Pritje në anijen ushtarake turke të ankoruar në Durrës

Anija “TCG Bayraktar” (L-402) ka mbërritur mëngjesin e 16 korrikut në Durrës dhe do të qëndrojë në qytetin bregdetar deri më datë 18 korrik.

TCG Bayraktar_Arnavutluk ziyareti_resepsyon2.jpg
TCG Bayraktar_Arnavutluk ziyareti_resepsyon1.jpg
TCG Bayraktar_Arnavutluk ziyareti_1.jpg
TCG Bayraktar_Arnavutluk ziyareti_2.jpg
TCG Bayraktar_Arnavutluk ziyareti_3.jpg

Në anijen ushtarake turke, “TCG Bayraktar” (L-402), një anije zbarkuese amfibe që mbërriti të martën në Shqipëri, është organizuar një pritje zyrtare me pjesëmarrjen e personaliteteve të ndryshme.

Në pritjen e organizuar në Durrës ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë Murat Ahmet Yörük, zëvendësshefja e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral Brigade Manushaqe Shehu, atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, Kolonel Şakir Cumhur Somer, ushtarakë shqiptarë dhe turq dhe pjesëtarë të ekuipazhit.

Pjesë ceremonisë së pritjes ishte edhe Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila performoi për të pranishmit.

Gjatë ditës së mërkurë anija pritet të vizitohet nga qytetarë dhe zyrtarë të ndryshëm të institucioneve qendrore dhe lokale, si nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të Bashkisë së Durrësit dhe Prefekturës së Durrësit.

Ekuipazhi i anijesTCG Bayraktar” (L-402), e cila ka një gjatësi rreth 139 metra, është rreth 400 persona përfshirë edhe studentë të Akademisë Detare Turke nga disa vende, mes tyre edhe një shqiptar.

Përveç rritjes së bashkëpunimit mes dy vendeve një nga qëllimet e ardhjes së anijes është që t'u jepet mundësia studentëve të marinës të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes vizitave në port në lidhje me lundrimin, manovrimin taktik dhe shuarjen e zjarreve.

Në 18 korrik anija turke do të largohet nga porti i Durrësit për të vazhduar lundrimin e saj drejt Italisë.

Në kuadër të zhvillimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ushtarak midis Turqisë dhe Shqipërisë vitet e fundit Portin e Durrësit e kanë vizituar disa nëndetëse (TCG Sakarya, TCG Preveze dhe TCG GÜR S-357) dhe fregata turke TCG Oruçreis (F-245). (Anadolu Agency-AA)

 


Lajme të ngjashme