Zgjedhjet në Kosovë, marrin pjesë 25 subjekte politike

Në Kosovë pas dorëheqjes së qeverisë Haradinaj dhe shpërbërjes së Parlamentit, partitë politike kohën e para-shpalljes së fushatës zyrtare zgjedhore po e shfrytëzojnë për fushatë jozyrtare.

Kosova kuzeyi yerel seçimler.jpg
Ramush Haradinaj_Preşevo Vadisi Arnavutluların Temsilcileriyle.jpg
Kosova Demokratin Enstitüsü.jpg
Kosova Çekya futbol maçı_1.jpg
Jaroslav Silhavy.jpg
Gareth Southgate.jpg

25 subjekte politike pritet të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë

Është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit. Zëdhënësi për media në KQZ, Valmir Elezi, ka njoftuar se kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhje i kanë dorëzuar 25 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Ndërkaq, një pjesë e subjekteve politike tanimë kanë publikuar listën me kandidatët për deputet, e të tjerët pritet ta publikojnë ndërkohë.

“Vendimmarrja lidhur me certifikimin do të bëhet deri më 10 shtator”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen më 6 tetor, ditë e diel.

Ndërkohë, Koalicioni AAK-PSD me një ceremoni të shtunën ka nominuar Ramush Haradinajn për kryeministër të vendit.

Kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të dielën po ashtu përmes një ceremonie për kryeministër ka nominuar Kadri Veselin.

Ndërkaq, kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje do të jetë Albin Kurti, kurse nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani.

*

Haradinaj kërkon të drejta për shqiptarët e Medvegjës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarët e tre partive politike nga Medvegja. Haradinaj tha se shqiptarëve në këtë qytet të Luginës së Preshevës, në Serbi, po iu mohohen të drejtat. Ai tregoi se përfaqësuesit politik shqiptarë të Medvegjës ngritën shqetësimin, që Serbia po i largon padrejtësisht shqiptarët nga lista votuese, për zgjedhjet lokale që do mbahen aty.

Kemi biseduar për zgjedhjet që mbahen të dielën, edhe për vështirësitë që kanë shqiptarët atje për shkak që janë hequr prej listave të votuesve, me qëllim të mohimit të përfaqësimit të shqiptarëve në nivelin komunal që është një e padrejtë që iu bëhet. Pra iu mohohet ajo që është e drejta themelore, liria themelore e pjesëmarrjes në zgjedhje”, tha Haradinaj.

*

Haradinaj thotë se nuk duhet të na tregojnë ndërkombëtarët se çfarë duhet të bëjmë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se çdo kush që i fiton zgjedhjet e 6 tetorit, dialogun me Serbinë duhet ta fokusojë vetëm në një çështje, në njohjen reciproke si shtet sovran. Haradinaj në debatin “Talk the Talk”, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, por pa kushte dhe me të vetmen temë, njohjen reciproke me Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran. Po ashtu ai ka shtuar se kanë kaluar kohërat kur të huajt na tregonin se çfarë duhet të bëjmë me vendin tonë.

Ne jemi të interesuar për dialog me Serbinë, dialog pa kushte dhe kemi vetëm një temë që na intereson. Është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Edhe populli i Kosovës vendos për ndonjë kompromis apo sakrificë. Edhe kushdo që e përfaqëson Kosovën duhet të dijë se e përfaqëson një vend sovran. Edhe nuk duhet me pranua më për të na thënë dikush kurrgjë se çfarë sakrificash duhet të bëjmë, apo për të marrë detyrë se kanë përfunduar ato kohëra”, tha Hardinaj.

Haradinaj foli edhe për listat zgjedhore të 6 tetorit, për të cilat tha se do ta respektojë 30 për qindëshin për gjininë femërore, ndërsa sa i përket kandidatëve me aktakuza, tha se do t’i trajtojë bazuar në ligjet në fuqi. Ndërkohë, në listën e dorëzuar në KQZ, koalicioni AAK-PSD ka vendosur edhe njerëz që kanë aktakuza. Ndërsa sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit, Haradinaj tha se shtetin e kanë kapur partitë, të cilat kanë qeverisë me vendin që nga paslufta.

*

Ish-kandidati për kryetar Prizreni ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e kaluara lokale, Lulzim Kabashi është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Jam ftuar dje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, ku pres do të paraqitem me 24 shtator. Qëndrimi im është i qartë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër. Pastërtinë e luftës së UÇK-së nuk mundet askush ta mohojë ose tjetërsojë”, ka thënë ai.

Lulzim Kabashi po ashtu është në listën e AAK-së për deputet të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.

*

Drejtësia në Kosovë amniston keqpërdoruesit e buxhetit, thotë KDI

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës: Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”.

Me këtë rast, u tha se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se trajtimi i rasteve të tilla po bëhet në formë shablloni.

Nga IKD, Hyrije Mehmeti tha se prokurorët dhe gjykatësit kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, buxhetin e Kosovës nga veteranët e rrejshëm.

Ndërkaq, Gëzim Shala i renditi të gjitha arsyet se pse prokurorët do të duhej të ishin më efikas në këtë drejtim dhe formën si do të duhej të veprohej.

Sipas tij, edhe Gjykata Themelore në Pejë ka marrë disa aktgjykime, por pa kompensim.

“Prokurori shtetit, Gjykata Themelore e Pejës kanë dështuar në mbrojtën e buxhetit të shtetit sa i përket lëndës veteranët e rrejshëm”, tha ai.

Kurse, Driton Nocaj u drejtoi institucioneve disa rekomandime të IKD-së.

“Prokurorët e Shtetit të kuptojnë drejt misionin e tyre përballë mbrojtjes së interesit publik dhe jo vetëm që të jetë tendenca e vetme të jetë shpallja fajtor e personave të akuzuar”, tha ai.

Ky raport është bërë me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan.

*

Agjencitë e Bizneseve të Kosovës dhe Maqedonisë arrijnë marrëveshje

Agjencia për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë ka nënshkruar në Prishtinë Memorandum të Bashkëpunimit në fushën e regjistrimit të bizneseve në mes Kosovës dhe Maqedonisë Veriore. Drejtoresha e Agjencisë Kosovare të Regjistrimit të Bizneseve, Nexhmije Selimi tha se memorandumi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit.

Synojmë bashkëpunimin e plotë midis dy vendeve, nevojën për të promovuar dhe përmirësuar inovacionet dhe për të forcuar sistemet tona të regjistrimit të bizneseve”, tha ajo.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës së Regjistrimit të Bizneseve në Maqedoni, Marija Boshkovska tha se nënshkrim i kësaj marrëveshje do të ndihmojë në zhvillimin e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve.

Regjistri i qendror i Republikës Veriore të Maqedonisë, qëndron pas fjalës së dhënë se do tu ndihmojmë në zhvillimin e agjencisë tuaj, me ju do të ndajmë të gjitha përvojat që kemi”, tha ajo.

Boshkovska e ftoi Agjencinë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë edhe për një bashkëpunim, për t’u bërë pjesë e portalit rajonal të subjekteve juridike, i cili siguron qarkullim të lirë të informacionit dhe krijimin e një tregu të përbashkët.

*

Fitore sensacionale e Kosovës ndaj Çekisë 

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Çekisë 2:1, në kualifikimet për Kampionatin Europian që vitin e ardhshëm mbahet në 12 shtete të kontinentit të vjetër. Pas disavantazhit fillestar 0:1, Kosova me dy gola arriti ta kthejë rezultatin në favor të saj. Golat për Kosovën i shënuan sulmuesi i “Fenerbahçe”-s, Vedat Muriqi si dhe futbollisti i S”tandard”-it nga Belgjika, Mërgim Vojvoda. Fitorja e Kosovës i gëzoi pa masë qytetarët e Kosovës të cilët dolën nëpër rrugë për të festuar fitoren. Kjo fitore vlerësohet e rëndësishme edhe për faktin se u arrit në mungesë të pesë lojtarëve të rëndësishëm të ekipit. Kosova renditet e dyta në tabelë pas katër ndeshjeve me 8 pikë, kurse grupin e kryeson Anglia me 9 pikë nga 3 ndeshje. Të martën Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës si mysafire e Anglisë, që fillon në ora 20.45 minuta.

*

Selektori i Kosovës vlerëson lojën ekipore

Selektori i Kosovës, zvicerani Bernard Challandes u shpreh i kënaqur me fitoren dhe performancën e ekipit kombëtar pas fitores ndaj Çekisë. Ai tha se kjo gjë u arrit pas lojës ekipore.

“Puna ekipore dhe kryerja e detyrave ishte çelësi i fitores ndaj Çekisë. Në fillim kishte një mungesë koncentrimi ku edhe pësuam një gol, por shpejtë ekipi e mori vetën dhe përmbysi rezultatin”, ka thënë Bernard Challandes.

Ai po ashtu lavdëroi atmosferën e krijuar në stadium, si dhe lojtarët, të cilët kanë qenë të gatshëm të jepnin çdo gjë nga vetja për të arritur fitore.

*

Muriqi thotë se për fitore e japin shpirtin 

Vedat Muriqi, i cili shënoi golin e barazimit për Kosovën, pas ndeshjen falënderoi të gjithë.

Faleminderit shtetit të Kosovës, atyre që ishin në stadium, por edhe atyre që na ndoqën nga shtëpitë e tyre. Sot festojmë dhe nesër e harrojmë, pasi kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Anglinë”, ka thënë Muriqi.

Ai tregoi se goli i pësuar iu ndihmoi të këndellen, kurse goli i barazimit iu dha besimin se mund të fitojnë.

 “Pasi pësuam gol u këndellëm. Barazimi i shpejtë na dha zemër dhe në zhveshtore thamë se mund të fitojmë. Më këtë publik fitohet. E japim shpirtin në fushë për këta njerëz që ishin në stadium, por edhe në të gjithë vendin”, ka deklaruar sulmuesi prizrenas.

*

Vojvoda i gatshëm për Anglinë

Autori i golit të fitores, Mërgim Vojvoda ka folur pas ndeshjes për Super Sport Kosova, duke thënë se i kanë treguar botës se nuk dorëzohen.

Ne me këtë fitore i treguam gjithë Botës se ne nuk lëshojmë pe. Jemi skuadër e re por kemi synime të mëdha. Në Angli shkojmë me pozitivitet, shkojmë për të treguar se jemi të gatshëm” – tha Vojvoda, i cili shënoi golin e dytë në minutën e 67-të për Kosovën, që në fund fitoi ndeshjen me shifrat 2:1.

*

Trajneri i Çekisë: Muriqi ishte i pandalshëm, s’dinim çfarë të bënim me të 

Trajneri i Republikës së Çekisë, Jaroslav Silhavy për mediat ceke ka pranuar se skuadra e tij nuk kishte zgjidhje se si ta ndalte sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

 “Ata e kishin një sulmues, Vedat Muriqi, të cilin ne nuk dinim se si ta ndalnim dhe çfarë të bënim me të”, tha Silhavy.

Kundërshtari luajti me entuziazëm dhe me përkrahje të tifozëve. Ata prisnin gabimet tona, të cilat kanë mundur t’i shfrytëzonin falë lojtarëve të shpejtë”, shtoi ai.

*

Selektori i Anglisë thur lëvdata për Kosovën

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka lavdëruar Kosovën dhe tha se ndeshja ndaj tyre është sfida më e madhe në grup.

Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. i kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet e kaluara. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot. Do të jetë një test i mirë për ne”, tha trajneri i Anglisë.



Lajme të ngjashme