Turqia shpërndan me mijëra pako kurbani në Shqipëri

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me shoqatën “Istanbul” kanë shpërndarë pjesë të kurbanit për mijëra familje në nevojë në Shqipëri, pikërisht në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.

Kızılay_Arnavutluk Kurban Bayramı yardımı_2.jpg
Arnavutluk_Kurban yardımı_ALSAR_2.jpg
AGİT Genel Sekreteri Roberto Montella.png
Arnavutluk_Berat_Helveti Tekkesi restorasyonu_TİKA_09.jpg
Roberto Montella_Ilir Meta.png
Arnavutluk_Berat_Xhamia Mbret_Hünkar Cami_restorasyonu_TİKA_04.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (33/2019)

-Turqia shpërndan me mijëra pako kurbani në Shqipëri

Gjysmëhëna e Kuqe Turke në bashkëpunim me shoqatën “Istanbul” ka shpërndarë pjesë të kurbanit për mijëra familje në nevojë në Shqipëri, pikërisht në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit. 

Kryetari i shoqatës “Istanbul”, Ridvan Seferaj, në një prononcim mediatik tha se shpërndarja e mishit të kurbanit përveç Shkodrës do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë si në Tiranë, Kavajë, Berat, Gramsh, Pukë, Lushnje dhe Koplik.

Ai tha se këtë vit kanë patur bashkëpunim për shpërndarjen e kurbaneve edhe me Gjysmëhënën e Kuqe Turke.

"Edhe këtë vit jemi këtu (në Shkodër) për të realizuar këtë projekt që është shumë i rëndësishëm", tha Seferaj.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë rreth 7.500 pako të kurbanit për familjet në nevojë në disa qytete të Shqipërisë.

Në shenjë solidariteti me familjet në nevojë në Shqipëri organizatat dhe institucionet e ndryshme nga Turqia në bashkëpunim me organizatat shqiptare çdo vit organizojnë shpërndarjen e pakove të kurbanit, duke forcuar edhe lidhjet mes dy popujve shqiptar e turk.

***

-”Kurbani, Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë”

Sakrifica, përkushtimi dhe solidariteti është mesazhi që buron gjatë festës së Kurban Bajramit.

Fondacioni “ALSAR” në ndjekje të traditës së tij, 13-vjeçare dhe në përmbushje të programit të tij për zhvillimin e veprimtarive humanitare në kontekstin e promovimit të vlerave të solidaritetit human dhe përkujdesjes ndaj shtresave shoqërore në nevojë, zhvilloi gjatë datave 11-13 gusht 2019 projektin “Kurbani, Solidaritet shoqëror ndaj njerëzve në nevojë” .
Ndër treguesit kryesorë të zbatimit të projektit të Kurbanit për vitin 2019 përmendim se përfituan ndihma në pako mishi, 7.200 familje të varfra të shtresave shoqërore më në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike nga autoritetet e pushtetit lokal, me një shtrirje gjeografike në 8 njësi administrative të Shqipërisë, si dhe në Kosovë.
Zhvillimi i këtij projekti është realizuar e koordinuar në bashkëpunim të plotë me drejtuesit e autoriteteve të pushtetit lokal, referuar në marrëveshje protokollare të bashkëpunimit.
Kurorëzimi i suksesshëm i këtij projekti sipas ALSAR është mundësuar falë kontributit të çmuar dhe ndihmës bujare të ofruar nga organizatat partnere si: Organizatat “HASENE”, “WEFA” dhe “ATIB” me qendër në Gjermani, shoqata “Hayrat” me qendër në Turqi, Organizata Ndërkombëtare e Bamirësisë Islame me qendër në Kuvajt, Fondacioni “IHH” me qendër në Holandë si dhe organizata “Islamic Mission” me qendër në Britaninë e Madhe.

“Së bashku të përjetojmë ndjenjat e solidaritetit human me qëllim që të na bëjnë edhe më të bashkuar e të ndërgjegjësuar për forcimin e unitetit dhe të vëllazërisë mes njëri-tjetrit”, ishte ky mesazh drejtuar shoqërisë shqiptare nga Fondacioni ALSAR me rastin e festës së Kurban Bajramit.

***

-Bashkimi Evropian: Vendimi i tetorit i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në

Në një intervistë për rrjetin informativ, “Euronews”, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca vlerëson sërish reformat që ka ndërmarrë Shqipëria në procesin e integrimit, veçanërisht atë në drejtësi, ndërsa kërkon që të vijohet me këtë ritëm për të shpresuar në çeljen e negociatave në tetor.

Megjithatë, ai e vendos theksin te reforma zgjedhore, që thotë se është e rëndësishme që të miratohet.
”Shqipëria duhet të fokusohet në agjendën e reformave, të mos humbasë asnjë moment, të jetë gati për 15 tetorin kur ministrat e BE-së do të marrin vendimin. Raporti i majit i Komisionit Evropian tregoi se është bërë një progres kuptimplotë në fusha të caktuara, i mjaftueshëm për hapjen e negociatave. Por, procesi i reformave nuk duhet të ndalet asnjëherë, duhet të vazhdojë. Dhe ka fusha ku institucionet shqiptare në tërësi duhet të vazhdojnë punën, si lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, që është një betejë e përditshme, trafikimi i drogës po ndryshon taktikë në Shqipëri dhe ka nevojë që të ushtrohet trysni te bandat kriminale dhe të mos bëhet diferencë mes drogave të lehta dhe atyre të forta. Pastaj është reforma elektorale. Është e qartë se zgjedhjet e fundit në qershor treguan se sa e rëndësishme është që elektoratit shqiptar t’i jepet një ligj thellësisht tjetër për çështjet elektorale që ata të mund ta shprehin plotësisht vullnetin e tyre. Reforma në drejtësi është ndoshta ‘perla e Shqipërisë’, jashtë rajonit apo në botë. Është një moment kritik, ndaj të gjitha institucionet shqiptare duhet të vazhdojnë të fokusohen, duke marrë parasysh se Eurobarometri i fundit që u publikua nga Bashkimi Evropian vetëm pak ditë më parë, vazhdon që ta vendosë Shqipërinë me një distancë tejet të largët në krye të rajonit me 91 për qind të popullsisë që dëshiron të bashkohet me Unionin”,- tha Soreca në intervistën për “Euronews”.

***

-Ndërkombëtarët: Marrëveshjet politike në Shqipëri duhen të zgjidhen nga politika e brendshme 

Zyra e OSBE-së në Vjenë ka deklaruar se Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare, Roberto Montella ka një plan për të vizituar kryeqytetin shqiptarë, Tiranën Zyrtare por formati i vizitës do të varet nga vullneti politik në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijojnë të kenë qëndrime të kundërta për kushtet e tryezës së dialogut.

Lideri i opozitës pranon të ulet me Edi Ramën, vetëm kur ky i fundit të dorëhiqet nga posti i kryeministrit. Por deri tani kreu i qeverisë ka mohuar çdo mundësi për largimin e tij nga ekzekutivi. Prej 7 muajsh PD bashkë me aleatët ka braktisur parlamentin dhe pas votimeve të 30 qershorit ka humbur edhe drejtimin e bashkive të djathta, ndërsa nga ana tjetër, PS ka zgjeruar pushtetin e saj me 61 bashki të fituara.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që marrëveshjet politike duhet të zgjidhen nga politika e brendshme, por duke mos parë asnjë progres, mesa duket ata kanë nisur të shqetësohen për përshkallëzimin e situatës.

Përveç se kriza politike mund të ndikojë edhe në vendimin e shteteve të BE për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë, kjo mund të ketë ndikim edhe në marrjen e drejtimit të OSBE-së në 2020.

***

-Në Berat përfundon restaurimi i tre objekteve të kultit

Restaurimi i objekteve të kultit në Berat po vijon me ritme të shpejta dhe gjatë këtyre ditëve.

Në tre xhamitë e qytetit restaurimi i tyre me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) është drejt përfundimit, ku në Teqen e Helvetive ka përfunduar restaurimi i çatisë, sikurse ka përfunduar edhe ndërhyrja në çatinë e xhamisë së Beqareve, gjithashtu është drejt përfundimit edhe çatia në xhaminë Mbret.

Ndërhyrja në këto xhami është bërë nga specialistët e DRKK Berat, është bërë në mënyrë të imtësishme duke ruajtur teknikën origjinale, pra duke ruajtur vlerën e tyre historike.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Berat, Eugen Kallfani shprehet për këto punime se: “...Pas përfundimit të restaurimit të çatisë së Teqesë së Helvetive, përfundon edhe ndërhyrja në çatinë e xhamisë së Beqarëve dhe është drejt përfundimit edhe çatia në xhaminë Mbret. Kujdes i veçantë në ruajtjen e materialit të vjetër, atje ku është e mundur trarët dhe elementët drusorë të çatisë janë ruajtur, tjegullat janë hequr me kujdes, janë seleksionuar, larë dhe pastruar pa ja dëmtuar patinën origjinale e plot sharm që dekadat i kanë falur”.

Restaurimi i këtyre objekteve kulti është një vlerë e shtuar gjithashtu dhe për turizmin shqiptar, pasi këto vende tashmë janë kthyer në destionacione mjaft të pëlqyera nga turistët e huaj që pëlqejnë turizmin religjioz si dhe gjithashtu tregojnë vlerën e madhe shqiptare siç është toleranca fetare.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme