TIKA vazhdon të mbështesë bujqësinë në Kosovë

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit u ndau 20 fermerëve makineri bujqësore.

tika-dan kosova tarımına destek 1.jpg
tika-dan kosova tarımına destek 2.jpg
tika-dan kosova tarımına destek 3.jpg
tika-dan kosova tarımına destek 5.jpg
tika-dan kosova tarımına destek 6.jpg

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në bashkëpunim me Komunën e Ferizajit u ndau 20 fermerëve makineri bujqësore, në kuadër të projektit "Stimulimi i Fermerëve me Mekanizëm Bujqësor dhe Përkrahja e Bujqësisë Bashkëkohore".

Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë koordinatori i TIKA-s në Prishtinë Hasan Burak Ceran, kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu si dhe fermerët e këtij rajoni.

Ceran, në fjalimin e tij në këtë ceremoni, shprehu kënaqësi që janë duke mbështetur Ferizajin lidhur me këtë çështje.

Ai rikujtoi se kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi me komunën e Ferizajt në këtë fushë.

"Sot fermerëve tanë jemi duke u dorëzuar 20 pajisje traktor dore, si dhe makinë për prashitje dhe kositjen e kullotës. Mendojmë se këto pajisje do të kontribuojnë në ekonominë të cilin e mundësojnë në Ferizaj me rreth 16 dynymë serrë dhe rreth 20 hektarë tokë ta ngrenë në nivele prej 250 mijë eurosh", u shpreh Ceran.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Aliu, nga ana e tij, shprehu kënaqësinë që si komunë janë duke zhvilluar për herë të parë bashkëpunim me TIKA-n.

"Kemi masa dhe plane konkrete dhe të vazhdueshme për mbështetje ndaj fermerëve dhe bujqve tanë. Faleminderit zotëri Burak, faleminderit të gjithëve që keni siguruar këtë mbështetje për fermerët tanë që është shumë e rëndësishme", tha Aliu, duke shtuar se janë të vendosur në mbështetjen e fermerëve. (Anadolu Agency-AA)



Lajme të ngjashme