Darmanoviq në Ankara njofton hapjen e konsullatës së Malit të Zi në Stamboll

Marrëdhëniet ekonomike midis Malit të Zi dhe Turqisë fuqizohen edhe më shumë pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO

Darmanoviq në Ankara njofton hapjen e konsullatës së Malit të Zi në Stamboll

Darmanoviq në Ankara njofton hapjen e konsullatës së Malit të Zi në Stamboll

Ministri i jashtëm i Malit të Zi Srgjan Dramanoviq qëndroi  për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk Mevlut  Çavushoglu. Në bisedime dypalëshe u veçuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, marrëdhënie këto të cilat u fuqizuan akoma më shumë pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Në komunikatën e lëshuar nga zyra e ministrit Darmanoviq thuhet se në takim është potencuar rëndësia e intensifikimit të më tejmë të dialogut politik midis dy vendeve dhe është konstatuar bashkëpunimi intensiv ekonomik, rritja në vazhdim  e shkëmbimit të mallrave dhe rritja e numrit të investimeve.  Bashkëbiseduesit kanë rëne dakord  se dy vendet  janë duke realizuar  bashkëpunim të frytshëm në kuadër të NATOS  më qëllim që të kenë rajon më të sigurt dhe stabil.  Ministri i jashtëm malazez Darmanoviq ka vlerësuar po ashtu se avancimit të marrëdhënieve të mira bilaterale  midis Mali të Zi dhe Turqisë  do të kontribuoj edhe më shumë  hapja e konsullatës së Malit të Zi në Stamboll si dhe konsullatës së Turqisë në Bijelo Pole.  Po ashtu në këtë drejtim ai ka veçuar edhe ndihmën e pa kursyer që po jep Turqia në të gjitha fushat e jetës në Mal të Zi e veçanërisht stipendimi i studentëve që dëshirojnë që të studiojnë në Universitetet e Turqisë.

Palmer:  SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor

Përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës  për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer , qëndroi në Mal të Zi ku u takua me zyrtarët më të lartë shtetërorë si kryeministrin Dushko Markoviq dhe Presidentin Millo Gjukanoviq. Ai  në të dyja takimet  tha se me emërimin e tij në këtë pozitë, SHBA-ja tregon se është sërish e përqendruar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.  Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e Markoviqit, Palmer tha se Mali i Zi është shteti më i suksesshëm multietnik në rajon dhe se "nuk është rastësi që Mali i Zi është shteti i parë që viziton pas marrjes së detyrës". Palmer u emërua përfaqësues për Ballkanin nga Departamenti amerikan i Shtetit më 30 gusht. Duke e uruar për këtë post, Markoviq tha se vendimi për emërimin e Palmerit paraqet mundësi reale për përshpejtimin e realizimit të qëllimeve strategjike dhe se kontribuon në stabilitetin e gjithë rajonit. Markoviq e cilësoi Palmerin si "njohës të shkëlqyeshëm të Ballkanit". Duke folur për Malin e Zi, Markoviq theksoi "suksesin e politikës ekonomike të Qeverisë", e cila, sipas tij, jep "rezultate të shkëlqyeshme në zhvillim".Palmer bisedoi edhe me presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ku u shpreh  se “përparësi e tij është  hapja e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, rihapja e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit si dhe gjetja e një zgjidhjeje për funksionalizimin e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Titull: Ministri Zenka takon koordinatorin  e ri të TIKA-s  në Mal të ZI  Muhammet Unal

Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Mehmet Zenka, u takua me koordinatorin e ri të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA Muhamet Unal. Në takim u potencua ndihma që TIKA ka dhënë dhe vazhdon të jap në Mal të Zi më projekte të ndryshme. Në Takim , Ministri Zenka ka theksuar që Mali i Zi çmon lartë përkrahjen që TIKA ofron në projekte të ndryshme zhvillimore dhe ka veçuar që zhvillimi ekonomik është prioritet bazë i Qeverisë së Malit të ZI. Ai po ashtu ka veçuar edhe numrin e madh të investitorëve turq të pranishëm në Mal të Zi e me këtë sipas tij dëshmohen marrëdhëniet e mira midis dy vendeve. Ministri Zenka po ashtu ka përshëndetur gatishmërinë e TIKA-s që të jetë e pranishme dhe të ndihmoj me projekte  në të gjitha zonat e Malit të Zi nga jugu deri në veri. Koordinatori i TIKA-s Muhamet Unal nga ana e tij u shpreh se gjatë vitit 2020 TIKA do të përkushtohet në realizimin e projekteve edukative, ndihmës teknike dhe ndihmës  në avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.

Titull: Instituti Yunus Emre në Podgoricë me aktivitete të larmishme kulturore

Me fillimin e muajit shtator filluan edhe aktivitetet intensive të Institutit Yunus Emre në Podgoricë. Poeti nga Turqia Faruk Çalishkan ishte mysafir i aktivitetit tradicional “Mbrëmjet e poezisë së Ratkoviqit” edicioni i 49-të,  aktivitet ky poetik  me karakter ndërkombëtarë  kushtuar poetit të njohur malazez  Risto Ratkoviq. Në këtë aktivitet krahas poetit nga Turqia u prezantuan edhe poetë të tjerë të njohur nga Gjermania, Bosnja Hercegovina,  Serbia , Austria , Azerbajxhani etj. Po ashtu të shtunën me 14 shtator grupi i instrumentistëve nga Turqia “Tanini Trio” do te marr pjesë në festivalin “ Tivat world music festival”  qo do të mbahet në qytetin bregdetar të Tivatit. Ndërkohë në Institutin Yunus Emre në Podgoricë ka nisur regjistrimi për të interesuarit e mësimit të gjuhës turke. Regjistrimi ka nisur me 9  dhe zgjat deri me 23 shtator kur fillon kursi. Nga ky Institut për Zërin e Turqisë thanë se edhe këtë vit ekziston interesim i madh i qytetarëve të gjitha moshave për  të vijuar kursin e mësimit të gjuhës turke  Të veçojmë edhe atë që e TIKA organizon kurse falas të mësimit të gjuhës turke  në Ulqin dhe Tivar ku  për këtë sezon shkollor kursin do ta vijojnë rreth 50 kandidatë. 

Titull: Nënshkruhet  marrëveshja  për  fillimin e punimeve  në sistemin e kanalizimit për katër lagje të Ulqinit

Komuna e Ulqinit nënshkroi    marrëveshjen  me një kompani  italiane për  fillimin e punimeve në sistemin e kanalizimit për katër lagje në Komunën e Ulqinit. Investimi  është rreth 5 milion euro dhe pritet që punimet të zgjasin  një vit. Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq tha se fjala është  për një projekt tejet të  rëndësishëm për komunën  e Ulqinit , për investimet e ardhshme por me të do të përmirësohet dukshëm dhe  çështja e kanalizimit.  Me projekt parashihet  instalimi  i rreth 11,5 kilometra  tubacione  për  grumbullimin e ujërave të zeza , 2 kilometra  tubacione për kolektor dhe grumbullimin e ujërave atmosferik , rreth 480 puseta, ndërtimi i  stacionit të pompimit  në fushën e Ulqinit dhe  pune të tjera. Kompania Italiane u zotua që në afatin e paraparë do të kryej të gjitha punët e besuara ku  u nënshkrua dhe marrëveshja me kompaninë e cila do të bëjë mbikëqyrjen e punimeve.

Për Zërin e Turqisë  nga Mali i Zi – përgatiti Vera Alibegu  Katana



Lajme të ngjashme