edhe fati i prokurorisë speciale.

Shkup: Dështon takimi i liderëve për ligjin e prokurorisë publike

Në qendër të vëmendjes së opinionit në Maqedoninë e Veriut akoma mbetet përpjekja për arritjen e zgjidhjes lidhur me Ligjin për Prokurorinë Publike.

Në përpjekje për një zgjidhje është realizuar një takim mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski. Megjithatë takimi pas bisedimeve që kanë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë, ka përfunduar pa sukses.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit, para mediave ka akuzuar kreun e opozitës, se qëllim kryesor sipas tij, ka mbrojtjen e ish-zyrtarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, të akuzuar për shpërdorim detyre, në periudhën e qeverisjes me vendin.

"Sinqerisht, jam i dëshpëruar nga epilogu i takimit të liderëve dhe sjelljen e opozitës. Kisha shpresë se do të arrijmë një zgjidhje dhe të ecim përpara, por kërkesa e opozitës është kundër çdo logjike, është kundër BE-së, NATO-s, kundër vlerave e parimeve të shtetit ligjor. Besoja se më në fund do të heqin dorë nga paraardhësit e tyre, do të lënë anash Gruevizmin dhe do të punojnë për të ardhmen e vendit, por kjo nuk ndodhi. VMRO-DPMNE-ja kërkon që lëndët e Prokurorisë Speciale të jenë nën kontrollin e tyre, të mbyllet procedimi i tyre, të gjitha procedurat para-hetimore dhe hetimore, që të heshtim krimin që është bërë. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Në interes të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit pozita ka propozuar formimin e një prokurorie të re që do të ndjekë korrupsionin e lartë dhe ku prokurori i parë do të zgjidhet me propozim të opozitës. Por, kjo, siç ka deklaruar kryeministri Zaev, ata nuk i intereson pasi synim të vetëm kanë shpëtimin e regjimit të kaluar të përfshirë në krim.

Ai është shprehur i gatshëm për vazhdimin e negociatave apo siç ka thënë është në pritje të opozitës, nëse do të ndërrojë mendjen dhe të pranojë kompromisin e qeverisë.

VMRO-DPMNE AKUZON ZAEVIN PËR DËSHTIMIN E NEGOCIATAVE

Nga VMRO-DPMNE-ja  hedhin poshtë pretendimet e kryeministrit Zaev duke theksuar se është pikërisht ai që nuk dëshiron marrëveshje.

"Zaev propozoi formim të prokurorisë për korrupsion të lartë në  nivel të njëjtë si prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion, prokurorin ta propozojë partia më e madhe opozitare, dhe këto dhjetëra ndihmës të ndihmësve të Janevës së bashku me rastet e PSP-së të inkorporohen në kuadër të prokurorisë të re, pa u respektuar Ligji i prokurorëve, të cilin praktikisht duhet ta propozojë Këshilli për prokurorë”- ka theksuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

BUJAR OSMANI: BDI NUK ËSHTË PJESË E PROBLEMIT

Në takimin Zaev-Mickovski nuk ka marrë pjesë asnjë nga partitë politike shqiptare. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani duke sqaruar arsyet e mospjesëmarrjes ka thënë se BDI nuk mori pjesë në takimin e liderëve meqë nuk është pjese e problemit.

“Si parti nuk ishim në takim pasi nuk jemi pjesë e problemit. Ne si qeveri kemi qëndrime të harmonizuara dhe bashkërisht kemi hartuar draft-ligjin duke përfshirë në të edhe vërejtjet e BDI-së”, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Bujar Osmani.

Ai është  shprehur optimist se liderët e pozitës dhe opozitës do të vazhdojnë edhe më tej të punojnë në arritjen e zgjidhjes deri në 15 shtator dhe ligji për Prokurorinë publike të miratohet para tetorit në mënyrë  që vendi të dëshmojë se ka përmbushur kriteret për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.



Lajme të ngjashme