KFOR-i turk rinovon fushën e sportit të shkollës “Naim Frashëri” në Vushtrri

Përfaqësia Ushtarake Turke në kuadër të Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) ka rinovuar fushën e sportit dhe ndërtuar një kënd lojërash për fëmijë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” të Vushtrrisë.

kosova.jpg
Türk askerinden kosova’da eğitime destek.jpg

Përfaqësia Ushtarake Turke në kuadër të Forcës Paqeruajtëse në Kosovë (KFOR) ka rinovuar fushën e sportit dhe ndërtuar një kënd lojërash për fëmijë në Shkollën Fillore “Naim Frashëri” të Vushtrrisë.

Me rastin e përurimit të fushës së sportit dhe këndit të lojërave, në oborrin e shkollës u organizua një ceremoni.

Të pranishëm në këtë ceremoni ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, ministri i Administratës Publike dhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Mahir Yagcilar, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, deputetja e KDTP-së dhe zëvendëskryetarja e Kuvendit të Kosovës, Muferra Sinik, deputeti i KDTP-së, Fikrim Damka, kreu i KFOR-it turk, koloneli Numan Bas, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Hasan Burak Ceran, mësues, nxënës dhe prindër.

Në fjalën e rastit, ambasadori Sakar vuri theksin mbi rëndësinë e arsimit në Kosovë – sipas tij – një vend dinamik dhe me popullsi të re.

“Këtë shembull të vëllazërisë në këtë shkollë të bukur, ku nxënës shqiptarë dhe turq arsimohen së bashku dhe në mënyrë vëllazërore, luajnë lojëra, do ta ruajmë dhe transferojmë në të ardhmen me përpjekjet tona të përbashkëta”, u shpreh shefi i misionit diplomatik turk në Kosovë.

Ndërsa koloneli Bas theksoi se është nder që në emër të popullit turk dhe Republikës së Turqisë kontribuojnë për Shkollën Fillore “Naim Frashëri”, e cila është themeluar në vitin 1954 dhe ka 680 nxënës aktualisht.

“Ndihem mirë si drejtor Komunal i Arsimit që shteti turk po na qëndron shumë pranë përmes projekteve, përmes bashkëpunimit të formave të ndryshme dhe bashkëpunimit me shkollat e Turqisë”, tha nga ana e tij drejtori Komunal për Arsim në Vushtrri, Afrim Namani.

Pas fjalimeve të rastit, zyrtarët prenë shiritin e përurimit të projektit.



Lajme të ngjashme