Krizë gjatë ndeshjes Shqipëri-Francë, ngatërrohet dy herë himni shqiptar

Përpara ndeshjes Francë-Shqipëri në Grupin H, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2020 (Euro 2020) pati një krizë gjatë intonimit të himnit kombëtar.

Franca priti Shqipërinë në Stade de France.

Në ceremoninë e zhvilluar përpara ndeshjes pas himnit kombëtar të Francës, në vend të himnit të Shqipërisë, së pari gabimisht u dha himni i Andorrës dhe pastaj ai i Armenisë.

Më pas u intonua himni kombëtar i Shqipërisë dhe ndeshja filloi me 5 minuta vonesë.

Franca, që mundi Shqipërinë me rezultatin 4-1 rriti në 12 pikët e saj në grup.

Lajme të ngjashme