Publikohet raporti final OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri e vendos dialogun politik mes palëve si rekomandim prioritar, që duhet zbatuar pa humbur më kohë.

AGİT_ODIHR.jpg
AGİT toplantı.jpg
Arnavutluk_AGİT_OSBE_ODIHR.jpg
Arnavutluk Dışişleri Bakanı_Gent Cakaj_açıklama.jpg
Arnavutluk 30 Haziran seçimleri_AGİT.jpg
Arnavutluk Demokrat Parti Başkanı_Lulzim Basha.jpg

Del raporti përfundimtar OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar mbi zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri e vendos dialogun politik mes palëve si rekomandim prioritar, që duhet zbatuar pa humbur kohë.

“Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, riafirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstruar përgjegjësi të përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara elektorale duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore,” thekson raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, i publikuar pak ditë më parë.

 

Gjetjet në raportin përfundimtar pasqyrojnë një realitet që ka nevojë emergjente të ndryshojë, në një vend anëtar të NATO-skërkon të bëhetanëtar i BE. Në krye të tyre është fakti i njohur se Lokalet 2019 u zhvilluan në kushtet e krizës politike dhe institucionale, të shkaktuar nga “antagonizmi i gjatë mes PS, partisë në pushet dhe PD, në opozitë, që bashkë me LSI, doli nga parlamenti dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie teknike”, citon raporti.

Audrey Glover, drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it jep detaje të punës së misionit  2019.

“Votuesit u ndodhën përballë pasigurisë ligjore dhe bllokimit të institucioneve kryesore ”si pasojë e ҫ’fuqizimit me dekret nga Presidenti Meta i datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve lokale 2019”. Raporti citon Metën të ketë kryer anulimin e datës 30 qershor  për “të  siguruar pluralizmin politik dhe sigurinë publike”. Mosnjohja e dekretit ҫ’fuqizues të Metës nga Parlamenti, vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor për të vijuar procesin zgjedhor, fillimi i  procedurave të shkarkimit të Metës , krijuan një situatë që “minoi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve”, vë në dukje raporti.

“KQZ pranoi kërkesa për pavlefshmëri të rezultateve të zgjedhjeve në më shumë se 40 bashki, kryesisht për shkak të ndryshimit të pretenduar midis pjesëmarrjes zyrtare dhe të dhënave të raportuara nga vëzhguesit e opozitës, të cilat i refuzoi për shkak të mungesës së dëshmive e provave”, thekson raporti.

Nga ana tjetër, qeveria dhe opozita mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj raportit dhe rekomandimit prioritar për të nisur sa më parë dialogun dhe kryer reformën zgjedhore.

Opozita e sheh raportin si “rrëzim në ҫdo aspekt të farsës dhe zgjedhjeve ilegjitime të 30 qershorit”. Sipas kreut të PD, Basha raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it  flet “për shkatërrim të qëllimshëm të së drejtës së popullit për të zgjedhur”.

Mbi raportin e OSBE/ODIHR-it ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, sipas të cilit përpjekja për të ngritur një furtunë në gotë mbi raportin në fjalë është e kotë, e gabuar dhe e dëmshme për vendin, e në radhë të parë për opozitën joparlamentare!

Përmes tre postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, Rama shkruan se Raporti ka çertifikuar zgjedhjet si krejt legjitime e ka dhënë rekomandime në shërbim të reformës që na duhet!

Zgjedhjet e 2021 nuk janë larg për kohën që duhet për adresimin e rekomandimeve në funksion të Reformës Zgjedhore. Prandaj le të fokusohemi tek kjo reformë themelore dhe të përgatisim me frymë DIALOGU e BASHKEPUNIMI, zgjedhjet e ardhshme. Dora jonë është e shtrirë për të gjithë”, përfundon kryeministri.

Ndërsa, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, e konsideron raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri një dëshmi se procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Ministri Cakaj në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me gjetjet e raportit për procesin zgjedhor, ndërsa theksoi se "Askund në raport ODIHR nuk konstaton se zgjedhjet në Shqipëri kanë qenë jolegjitime sepse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në to."

"Tashmë me publikimin e raportit të ODIHR-it ekziston një dëshmi e qartë dhe objektive se procesi zgjedhor në Shqipëri ka qenë i rregullt, demokratik dhe i njohur ndërkombëtarisht. Për më shumë kemi edhe një udhërrëfyes të strukturuar metodik dhe politik sesi mund të rritet besueshmëria e përgjithshme në procesin zgjedhor dhe cilësia e organizimit të zgjedhjeve në veçanti", u shpreh Cakaj.

Ai theksoi se më me rëndësi do të ishte rifillimi i një dialogu politik, sipas tij, për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë reflektuar në raport.

"Duhet theksuar për të qenë i përgjegjshëm në raport me të gjeturat e misionit vëzhgues të ODIHR-it se natyrisht në procesin zgjedhor në Shqipëri ka pasur probleme. Sidoqoftë nuk mund të identifikohet shuma e problemeve jashtë shkaktarëve të tyre, për shkak se identifikimi i shkaktarëve, i faktorëve që kanë çuar në probleme është esencial në shpjegimin e vetë raportit dhe cilësisë së procesit zgjedhor në përgjithësi", tha më tej ministri Cakaj.

Pas deklaratës për shtyp të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mbi raportin OSBE/ODIHR, ka reaguar Partia Demokratike, ku përmes sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë deklaratën e Cakajt, sipas të cilit raporti në fjalë e vlerësonte procesin zgjedhor në Shqipëri si të lirë, demokratik dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Zgjedhjet vendore për kryetarët e 61 bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiakë u zhvilluan më 30 qershor të këtij viti. Në zgjedhje mori pjesë partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë, e drejtuar nga Rama së bashku me disa parti aleate të saj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme