Gjermani – Maas: Të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE me Shkupin dhe Tiranën

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, theksoi të hënën nevojën për fillimin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Gjermani – Maas: Të fillojnë negociatat e anëtarësimit në BE me Shkupin dhe Tiranën

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë shënuar progres me të vërtetë. Ne duhet t’u ofrojmë perspektivë evropiane të besueshme këtyre vendeve dhe të fillojmë negociatat e anëtarësimit”, deklaroi Maas pas takimit në Berlin me homologun kroat, Gordan Grlic Radman.

Ai vuri në pah se këtë çështje nuk po e trajtojnë vetëm brenda qeverisë gjermane, por edhe në seancat e Kuvendit Federal (Bundestag).

Pasi rikujtoi se Kroacia do të marrë presidencën e radhës së BE-së më 1 janar 2020 dhe Gjermania në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, Maas potencoi se për këtë arsye është e rëndësishme që të dyja vendet të koordinohen në lidhje me çështjet e BE-së.



Lajme të ngjashme