Dorëhiqet Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, gjë të cilën e ka bërë të ditur vet ai në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Dorëhiqet Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, gjë të cilën e ka bërë të ditur vet ai në një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë së Kosovës

Dorëheqjen, tha Haradinaj, po e jep për shkak se është i ftuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale në Hagë, si i dyshuar. 

“Sapo e informova qeverinë dhe pastaj do t’i informojë edhe institucionet tjera, partnerët politikë. Kam dhënë dorëheqje të parevokueshme prej funksionit të kryetarit të qeverisë. Pra, nga ky moment jemi në dorëheqje si qeveri. Arsyeja është se jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale. Javën tjetër do të kem paraqitje dhe kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë atje, por si një qytetar. Si kryetar i qeverisë në dorëheqje, për ta ruajtur nderin, edhe të qeverisë edhe të shtetit, kam menduar se është e drejtë ta marrë këtë vendim”, tha Haradinaj. 

Haradinaj tha se me këtë dorëheqje qeveria e tij “i kryen detyrat e veta deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të reja”.

“Tani përgjegjësia kalon tek presidenti, që ai t’i bëjë konsultat dhe të caktojë datën e zgjedhjeve me parti politike në afate kohore kushtetuese”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se do të garojë prapë në zgjedhjet e ardhshme me arsyetimin se nuk po akuzohet, por se është vetëm i dyshuar në këtë ftesë të Gjykatës Speciale. 

“Nuk është vendim i lehtë, jo vetëm për mua, por për të gjithë në qeveri”, tha Haradinaj.

Ndërkaq Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas dorëheqjes së kryeministrit të vendit të tij, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të veprojë bazuar në kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, Presidenti Thaçi ka shprehur keqardhje për ftesën e Haradinajt në Gjykatën Speciale si ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe të ish-shefit të Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapit, si të dyshuar në kohën e shërbimit në forcat e armatosura të UÇK-së.

“Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkohë për dorëheqjen e Haradinajt kanë reaguar edhe partitë opozitare në Kosovë. Isa Mustafa, kreu i partisë më të madhe opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se partia e tij në vazhdimësi ka kërkuar që kjo qeveri të japë dorëheqje, por jo “për shkak të ftesës nga Dhomat Speciale të Gjykatës së Hagës”.

Më tej, Mustafa ka shprehur besim se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër dhe se “pafajësia e Haradinajt do të provohet edhe kësaj radhe”.

Kreu i Vetëvendosjes opozitare, Albin Kurti, e ka cilësuar dorëheqjen e Haradinajt “të vonuar me arsye të gabuar”, duke përmendur më tej disa arsye që duhej të japë dorëheqje më herët. Ai kërkoi zgjedhje të reja parlamentare të menjëhershme.

Kurti po ashtu është shprehur se partia e tij është kundër Gjykatës Speciale, duke theksuar se vendi ka nevojë për “gjykata normale kundër krimit e korrupsionit në paqe dhe jo për edhe një gjykatë speciale kundër kinse krimeve të luftës së UÇK-së”.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, qeveria aktuale do të administrojë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat siç parashikohet në kushtetutën e vendit brenda 10 ditëve duhet të shpallen nga presidenti Thaçi dhe duhet të mbahen më së voni 45 ditë pas shpalljes. (AA) 

Haradinaj dy herë është gjykuar në Gjykatën e Hagës dhe në të dyja rastet është



Lajme të ngjashme