Miçotaqis kërkon një fillim të guximshëm në marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Miçotaqis (Kyriakos Mitsotakis) në deklaratën që bëri gjatë vizitës së tij të parë jashtë shtetit në Qipron e jugut tha se “synon të gjejë rrugët për një fillim të ri të guximshëm në marrëdhëniet turko-greke”.

Miçotaqis kërkon një fillim të guximshëm në marrëdhëniet me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Qiriakos Miçotaqis (Kyriakos Mitsotakis) nuk e prishi traditën, vizitën e parë jashtë shtetit ai e realizoi në Qipron e jugut, ku u takua me liderin grekoqipriot, Nikos Anastasiades.

Pas kontakteve të ndryshme që realizoi në Ishull në kuadër të kësaj vizite pune dyditore Miçotaqis iu përgjigj interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën edhe për marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Turqisë.

“Qëllimi im është të gjej rrugët për një fillim të ri të guximshëm në marrëdhëniet turko-greke. Vetëm se hapat duhen realizuar shkallë-shkallë. Ka nevojë për kohë dhe besim”, u tha Miçotaqis gazetarëve.

 


Lajme të ngjashme