Krahu i Operacioneve Speciale ajrore të ShBA-së bëri stërvitje në Shqipëri

Për rreth një javë, nga data 29 korrik deri më 5 gusht, njësia operative e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, kreu veprime dhe fluturime stërvitore në hapësirën ajrore shqiptare.

ABD Özel Harekât Kanadı_Arnavutluk_2.jpg
ABD Özel Harekât Kanadı_Arnavutluk_3_Leyla Moses-Ones.jpg
ABD Özel Harekât Kanadı_Arnavutluk_6.jpeg
Arnavutluk birliği_Arganistan2.jpeg
Arnavutluk birliği_bayan_Arganistan.jpg
NATO_ülke bayrakları.jpg

Për rreth një javë, nga data 29 korrik deri më 5 gusht, njësia operative e Komandës së Operacioneve Speciale të Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, kreu veprime dhe fluturime stërvitore në hapësirën ajrore shqiptare.

 

Tre avionë “MC-130J Commando II” dhe ekuipazhet e tyre kryen fluturime stërvitore në mbështetje të operacioneve speciale në Evropë. Avionët dhe trupat amerikanë u dislokuan në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ku u vizituan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e ShBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, zëvendëskomandanti i Forcës Ajrore kolonel Editson Zarka dhe atasheu ushtarak amerikan kapiten i Rangut të Dytë James Hilton.

Ministrja Xhaçka u njoh me qëllimin e stërvitjes si dhe me misionin dhe detyrat e Krahut të 352-të të Operacioneve Speciale, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar. E shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones, ministrja Xhaçka u ngjit në bordin e një prej avionëve të tipit “MC-130J Commando II” ku u njoh me kapacitetet dhe aftësitë e këtij mjeti fluturues dhe ekuipazhit të tij.

Ministrja Xhaçka e vlerësoi praninë e avionëve transportues të përmasave të tilla të ushtrisë amerikane si një dëshmi e vëmendjes gjithnjë e më të shtuar, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë, e konkretizuar si në drejtim të trajnimit të efektivëve ashtu edhe përmes pajisjeve me mjete si Humvee apo helikopterët Black Hawk, që pritet të hyjnë së shpejti në përdorim të Forcës Ajrore të Shqipërisë.

Përdorimi i hapësirës ajrore shqiptare dhe bazave shqiptare nga njësia për mbështetjen e operacioneve speciale amerikane është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes Shqipërisë dhe SHBA në fushën e Mbrojtjes. Aktualisht pilotët dhe teknikët shqiptarë janë duke u trajnuar nga kolegët e tyre të Gardës Kombëtare të New Jersey për helikopterët “Black Hawk”.

Krahu i 352-të të Operacioneve Speciale shërben si pikë qendrore për të gjitha aktivitetet e operacioneve speciale të Forcës Ajrore të SHBA në të gjithë Europën. Kjo njësi është e përgatitur të kryejë një shumëllojshmëri misionesh me përparësi të lartë e shikueshmëri të ulët, që mbështesin forcat speciale të SHBA dhe aleatëve në kohë paqeje, në stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet luftarake.

Nga ana tjetër, trupat shqiptare të Forcave të Armatosura, pjesë e kontigjentit të pestë në Herat, Afganistan janë dekoruar me medaljen e NATO-s.

Medalja ka ardhur si rezultat i shërbimit të shquar “Ressolute Support Mission”.

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur krenarinë për këtë vlerësim të marrë.

Krenare për gjithë trupat shqiptarë të kontingjentit të V në Herat të cilët u dekoruan me medaljen e NATO-s për shërbimin e shquar në Resolute Support Mission”, thekson Xhaçka.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme