Francë – Macron kërkon falje për skandalin e himnit kombëtar të Shqipërisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar falje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për skandalin e himnit kombëtar.

Francë – Macron kërkon falje për skandalin e himnit kombëtar të Shqipërisë

Macroni i ka shprehur Ramës keqardhje për interpretimin gabimisht të himnit kombëtar të Andorrës në vend të atij shqiptar dhe më pas për kërkesën e faljes nga populli armen, përpara fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri mbrëmjes së shtunës.

Kryeministri shqiptar njoftoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” se Macroni i ka kërkuar falje për “gafën skandaloze”.

“Presidenti Macron më shprehu ndjesën e sinqertë për gafën skandaloze të Federatës Franceze të Futbollit, me himnin e Flamurit tonë Kombëtar! E cilësoi një «gabim të papranueshëm» dhe duke vlerësuar edhe reagimin e lojtarëve tanë më kërkoi publikimin e ndjesës së tij”, shkroi Rama në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”.

Lajmin e konfirmoi edhe Presidenca e Francës, e cila deklaroi gjatë konferencës ditore për media se Macroni ka kërkuar falje nga Edi Rama.

Të shtunën më 7 shtator në mbrëmje, para se të fillonte ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë në “Stade de France”, himni i Shqipërisë u ngatërrua me atë të Andorrës. Me të kuptuar gafën, prezantuesi deshi të kërkonte falje nga futbollistët e pakënaqur shqiptarë, por në vend të tyre ai kërkoi të falur nga popullit armen duke bërë një gabim të dytë.

Menjëherë të fund të takimit, futbollisti Antoine Griezmann, trajneri Didier Deschamps dhe presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet, kërkuan falje për këtë gabim skandaloz me himnin kombëtar të Shqipërisë.



Lajme të ngjashme