Presidenti Meta priti kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj

Kreu i shtetit shqiptar i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike

Karadağ Arnavutları_kültür festivali_Logu i Tërgajës.jpg
Karadağ_Genci Nimanbegu _genel.jpg
Karadağ_Skena Verore Ulqini 2019.jpg
Bamya yemeği_Karadağ.jpg
Karadağ_kitap tanıtımı_helal.jpg

Zyrtarë të lartë të komunës së Tuzit takohen me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta priti në një takim pune kryetarin e komunës së Tuzit Nikë Gjeloshaj me bashkëpunëtorë. Sipas presidentit Meta fitorja e Gjeloshaj në zgjedhjet në Tuz është jo vetëm një mundësi për të përmirësuar qeverisjen vendore, por njëkohësisht edhe për të treguar aftësitë drejtuese të shqiptarëve të Tuzit, përmes bashkëpunimit dhe bashkëjetesës me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike. Kreu i shtetit shqiptar i vlerësoi shembullore për të gjithë rajonin marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe shprehu bindjen se shqiptarët në Malin e Zi do të vazhdojnë të jenë faktor kyç për të ardhmen euro-atlantike dhe evropiane të Malit të Zi dhe partner i rëndësishëm për paqen e stabilitetin në rajon.

Reagime rreth aktivitetit kulturor “Logu i Tërgajës” 

Edhe këtë vit u mbajt Festivali tradicional  popullor “Logu i Tërgajës” në Cem të Malësisë. Mirëpo kjo ngjarje kulturore  vazhdon të përflitet pasi Ministria e Kulturës e Malit të Zi ka thënë se do të dorëzojë padi kundër organizatorit të festivalit sepse gjatë tij është shfaqur flamuri kombëtar shqiptar, pa praninë e flamurin kombëtar të Malit të Zi. Në paralajmërimin e Ministrit të kulturës Aleksandar Bogdanoviq, kanë reaguar  zyrtarë të lartë shqiptarë, në  Qeverinë e Malit të Zi, në Parlament por dhe  subjektet politike në Komunën e Tuzit.  Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, njëherësh  edhe lideri i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Mehmet Zenka deklaroi se nuk sheh asgjë të diskutueshme që në manifestimin në Tërgajë, është shfaqur flamuri shqiptar, pa flamurin shtetëror të Malit të Zi. Zenka theksoi se flamuri shqiptar është shfaqur në manifestimin kombëtar të organizuar nga diaspora shqiptare. “Nuk e di pse po ngrihet kaq shumë panik. Ky është, në fund të fundit, flamuri i një pakice kombëtare në Mal të Zi”, deklaroi Zenka .

Ministri theksoi se shqiptarët janë deklaruar për shtetin e Malit të Zi, prandaj nuk është në dijeni se çfarë duhet të bëjnë tjetër. Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, deputeti Genci Nimanbegu deklaroi se “Jam i befasuar në mënyrë të pakëndshme”. Ministria e Kulturës dhe punonjësit e saj absolutisht duhet ta dinë që ne, si popull shqiptar autokton në Mal të Zi, e kemi simbolin tonë kombëtar që sipas Kushtetutës kemi të drejtën e përdorimit të lirë, dhe gjithçka tjetër, për mendimin tim, është inicim i grindjeve me popullin tonë”, thuhet në reagimin e Nimanbegut. Në këtë kuadër reagoi edhe Forumi Shqiptar, i cili padinë e cilësoi si njollosje për subjektet politike nacionale të cilat njëkohësisht duhet te  shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtutjeshme në qeveri ku  qëndron një ministër që ka një qëndrim të këtillë ndaj veprimtarive kulturore shqiptare”. Kjo aleancë politike thotë se Ministria e Kulturës “duhet ta di se shfaqja e flamurit në tubimin e përmendur nuk është vetëm flamuri i Republikës së Shqipërisë, por është simboli kombëtar i të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë.

Mali i Zi i vendosur për partneritetin trans-atlantik 

Mali i Zi është i vendosur për partneritetin trans-atlantik, dhe i sistemit të vlerave si anëtar i NATO-s, ka vlerësuar presidenti Millo Gjukanoviq në takimin me shefen e sapoemëruar të misionit të përhershëm të Malit të Zi, pranë NATO-s, ambasadoren Dubravka Llalloviq. Presidenti Gjukanoviq i ka uruar ambasadores sukses në misionin e saj diplomatik duke theksuar përkushtimin e Malit të Zi ndaj partneritetit trans-atlantik dhe sistemit të vlerave si anëtar i NATO-s. Në këtë kuptim, ai ka theksuar edhe përkrahjen për forcimin e mëtejmë të partneritetit edhe përmes punës së misionit në Bruksel, është kumtuar nga kabineti i presidentit. Takimi, siç theksohet, ishte edhe rast që të përkujtohen efektet pozitive të anëtarësimit të Malit të Zi, në Aleancë, të cilat vetëm pas dy viteve nga anëtarësimi, vërehen në shumë fusha, siç janë; forcimi i sigurisë kombëtare, forcimi i stabilitetit makroekonomik, rritja e interesimit të investuesve përmes rritjes së investimeve  të jashtme të drejtpërdrejta dhe shumë të tjera.

Aktivitete kulturore në Kalanë e Ulqinit

Gjatë stinës se verës në Kalanë e Ulqinit zhvillohen  aktiviteteve kulturore që tubojnë  një numër të madh të turistëve dhe qytetarëve. Në kuadër të Festivalit “Skena Verore Ulqini 2019” u mbajt mbrëmje me muzikë klasike, ku kuarteti i harqeve “Friends” nga Tirana i udhëhequr nga maestro Ramazan Peku, solli pjesë të veprave klasike botërore dhe autorëve të njohur shqiptarë. Ndërsa, në Pallatin Venecia – në sheshin Servantes u organizua për të dytin vit me radhë "Nata e Bamjeve”. Ishte kjo një festë lokale e organizuar nga Pallati Venecia dhe Organizata Turistike e Ulqinit që tenton të promovojë traditën dhe për t’u dhënë mundësi turistëve që të shijojnë vlerat e kulinarisë  ulqinake. Edhe pse festivali i Ulqinit zyrtarisht ka përfunduar, nga Qendra për Kulturë e Ulqinit që është organizatore e këtij aktiviteti thonë se edhe gjatë ditëve të ardhshme do të organizohen një sërë manifestimesh dhe programe me karakter rajonal dhe ndërkombëtarë.  

Të shtunën në Ulqin do të promovohet libri “Hallali- standardi sipas nevojës së njeriut”

Të shtunën në Kalanë e Ulqinit në organizim të Shoqatës për zhvillimin e ekonomisë Islame, Meshihatit të Bashkësisë Islame, Organizatës turistike dhe komunës së Ulqinit do bëhet promovimi i librit “Hallalli - standardi sipas nevojës së njeriut”. Për këtë libër të autorit Aldin Dugonjiq do të flasin ekspertë të fushës dhe te ftuar të tjerë. Përndryshe shoqata për promovimin e ekonomisë islame ditë më parë organizoi dhe panairin e prodhimeve hallall në Podgoricë me pjesëmarrjen e prodhuesve nga Mali i Zi dhe vendet e rajonit.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme