Nesër do të varrosen edhe 86 viktima të tjera boshnjake të masakruara nga serbët

Nesër do të varrosen edhe 86 viktima të tjera të masakruara gjatë luftës së Bosnjës në mënyrë të pamëshirshme nga serbët në qytetin verior të Bosnjë-Hercegovinës, Prijedor dhe rrethinat e tij.

Nesër do të varrosen edhe 86 viktima të tjera boshnjake të masakruara nga serbët

Nesër do të varrosen edhe 86 viktima të tjera të masakruara gjatë luftës së Bosnjës në mënyrë të pamëshirshme nga serbët në qytetin verior të Bosnjë-Hercegovinës, Prijedor dhe rrethinat e tij.  

Xhenazet, që do të dërgohen në Prijedor, pas ceremonisë së sotme në qendër të qytetit Sanski Most, më pas do të varrosen në fshatrat përkatëse.

Ndër 86 viktimat që do të varrosen nesër, më të rinjtë janë 19-vjeçarët Samir Gariboviç, Emin Gjonlagiç dhe Suad Klajiç ndërsa më i moshuari është 61-vjeçari në kohën kur u vra, Beshir Besiç.  

Në mars të vitit 1992, kur sapo filloi lufta e Bosnjës, Simo Drijaça me origjinë serbe, që u soll në krye të Organizatës Shtetërore të Sigurisë në ish-Jugosllavi, armatosi një mijë e 775 serbë në 13 posta policore në Prijedor.   

Njësitë serbe, natën e 29 prillit, morën kontrollin e qytetit Prijedor, që në atë periudhë ishte me shumicë boshnjake. Njësitë serbe, të cilat zotëronin armë të rënda, më 23 maj 1992 sulmuan fshatrat përreth. Në masakrën e serbëve humbën jetën 3.176 civilë, 102 prej të cilëve ishin fëmijë.

Serbët, nëpërmjet njoftimeve me radiot lokale më 31 maj 1992 dhanë direktivën që “ata që nuk ishin serbë të varnin në dritaret e shtëpive të tyre çarçafë të bardhë dhe ata që dilnin në rrugë të lidhnin kordele të kuqe në krahë”.  

Civilët joserbë, të cilët ishin të detyruar të plotësonin direktivat, u përcaktuan me këtë mënyrë. Ata që u përcaktuan u dërguan në kampet e robërve ku u përballën me masakra, tortura dhe përdhunime.  

Rreth 30 mijë civilë, banorë të Prijedorit u dërguan në kampet e grumbullimit të asaj kohe në Omarska, Keraterm, Kozarac, Trnopolje dhe Manjaca. Kurse dhjetëra mijëra të tjerë u syrgjynosën nga tokat e veta.  



Lajme të ngjashme