Aktivizohen kamerat ‘live’ në pikat kufitare në Mal të Zi

Pika e përbashkët kufitare që lidh Malin e Zi me Shqipërinë më e frekuentuara nga të gjitha pikat e tjera në Mal të Zi, policitë e të dy vendeve kanë shtuar kontrollet.

Arnavutluk_Karadağ sınır kapısı.jpg
Kadri Veseli_Karadağ Arnavutlarla_1.jpg
Kadri Veseli_Karadağ Vuthaj_3.jpg
Kadri Veseli_Karadağ_Vuthaj_Arnavutlarla_.jpg
Karadağ Tuz Belediye binası.jpg
Karadağ_turizm_2019.jpg

Sukubinë–Muriqan, pika më e frekuentuar kufitare gjatë sezonit veror në Mal të Zi

Sezoni turistik është në vlugun e tij dhe nga dita në ditë shënon rritje numri i mysafirëve. Këtë verë Organizata Turistike me ndihmën e organeve republikane ka shtuar kontrollin turistik dhe numri i mysafirëve të regjistruar është çdo ditë më i madh. Sipas të dhënave nga terreni Ulqini radhitet si qyteti i dytë pas Budvës për nga numri i turistëve të regjistruar. Kufiri më i frekuentuar është ai Sukubinë – Muriqan. Gjatë muajit korrik këtë pikë kufitare e kanë kaluar 460 mijë udhëtarë, që është 5 % më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo pikë e përbashkët kufitare ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë është hapur për kalimet vjetore për 500 mijë udhëtarë ndërkaq çdo vit numri i kalimeve shkon në 2 milion. Ky frekuentim i dendur ka bërë që edhe kontrollet policore të dy shteteve të shtohen edhe më shumë. Merret vesh se shërbimet e policisë kufitare të drejtorisë rajonale për kufirin dhe migracionin Shkodër në pikën kufitare Muriqan në zbatim të masave shtesë për rritjen e kontrollit me qëllim parandalimin dhe goditjen e pa ligjshmërisë që mund të zhvillohet në pikat e kalimit si pasojë e fluksit të madh gjatë sezonit turistik veror, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm të automjeteve. Ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi ka aktivizuar në pikat kufitare kamerat nëpërmjet të cilave vozitësve  të cilët kanë qasje në internet u mundësohet të përcjellin situatën e vendkalimeve kufitare në kohën reale. Deri sa tani jemi në sezonin e verës dhe fluksi i mërgimtarëve rritet, qytetarët mund t’i shohin familjarët e tyre teksa sa kalojnë nëpër pikat kufitare thonë nga ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi. Të gjithë ata që udhëtojnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Debeli Brijeg, Draçenovac, Dobrakovo,Vraqenoviq si dhe Hani i Hotit, Sukobinë, përmes kamerave online mund ta përcjellin nëse ka kolona në kufirin përkatës dhe me këtë rast do të kenë mundësi që të planifikojnë udhëtimin më mirë. 

Cilësi e mirë e ujit të detit në plazhe

Rezultatet e analizës të cilësisë së ujit të detit në 100 plazhe publike në Mal të Zi kanë treguar se në 95% të plazheve cilësia e ujit të detit është e klasit të parë, kurse në 5% të plazheve e klasit të dytë. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit për biologjinë e detit, Mirko Gjuroviq. Ai ka theksuar se është i kënaqur me rezultatin e cilësisë së ujit në plazhet e Malit të Zi. Analizat, siç ka theksuar, bëhen në plazhet nga Ulqini deri në Herceg Novi, çdo 15 ditë.

Krye parlamentari i Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2019” 

Me prezencën e një numri të madh të pjesëmarrësve nga të gjitha viset shqiptare, ndër ta edhe shumë zyrtarë të lartë nga jeta shoqëroro politike e shqiptarëve nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në Vuthaj-Guci, u mbajt tubimi tashmë tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare 2019”.Në këtë aktivitet i pranishëm ishte edhe kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli i cili duke iu drejtuar të pranishmëve tha se  Kosova ka shumë borxhe ndaj kësaj treve, dhe një ndër borxhet më të mëdha që ka është ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë. Prandaj ai premtoi se atë borxh kanë për ta larë shumë shpejt duke përshpejtuar punimet, në mënyrë që ato male që na ndajnë të çahen sa më parë me një tunel, që do të na lidh si asnjëherë më parë. Veseli ka thënë po ashtu se shteti i Kosovës, për shqiptarët nga Mali i Zi,  është shteti edhe i tyre, por kërkoi në mënyrë të veçantë nga Diaspora, e cila vjen nga këto treva që të kthehen të jetojnë në Plavë-Guci dhe në Mal të Zi dhe të investojnë, pasi që sipas tij kjo është perla e shqiptarëve dhe se Alpet më të bukura të shqiptarëve janë pikërisht në Plavë-Guci. Po ashtu, gjatë vizitës në Plavë e Guci, Veseli, dorëzoi koleksion librash për shtëpinë e kulturës së sapondërtuar në Vuthaj si donacion nga Kuvendi i Kosovës. “Kjo është një ndihmesë simbolike për këtë trevë qe përballë stuhive të historisë, ia ka dalë ta mbrojë me nder identitetin kombëtar dhe traditën tonë. Edhe pse të ndarë prej malesh të larta, lidhja me Kosovën ka qenë dhe do mbetet shumë e fortë”, ka thënë krye parlamentari i Kosovës Kadri Veseli. Përndryshe ky është viti i 22 që mbahet Tubimi tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”, si manifestimi i vetëm i këtij lloji i cili ka për qëllim ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Plavë-Guci.

Dita e Komunës së Tuzit do të jetë 1 shtatori

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar propozimin e Kuvendit Komunal të Tuzit që 1 Shtatori të festohet si dita e kësaj komune. Për këtë në Kuvendin Komunal më herët kishin votuar këshilltarët e koalicionit qeverisës, kurse të Partisë Demokratike të Socialistëve kanë abstenuar. 1 Shtatori është dita kur Tuzi fitoi zyrtarisht të drejtën si komunë e pavarur, pas vitit 1954 kur kjo e drejtë iu hoq nga pushteti i atëhershëm. Ndërkohë një ndër idetë kryesore për funksionalizimin e mirëfilltë të Komunës së Tuzit, është edhe institucionalizimi i marrëdhënieve me diasporën. Duke ditur rolin e rëndësishëm të mërgatës, shumë shpejt Komuna e Tuzit do të hap zyrën për bashkëpunim me diasporë.

Qëllimi i hapjes së kësaj zyre është bashkëpunimi sa më i mirë dhe i kontakteve sa më të shpeshta si dhe implementimin në projekte që kanë për qëllim përfshirjen  e diasporës në jetën socio-ekonomike. Në një njoftim për opinionin thuhet se Komuna e Tuzit, është dyer hapur për të gjithë qytetarët, për të gjitha nevojat dhe interesat e tyre. Në veçanti, për mërgimtarët që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Sidomos, në këtë periudhë të vitit kur në trevën e Malësisë qëndron një numër i konsideruar i mërgimtarëve nga këto treva, pasi ata, pikërisht në këtë kohë vizitojnë vendlindjen, të afërmit dhe të njohurit e tyre.

Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe dhuron pajisje shtëpiake për 30 familje ulqinake 

Në prag të festes së Kurban Bajramit, Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi në përmjet komisionit Bereqeti të Meshihatit të  Bashkësisë Islame – Ulqin, bëri shpërndarjen e disa pajisjeve shtëpiake për 30 familje në nevojë në komunë e Ulqinit. Të pranishmëve në këtë aktivitet iu drejtua ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdulsalam Hareb Obaid Al Romaithi, i cili tha se ky është rast i mirë që edhe një herë të vërtetojmë përkushtimin tonë dhe të dërgojmë mesazhin e miqësisë për popullin dhe qeverinë e  Malit të Zi.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme